
Lexoni edhe:
Fakti se Agon Zejnullahu është keqtrajtuar deri në vdekje, dhe policët e akuzuar janë në paraburgim, dëshmon se ka shkelje të ligjit
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Edhe marrja e pushtetit, edhe mbajtja e pushtetit me shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës, normalisht është e kundërligjshme. Nuk po shoh diçka të ndërmarrë nga ish-opozita për të marrë pushtetin kundërligjshëm. Ish-pozita, vazhdimisht për muaj me radhë, ka pretendime se mosvotimi nga ish-opozita është shkelje e Kushtetutës. Këto pretendime do të vërtetoheshin nga Gjykata Kushtetuese, mirëpo ish-pozita nuk ka kërkuar asnjëherë interpretim.
-Kur jemi te detyrimet ligjore dhe kushtetuese, në gjendjen e tanishme është e nevojshme të bëhen të ditura për qytetarët disa të drejta dhe detyrime.
Roli, detyrat dhe përgjegjësitë e Presidencës nga shumëkush shihen si ceremoniale. Në shumicën e kohës shihet kështu, mirëpo duhet pasur parasysh detyrën dhe përgjegjësinë e Presidencës që të sigurojë funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Tani për tani kemi Kuvendin e Kosovës plotësisht jofunksional, kemi qeveri pjesërisht funksionale dhe kemi shumë agjensione shtetërore pjesërisht funksionale, paralelisht me qeverinë. Presidenca ka të drejta, por edhe përgjegjësi që të marrë veprimet që i konsideron të nevojshme për të siguruar funksionimin. Presidenca nuk ka kurrfarë përshkrimi, a përkufizimi, a kufizimi në marrjen e veprimeve. Është përgjegjëse për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe merr çdo veprim që e gjykon të nevojshëm për të siguruar funksionimin.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".