Paralajmëron analisti: Kosova nuk duhet të hyj në bisedime me Serbinë pa ndërmjetësimin e Evropës dhe Amerikës

Paralajmëron analisti: Kosova nuk duhet të hyj në bisedime me Serbinë pa ndërmjetësimin e Evropës dhe Amerikës
Paralajmëron analisti: Kosova nuk duhet të hyj në bisedime me Serbinë pa ndërmjetësimin e Evropës dhe Amerikës

Nue Oroshi

  • 27 June 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Përkundër vonesave e mosefikasitetit të bisedimeve mosmbajtjes se premtimeve, takimeve dhe vizitave shterpe që janë bërë në Bruksel asnjëherë Kosova nuk duhet as që të mendoj e lëre më të veproj që të hyj në bisedime me Serbinë pa ndërmjetësimin e Evropës dhe Amerikës. Sikur ne shqiptarët të ishim marrë vesh me serbët nuk do të kishim luftuar me ata që nga viti 1912 e këndej.

 

-Një marrëveshje me serbët e kanë bërë edhe komunistët Fadil Hoxha dhe Ali Shukriu gjatë viteve 1944-1945 dhe kjo marrëveshje ja vrau Republikës se Kosovës 47.300 shqiptarë si dhe e bëri riokupimin e Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare të cilat ranë komplet nën pushtimin serb deri në vitin 1999.Pra, e bëri një luftë civile mbrenda shqiptare ku që nga 28 Nëntori 1944 e deri në Korrik të vitit 1945 Kosova u dogj, shqiptarët u vranë, u masakruan dhe u krye një gjenocid i paparë.Shqiptari atdhetarë e nacionalist u vra dhe u masakrua nga komunistet serb dhe shqiptarë.Ky ishte fryt i kësaj marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe që u ndihmua edhe nga komunistët e Shqipërisë.

Nuk mund të bisedosh direkt më një shtet i cili nuk të ka shikuar dhe nuk të shikon edhe tash si popull fqinj por mundohet çdoherë në të gjitha periudhat historike që të dëmtoj, që të shpërngulet që të vras dhe të kryej gjenocid të paparë.Kështu që politikanët tanë duhet ti harrojnë bisedimet direkte me Serbinë.Unë do të kisha propozuar diçka tjetër në këtë drejtim.Mbylljen e kufirit me Serbinë dhe ndalimin e maredhenieve tregtare, ndalimin e shitblerjeve te ndryshme si dhe ndalimin me ligj te përdorimit të produkteve serbe në Republikën e Kosovës, deri sa Serbia ta njoh shtet Republikën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".