
Lexoni edhe:
Ja ku fillon padrejtësia e madhe, që bën diferencimin brenda deputetëve
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Sipas këndit tim, jo vetëm partia në pushtet, por edhe partitë e tjera e kanë frikën se mund të zvogëlohen dhe të humbin elektorat nga kjo pamoralësi politike që po bëjnë deputetët e Parlamentit të Kosovës me moskonstituimin e Parlamentit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës. Si nuk po mund të merren vesh partitë tona shqiptare në Republikën e Kosovës për të formuar institucionet e reja?
Ja ku fillon padrejtësia e madhe, që bën diferencimin brenda deputetëveLexoni edhe:
-Nuk bëhet politika me rrahagjoksi dhe inate. Nuk duhet që liderët partiakë dhe partitë politike të qëndrojnë katër vjet në fushatë elektorale. Ata duhet ta dinë se çdo gjë ka kufi. Edhe durimi i popullit shqiptar, që dha çdo gjë për shtetin e Kosovës, ka kufi. Dhe nëse ky durim humbet, atëherë mos të ankohen liderët partiakë për atë që është duke ndodhur në Republikën e Kosovës.
Me këtë dua të them se, nëse dëshironi të jeni pjesë e politikës, veproni politikisht. Nëse nuk jeni të zotë për të vepruar politikisht, kaloni në jetën private dhe lëshoni rrugën atdhetarëve shqiptarë, të cilët në rend të parë e kanë shtetin dhe kombin, dhe më pas vijnë interesat e tjera. Aftësia politike e një politikani vërehet vetëm atëherë kur ai është i aftë që, në rastet e krizave politike, të gjejë zgjidhje. Nëse nuk mund të gjejë zgjidhje, politikanët nuk duhet të shndërrohen në pengesë dhe të bllokojnë rrugën. Ata duhet të lëshojnë rrugë të tjerëve që mund të gjejnë zgjidhje.
Një gjë ju them politikanëve shqiptarë në Republikën e Kosovës: Edhe për ju historia do të shkruajë gjërat pozitive dhe ato negative që keni bërë. Dhe nëse negativja mund të mposht pozitivën, atëherë ju nuk do të hyni më me faqe të bardhë në historinë shqiptare, por me faqe të zezë. E ju e dini shumë mirë se sa e sa politikanë shqiptarë kanë hyrë në histori me faqe të zezë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".