
Lexoni edhe:
Fati i Kosovës është i njëjtë me aleancat perëndimore
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Kosova, derisa nuk njihet zyrtarisht nga Serbia, gjithmonë është e rrezikuar, si nga ana e një sulmi të ri serb i ndikuar nga përkrahja dhe politika ruse, po ashtu edhe nga ndarja. Kam përshtypjen se këtij rreziku është duke i paraprirë edhe veprimi amatoresk i partive tona politike shqiptare, të cilat nuk janë të vetëdijshme për rrezikun që është duke iu kanosur Kosovës.
Fati i Kosovës është i njëjtë me aleancat perëndimoreLexoni edhe:
-Në këtë rikonfigurim të ri ndërkombëtar, ku tani bota ka filluar të ndahet në blloqe të mëdha politike në njërën anë Amerika, Izraeli, shtetet e Bashkimit Evropian, dhe në anën tjetër Rusia, Irani, Turqia dhe Serbia politikanët tanë duhet jo vetëm të bëhen bashkë në këto rrethana të reja politike ndërkombëtare, por edhe të afrohen sa më shumë me miqtë tanë, të cilët e bënë Kosovën shtet.
Pa marrëdhënie me Amerikën, Gjermaninë, Izraelin, Britaninë e Madhe, Austrinë dhe Italinë, shteti i Kosovës nuk mund të ekzistojë.
Nëse fillon një rikonfigurim i kufijve ndërkombëtarë, atëherë politikanët tanë duhet të përgatisin një Memorandum të përbashkët politik, ku Kosova, gjysma e Maqedonisë, gjysma e Malit të Zi dhe Presheva bashkë me Bujanovc e Medvegjë duhet t’i bashkëngjiten Shqipërisë.
Nëse fillohet me bisedime për çështjet e kufijve, politikanët tanë duhet që t’ia dorëzojnë Donald Trump-it këtë dokument, ku duhet të kërkohet që këto vende t’i bashkëngjiten Shqipërisë.
Madje, ata si burim historik mund ta përmendin edhe periudhën kohore të viteve 1941–1944, ku të gjitha këto vende kanë qenë pjesë e Shqipërisë.
Si duket, politikanët e Republikës së Kosovës kanë harruar se për çka janë zgjedhur!?
Po afrohen rreth 40 tentime për konstituim dhe ende nuk po shihet tymi i bardhë në Parlamentin e Kosovës deri më tash, 36 herë ka dalë tym i zi.
Në këto momente që po kalon bota, duhet ta kemi parasysh faktin se miqtë tanë nuk mund të na rrinë gatitu dhe të reagojnë në çdo moment.
Ne duhet të jemi syhapur dhe të punojmë për vetveten, dhe të mos presim që gjërat të na vijnë të gatshme.
Luftërat e mëdha që po ndodhin në botë, kur shtrohen në tryezën e bisedimeve, mund të ndodhë që shtetet e vogla të jenë më të rrezikuara, si shkak i ndonjë marrëveshjeje të shteteve të mëdha.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".