SHQIPTARIA NË LUFTË PËR MBIJETESË KOMBËTARE ME FAJIN E VET DHE TË HUAJVE 1912-1914

SHQIPTARIA NË LUFTË PËR MBIJETESË KOMBËTARE  ME FAJIN E VET DHE TË HUAJVE 1912-1914
SHQIPTARIA NË LUFTË PËR MBIJETESË KOMBËTARE  ME FAJIN E VET DHE TË HUAJVE 1912-1914

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 15 July 2025 - 12:14

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

Seicila luftë që është zhvilluar në historinë njerëzore ka provuar të jetë më mizore se ajo para saj.Dhe ky trend po metastazon edhe sot. Prandaj, njeriu ka dëshmuar se është një shtazë e pakulturuar.

1. Pozita kombëtare dhe fetare e shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale më 1912-1914

Lufta Ballkanike shënon tragjedinë më të madhe në historinë më të re kombëtare shqiptare. Lidhur me këtë, e tërë strategjia politike e Alenacës Ballkanike lidhur me qëndrimin ndaj shqiptarëve mund të përmblidhet me faktin se deri më 17 tetor 1912, në tregun e Prishtinës, me një lire ari qytetari kishte mundësi për t` i blerë tetëdhjetë e dy (82) fesa. Pas pesumbdhejtë ditësh, më 7 nëntor 1912 në tregjet e Vialjetit Kosovës një (1) fes kushtonte 82 lira ari. Ky fenomen kur të “përkthehet” shqip, do të thot se ushtritë e Kryqzatës Ballkanike kend e gjenete në rrugë me FES nuk e likuidonin. Ndërsa kend e gjenin me PLIS, ai ose masakrohej me kacaturrën e armës, për t` i kursyer pkumbat, ose vritej nëse ishte duke u arratisë.

Jo vetëm çka u tha më lartë, por të gjithë shqiptarët në viset e okupuara që ishin dëshmuar si luftetarë të denjë për liri dhe pavarësi të trojeve shqiptare, pushteti riokupator, së par i kishte IZOLKUAR në Kalanë e Kalemegdanit në Beograd dhe pastaj do të fillojë masakrat mbi popullin e pambrojtur dhe të paorganizuar për mbrojtje me luftë. E themi këtë sepse Bozhidar Janku nga Perpellaci do t` u dërgojë shqiptarëve një Proklamatë: “Tona fiseve në Shipni or vlazni”, në emër të mbretit. Duke u njoftuar me përmbjatjën e Proklamatës, shqiptarët menduan se e ksihin armikun e përbashkët, por shumë shpejtë armiku i ri si okupator doli më i egër se sa ai i vjetri, që ishte larguar jo vetëm me fuqinë e armës sllave, por edhe me organizimin dhe ndihmën e shumë mercenarëve evropian, që ishin të involvuar në luftë shumë më tepër për çështje fetare, se sa që po çlrirohej dikush. Pra, Lufta Ballkanike ishte një kryqzatë e llojit modern, e maskuar pas interesave koloniale të shteteve ballkanike, gjithnjë për të grabitë troje shqiptare.

Në realitet, egersia e okupatorit ri u vrejtë kur u arrestuan në Shkup dhe rrethinë këta burra shqiptar: Nexhip bej Draga, Hasan Prishtina, Haxhi Seidi, Idriz Efendia, Shaban Pasha, Xhemail Bej Agushi, Rushit bej Gazi Ogllu, Ibrahim bej Kokola, Xhemail Bej Kumbara, Jashar PSHA, Monsin Bej, Muharrem Efendia, Hurshid Beu, Idriz Seferi, Kasim Seferi. Me izloimin e këtyre personaliteteve shqiptare, pushteti okupator serbian synonte që mbi gjysmën e troejve shqiptare (Vilajetin e Kosovës, Vilajetin e Manstirit) së pari të mbesin pa drejtues ideor, politik dhe ushtrak, dhe pastaj populli duhej të shpërngulej kah din dhe si mundet, si i pambrojtur. Pra qëllimi i Mbretërisë serbe që të okupohet Kosova dhe Lugina e Vardarit dhe Drinit ishte që të organizohet një TOPLICË e DYTË.1. (1.shiqo: Prvi Balkannski Rat, Beograd 1969, pjesa; Objava rata; Proklamata nga Perpellaci në Arkivin e Koosvës, e fotokopjuar; AVIIB. P. 4. Arrestimi i parisë politike shqiptare më 6 nëntor 1912; Programi për deportimin e shqiptarëve në Anadolli, sikurse ngjau në Toplicë më 1877).

Posa e kishte arritur qëllimin që Ushtria Turke të largohet nga Vilajeti i Kosovës dhe Lugina e Vardarit deri në Selanik, pushteti okupaor serbian i kishte fiulluar aksionet e para që ta destabilizoi popullsinë përmes barabrive të çdo lloji. Si pasojë e një qëndrimi të tillë kolonial, pushteti do të fillojë të jetë sa më brutal, krejtë për të pasur si pasojë DEMORALIZIMIN e popullsië. Kjo faze psikologjike mund të ndahet nga faza e bombardimve të fshatrave dhe kvarteve të qyteteve, ashtu si kishte vepruar pushteti Serbian më 1877, e që pati për pasojë SPASTRIMIN total të një treve që populli autokton shqiptar e quante SHIPMI E MOÇME. Pra, okupatori me program do të punojë që të ndodhë EKZODI, tani jo në pjesën tjetër të Vilajetitit Kosovës, sepse ishte okupuar i tëri, por synohej që shqiptarët të largohën sa më thellë në Anadolli dhe kështu mos të kanë mundësi, për t` u kthyer kurrë. Kësaj tragjedie i kanë ndihmuar edhe disa tradhtarë shqiptar. Është fjala për Esat Pashë Toptanin, i cili që nga viti 1909 në lokalitetin POREQ i merrte nga 650 dukatë serbian, gjithnjë në emër të bashkpunimit. E vërteta, pas Kryengritjeve të mëdha shqiptare më 1910 dhe 1912, kur Ismail Qemal VLORA erdhi në krye të Qeverisë shqiptare, aktiviteti informative dhe kontrainformativ serb, u intensifikua në të gjitha rrafshet. Madje, ai aktivitet, në shumë raste është drejtuar nga ekspertët evropian, sepse ishte në plan që Ballkani (pra edhe Evropa) të pastrohet nga popullsia islame. E kur t` i shtohet këtij realiteti, se politikën serbomadhe për ta RRXUAR NGA FRONI Ismail Qemalin, do ta përkrahin edhe shumë mbeturinat e xhonturqëve, sidomos nga radhët e shqiptarëve turkofil dhe batakgji, atëherë puna e pushtetit kolonal Serbian do të lehtësohet në shumë aspekte, për t` u biundur se shembulli i Sanxhakut Nishit (dimër 1877/78) mund ta zbatojë edhe në viset e okupuara gjatë dimirit 1912/1913. Ky rreshtim i fallangës kryqzatë antishqiptare do të tregohet edhe më shumë i realizueshëm, kur t` i shtohet faktit të dhunës serbe, tradhtisë xhonturqëve, qëndrimi i Fuqive të Mëdha në konferencën e Londrës më 1912/13.2.

Edhe më gjithë anshëm, plaga shqiptare do të përkeqsohet kur mbeturinat xhonturke do të lidhin një aleancë SEKRETE me Esat Pashën. Pas kësaj lidhje, pushteti i Serbisë (Nikolla Pashiqit) do të themelojë një Komision për AGJITACION nga radhët e shqiptarëve, se ata do të konvertohën në Osmanëli, nëse në Stamboll fiton lobi musliman duke u forcuar në fronin e babe dovletit. 3.

Derisa në planmin e islmizimit të personaliteteve, ishte treguar investim me vlerë për ta kthyer historinë prapa, në Beograd gjatë dhejtorit 1912 ishte konstatuar se ishte arritur shumë më tepër me luftë dhe me propogandë se sa që ishte planifikuar. Ky veprim ishte organizuar në shumë sfera, sa që tipi si Esat Toptani në fillim të vitit 1913 kishte majftueshëm për të humbur edhe e drejta më e pastër siç është lufta e drejtë shqiptare për pavarësi. Kështu do të konkludohet në Vjenë për realitetin shqiptar. Pra, programi mbi: “Qëndrimin e shqiptarëve në viset e okupuara”, do të lind nga nevoja e jo nga pervoja dhe syniumet kombëtare. Madje ky program, po i shtonte gjasat se spastrimi të shtrohet si mundësi reale, pa luftë, por për pasojë e ka se është i bojatisur me fanatizëm fetar. E vërteta, në progarmin Serbian për “Pastrimin e Kosovës nga aranutët”, ishin të parapara edhe këto shtylla ndihmëse: thika, pushka, topi,diegja fshtarave dhe kuarteve të qyteteve, planifilkohej se do të japin rezultatin simbolik që “shtrati lumit aranut” të vizatohet. Me këto mënyra, ishte theksuar në mbledhjen e Qeverisë në Beograd, Kosova do të kthehej nga tragjedia e vitit 1389, në fitore të dyfishtë më 1912. 4.

Derisa nepër qendrat DIPLOMATIKE Serbia po arrinte për ta bërë tërë politikën evropiane për veti, duke e bërë të pamundur jetën e shqiptarëve në trevat e veta stërgjyshore, paralel me këtë pushteti kishte përgatitë reparte ushtrake për t` i sulmuar shqiptarët kinse janë duke u rreshtuar për ndonjë kryengritje të re, si e kishin zakon. Nëse ishte kështu, atëherë lejimin që ndaj shqiptarëve të përdoren të gjitha metodat e dhunës ushtrake, ajo dhunë rrezulton se ishte lejuar dhe nxitur nga: Britania, Franca, Itlia, Austro Hungaria dhe Rusia sodomos. E vërteta, në dokumente Wjena dhe Peterburgu kishin ndarë mendim se dhuna për të prodhuar shpërngulje duhej të ishte selektive. Nuk preferohej të përdoret ndaj shqiptaërve katolik në Kosovë dhe shqiptarëve ortodoks në Vilajetine Manstirit.5.

Qeveria e Vlorës në anën tjetër, edhe pse ishte shpallë Qeveri e të gjitha TROJEVE shqiptare (në katër vilajetet), ajo nuk arrijti për të krijuar mundësi qoftë edhe diplomatike që ta fokusojë interesin kombëtare në pozicion që të mbrohet nga Fallanga sllavo greke, në ofenzivë politike, ushtarake dhe diplomatike. Lidhur me këtë, me shpalljën e Pavarësisë së shtetit Shqiptar (28 XI 1912 në Vlorë), shqiptarët që mbetën të okupuar nga ushtritë serbe, malazeze dhe greke, të paktën u mbeti një SHPRESË se do të ketë gjithëmonë dikush për ta plasuar Çështjën shqiptare në Evropë, për çka ishte formuar KONCEPTI, se çfardo lufte që ndërmirret pa ta pranuar GJASHTË Fuqitë Evropiane realitetin, “gjaku do derdhej kot”(!). Këtë shpresë të paktën Isamil Qeali e shfaqi dhe në një mënyrë e garantoi sepse pa vonuar në fund të marsit 1913 do t` ia fillojë punës për ta ndërmarrë një rrugë historike nepër qendrat e vëndosjës nepër Evropë. Rritja e shprsës shqiptare, ishte edhe fakti se Isamil Qemali e mori në rrugën e dytë diplomatike Isa BOLETININ dhe Luigj GURAKUQIN, që në emër të Qeverisë Vlorës ta prezantojnë çështjën shqiptare nepër Evropë. Madje edhe nëse Konferenca e Londrës të kishte vulosur ndryshe të paktën mbahej shpresa që ta rishqyrtojë edhe një here raelitetin që ishte krijuar. Në lidhje me këtë, çdo këresë e Ismail Qemalit nepër Evropë u ndëgjua, por asgjë nuk u pranua. Me fjalë tjera, okupimi i trojeve shqiptare, jo që pranohej si realitet në heshtje, por ishte cilsuar se nuk ka kthim prapa me asnjë faktor të ri që preznatohet. Madje tragjedia shqiptare, do të kulaifikohet deri në atë shkallë në Francë dhe Itali, që Shqipëria Perendimore duhet të ekzistojë, por Shqipëria Verilindore (Shqipëria Kontinetale si e quante Serbia në korrespodencën diplomatike viset e okupuara), e kishte vetëm një mundësi,që populli “Arnaut” musliman të largohet në Anadoll, ku kishte vise të shkreta, të papopulluara.6.

Në viset e okupuara shqiptare çdo gjë që ishte e simbolikës kombëtare si shkolla, adetet dhe kërkesat për adminstratë shqipe, u shpallën të ndaluara. Në dokumenete vetëm BRETHOLLDI si burrshteti ishte treguar se i kuptonte orekset ortodokse, por nuk mund të largohej nga obligimi që kishte ndaj katolikëve nga viti 1791 e këndej”. Pra, Ausatro Hungaria do të inkorporohet në çështjën shqiptare në aspketin SPEKULATIV, gjithnjë në funksion të xhandarit mbi çështjën KATOLIKE në trevën e Dukagjinit e sidomos në Vialjetin e Shkodrës.Pra, në bazë të dokuemneteve sekrete, Bretholdi më tepër e komplikoi çështjën e Konvertimit të popullsisë shqiptare (muslimane dhe katolike) në zonën e okupimit të Malit Zi, tragjedi ajo që mbeti me pasoja shumë të theksuara, sepse në zonën serbiane nuk praktikohej konvertimi por shpërngulja, për faktin se Serbia kishte hapsirë diplomatike që POPULLZIMIN e Kosovës me sllavë planifikonte që ta plotsojë brenda një dekade. Kurse, Mali i Zi me që nuk kishte popullsi për kolonizim do të provojë përmes Kishës autoqefale malazeze, popullsinë shqiptare ta konvertojë në ORTODOKSI e në proces ta sllavizojë plotësisht brenda një dekade. 7.

2.Isamil Qmali niset për Evropë për ta prezantuar çështjën si tërsi

Mehmet Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga nuk kryen punë sa kërkohej në Londër në dhjetor 1912. Ky delegacion jo vetëm që nuk kishte asnjë përfaqsues nga Vilajeti i Kosovës, por atje nuk shkoi as Sotir Kolea që duhej për të prezantuar Çështjën e Çamërisë. Kështu, nisja e Ismail Qemalit për Evropë, për shkak të bllokimit që poi a bënte Greqia Qeverisë Vlorës, edhe pse u mundua të ndodhë në dhjetor 1912, u prollongua sepse Bretholldi kishte qëndrim që Isamil Qemali është më mire të qëndrojë në Shqipëri, se sa ta marrë rrugën për të shkuar në Londër, e ku po vulosej fat ii ricoptimit të tokave shqiptare. Duke vrejtur këtë intrigë Qeveria e Përkohëshme shqiptare, bëri një kthesë vendimtare duke mbajtur mbledhje më 23 dhejtor 1912, ku do të ndrrojë mendim se nuk ka mundësi ta rrënoi BLLOKADËN detare , por duhet angazhauar personalitete të njohura shqiptare që gjindeshin jashtë bllokimit, krejtë me detyrë që ta përfaqsojnë çështjën shqiptare në Konferencën e Londrës. Në përfaqsimin e çështjës shqiptare në Londër do të caktohet RASIH DINO ( i biri i Abedin Pashë Dinos që kishte qenë Minister i Punëve të jashtëme të Portës më 1880). Ky orinetim u tregua edhe më racional sepse Rasih Dino gjindej në Paris. E vërteta, Rasih Dino ishte treguar patriot i vërtetë sepse kishte hapur shumë shkolla shqipe në ÇAMËRI. Lihur me këtë, në delegacionin shqiptar për ta prezantuar çështjën shqiptare në Londër ishte caktuar edhe Mehmet KONICA, që në ato rrethana gjindej në Vjenë. Ky patriot shqiptar, ishte i njohur se një kohë të gjatë ishte marrë me diplomaci politike dhe kishte mundësi që shumë lehtë të trasferohet në Londër. E vërteta, kur Mehmet Konica u autorizua të përfaqsojë çështjën shqiptare në Konferencën e Londrës, ai ishte në Korfuz, ujdhesë kjo që ishte jashtë bllokadës greke. Në Londër Qeveria e Vlorës e autorizoi për të marrë pjesë edhe Filip Noga që gjindej në Vjenë. E vërteta Filipi në Vjenë do të bëjë çdo gjë që Çështja e Kosovës të internacionalizohet. Në Londër do të caktohet të shkojë edhe Sotir Kolea, që ishte cilsuar si patriot për t` i prezentuar kolonitë shqiptare të MERGATËS e që ndodhej në Egjipt. Në fakt, dersa po debatohej për përfaqsim të çështjës shqiptre, Sotir Kolea do të trasferohet në Brindizi të Italisë. Kështu deri sa pushteti okupator serbo malazez po bënte mizori mbi shqiptarët e Vilajetit Kosovës, Vilajetit Manstirit dhe Greku mbi popullsisnë e Vialjetiti janinës, kurse malazezi mbi Vilajetin e Shkodrës dhe në një pjesë të Kosovës, në fund të dhejtorit 1912 dhe fillim të janarit 1913 në Londër do të gjindën: Rasih Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noga. Pra që në këtë realitet të preznatimit u pa se përfaqsimi i populsisë shqiptare të Vilejetit Kosovës dhe v. Manastirit ishte mjegulluar deri në esktrem. 8

Sipas dokuemneteve të kohës Shqipëria Vlonjane u fut në problemet diplomatike në Londër pa asnjë vonesë. Konformë këtij ekipi ishte kërkuar ndihmë sidomos prej Ballpalcit Wjenës, para se Delegacioni të niset për në Londër.Por përkundër dorëzimit të një MEMORANDUMI më 2 janar 1913 me kërkesa gjithshqiptare, Wjena mbeti vetëm si vrojtuese që ballonin shqiptar, nëse nuk prek koha, mund të shpërthej në çdo çast, sepse Franca, Rusia dhe Anglia (Antanta) komplet ishte kundër çështjës shqiptare. Pra për ta kuptuar realitetin se si Fuqitë evrpiane i mbatin muskujt në çështhjen shqiptare, se më 2 janar 1912 në të njejtën ditë kur dorëzohet MEMORANDUMI në Londër, dorëzohet edhe në Wjenë. Pra Wjena ishte në dieni për kërkesat shqiptare para se të mësonte Londra. 9.

E vërteta, në saje të informatave që i kishte Wjena për çështjën shqiptare më 25 janar 1913 konferencës Londrës do t` i paraqitën nga Filip Noga dhe Mehmet Konica një Memorandum shtesë që spjegonte në detale se deri ku shtrihën viset shqiptare e ku Vialjeti i Kosovës dhe V. Manstirit dëshmohet se kujt duhet për t` i takuar nëse Londra pelqëron drejtë. Në realitet qarqet e pushtetit nga poshtë lartë në Wjenë, nuk mund të mohohet se ishin për një Shqipëri në të katër vilajetietet. Por kur çështja shqitare arrinte në majet e pushtetit në Wjenë (nga lartë poshtë) problemi shqitar prezantohej krejtë ndryshe. E vërteta, Brethold kishte qenë në konflikt disa here me babain e Rasih Dinos, prandaj do t` i përshperitë kryediplomatit francez në vesh se:” Mjaftë Shqipëria ka fituar me një autonomi të kontroluar nga Stambolli. Nëse i japim hapsirë energjie më tepër, do të kemi ferkime të paparashikueshme sidomos ne austriakët në Bosnje e Hercegovinë, e pesha do të shpërthej në Sanxahk. Lidhur me këtë dihej se Parisi, Londra dhe Peterburgu ishin në të njetin bllok (Antantë) dhe përshpëritja në “vesh” do të zgjërohet dhe çështja shqiptare do ta merr epilogun e vet më 15 shkurt 1913. Prandaj e pakënaçur se nuk do të mundet për ta zgjëruar mëtej Planin Naçertnia, Serbia me sugjerimet farnceze do të koncentrohet për të vepruar në tri rrafshe: Shpërngulje massive të shqiptarëve të rreligjionit musliman nga trojet e veta. Shpërngulja sidomos do të merr përmasa katstrofale në Vilajetine Manstirit dhe Vilajetin e Kosovës. Shpërnguljës nuk do t` i shpëtoi edhe popullsia shqiptare e Vilajetit janinës. Në këto rrethana Esat Pasha kishte ngritur kokë dhe ia kishte filluar punës me instruksione të Beogradit e të lidhura me disa agjentura xhonturke në Paris, të puojë për shkatrrimin fizik dhe politik të Ismail Qenalit. Në kuadër të kësaj politike diplomacia e Beogradit e përkrahur nga ajo ruse kishte shfaqur hapur aspiratë që të i sigurohet një dalje ne detin e hapur dhe si e tillë kapitali i saj “nuk mund të qëndronte në një zorrë çorre. Prandaj Shën Gjini ishte përcaktuar si një alterantivë serbe e Durrësit, për çka Esad Pasha i ishte mirënjohës Beogradit, që nuk po “aspironte në çiflliqet e tij”. Mu për këtë çështje Esad Pasha do të tregohet dorëlirë në Çështjën e Shkodrës. Filip Noga dhe Mehmet Konica në anën tjetër me kohë do ta vrejnë komplotin e Esad Pashës, por atëbotë kur këta lëshuan informatë shtesë për Çështjën shqiptare më 25 prill 1913, Isamil Qemali nuk ishte në Vlorë. Megjithë këtë, informata për komplotin Esad Pasha do të gjindet në kokën e babit të shtetit shqiptar, por kush ta pranojë në Londër ankesën. Në bazë të dokumenteve të Forein Ofisit më në fund Ismail Qemalin me ekip (Isa Boletinin dhe Luigj Gurakuqin) do t` i pranoi nëpiunësja që quhej NAIMAN. Pas takimit, Naiman do ta përpiloi një informatë që do të rezultojë se në dieni të kërkesave shqiptare ishin vu edhe qarqet serbe, por edhe ato vieneze si “një lloj patroni i shqiptarisë katolike”. E vërteta, rezultati i kërkesave të shqiptarëve do të mbetët që edhe për afro një shekull të zhvillohet luftë e hapur për identitet shtetëror. 10.

Në rrethana kur diplomacia serbe dhe ajo greke po i ferkonin nduartë, se diplomacia minore shqiptare po psonte debakël pas debakli, Beogradi dhe Athina do të palnifikojnë SPASTRIMIN e toakve shqiptare duke i shpërngulur në Turqi dhe duke propoganduar se të shpërngulurit po shkojnë atje ku islami është rreligjion shtetëror, sepse janë mishëriuar me te dhe një kërkesë e till duhet stimulohet. Pse jo kur ishte në kulmin e luftës politika kryqzatë evrpiane, dhe më së lehti për ta realizuar qëllimin ishte IDENTIFIKIMI I shqiptarëve musliman me turkun që duhej të shporrej nga Evropa.

4.Kongresi shqiptar i Trieshtës 4 mars 1913

Thikë pas shpine çështjës shqiptare, do t` i shkaktojë përçarja që shpërtheu në Trieshtë më 4 mars 1913. Edhe Kongresi i Krujës i tubuar për ta zgjidhur çështjën shqiptare në të njejtin vit, do të mbarojë me fiasko sepse në esence, ndasinë e shkaktoi pozicioni rreligjioz i delegacioneve. Në anën tjtër, thikë pas shpine ishte edhe kundër Isamil Qemalit që e kishin kurdisë me leje bllanko: Serbia, Malit Zi dhe Greqia. Këto shtete e shihnin përçarjën e Tireshtës edhe si shansë që të sillën mizorisht dhe ta realizojnë aspiratën e tyre koloniale, duke e larguar një pjesë të shqiptarëve në Anadolli. Ky orinetim do të marrë hov sidomos pas një kurdisje që e kishte shkaktuar një grup officerësh serb dhe evropian nga Shkupi, duke përhapur këtë lajm: “Kush don me shkue SHEHIT, duhet me i marrë rob e fëmi dhe të shkojë në Turqi te Padishahu, sese ai është BETUAR në Aja Sofi se Bajramin e madh do ta fali në Kalemegadan të Beogradit, së pari në prani të 100 000 nizamëve. Ata nizamë do t` i kthejnë topat me xhyle helmuese kah Wjena”. Shumë shqiptarë do t` i besojë kësaj propogande marionetë. E besimi shumë shpejtë do të kthehet në prrallë, sa që çlirimin shqitarë të Kosovës, do ta mbajnë mallë edhe për një shekull.

Edhe më konkretisht, disa personalitete që kishin marrë pjesë në Kongresin e Trieshtës, do të propozojnë që Duka de Monpensier (si pretendent i fronit shqiptar, që ishte shkaktar që Ismail Qemali ta shpërthej bllokadën dhe të gjindet në disa kryeqytete të Evropës. Në bazë të dokumneteve vieneze me të gjitha mundësitë do të kërkohet që Duka de Monpansie të mos shkoi në Vlorë. Edhe San Gjuliano do të punojë për disa muaj në anën tjtër që Duka mos të ketë mundësi të shkoi në Vlorë. Po Duka për ta gjetur derën për të hyrë në “Trojë”, në jahtën e tij do të vejë Flmaurin Anglez dhe kështu do ta shpërthej bllokadën për të dalur Ismail Qemali me ekipë në Evropë. E vërteta, Dukës i ishte lëshuar një kërcnim se nga Brindizi se po bartëte armë, por ai udhtoi së pari për Korfuz e pastaj drejtë Vlorës, duke u kuptuar se nuk bartë kurrfar armatimi. Këtë lëvizje Duka e kishte bërë më 27-28 mars 1913. Me të arriutur në Limanin e Vlorës, Duka e vëndosë Flamurin shqiptar dhe Isamil Qemali do ta pranoi miqësisht. Lidhur me këtë dokumentet serbiane sqarojnë se familja Nexhip Draga ishte ajo që në Kongresin e Trieshtës më së shumti kishte punuar që t` i afrojnë shqiptarët kundërshtarë sepse e vlente të ndihmohet çështja kombëtare shqiptare. Në ralitet, zbulojnë dokumnetet serbe se Duka jo vetëm që ndihmoi në shpartallimin e rrethimit grek të Limanit të Vlorës, por e kishte ndihmuar Ismail Qemalin me para. Në këto rrethna më 30 mars 1913 Isamil Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini me Jahtën e Dukës do të nisën për Brindizi. Në lidhje me këtë duhet theksuar se nga limani deri te Jahta Babain e shtetit shqiptar me tërë ekipin i kishte trasportuar një patriot Vlonjan, i cili nga gëzimi po derdhëte lot se më në fund edhe shqiptarët po i bashkohën Evropës dhe populli po del në “selamet”. Sipas Qamil Luzhës, Ismail Qemali do t` i drejtohet vlonjanit se: burri qanë nga gëzimi por kurrë nga hidherimi dhe le të qanë sepse Shqiptaria po del në Evropë, për t` u gjetur më 1 prill 1913 në San Gjuliano dhe për të shkuar drejtë Romës. Po atë ditë, kur nga Tivari do të nisen anijet e para Evropiane që po bartnin shqiptarë në Anadoll, po atë ditë filloi tragjedia e re shqiptare. E vërteta në takimin e parë në Romë me disa zyrtarë të lartë, Ismail Qemali do të kuptojë, si diplomat i rryer që ishte, se Evropa i kishte ende veshët e shurdhër për çështjën shqiptare. 11.

Në realitet, Ismail Qemali më 30 mars 1913 u kishte shkruar të gjitha prefekturave të Shqipërisë Etnike se është i detyruara të dali nepër Evropë për të kërkuar ndihmë dhe përkrahje politike. Në atë paraqitje Ismail Qemali do të shkuarj: “ Për arsye se disa çështje të Atdheut kanë mbetur varur, më duhet të shkojë përkohësisht nepër Evropë dhe atje t` i mbrojë të drejtat tona kombëtare. Atje do të qëndroi disa ditë. Sante në darkë nisëm. Në këto rrethna Qeveria e vendit i mbeti Këshillit Ministror, hirësisë tij Vehbi Efendiut. Ju porosisë që t` i zabtoni mirë e me kohë urdhërat e Këshillit dhe komunikimet që do të ju bëhen nga ana e gjithë shokëve të mi.Të përpiqemi më shumë nga çdo herë tjetër për ta ruajtur qetësinë”. E vërteta, për kundër këtyre udhëzimeve të urta dhe largparëse në siperfaqe do të dalin bajraktarizamt dhe shpifejt e çdo lloji. Dhe, nëse studiohet me kujdes lënda e kohës, qartë rrezulton se moskrijimi i forces ushtarake ishte faj i brendshëm e jo ndërkombëtar. Në fakt shumë beglerë dhe agallarë që kishin kapital nuk pranuan të sakrifikojnë dhe të lidhën me popullin që ishte i gatëshëm të japi ushtarë për “mbretërinë kombëtare, e jo të merr familjën e të shkojë në Turqi për të luftuar për Padishahun me prralla dhe propogandë të armiqëve”. E vërteta, duke hulumtuar dokumente të kohës gjenë shqiptarë që punojnë për: serbin, grekun, Italianin e halldupin, e jo për bashkimin e katër vilajeteve në një, ashtu si kishin provuar rilindasit ta bindënin Sulltanin më 1869, kërkesë kjo që u shua shumë më shpejtë si kerkesë se sa që lindi si ide. Në fakt dokumnetet kur të hulumtohen, spiunët dhe tradhtarët shqiptarë i gjenë sikur kur dikush të futë patate për të pjekur në hirin e nxehtë me prush përmbi. Çdo hulumtim i ngjan një krahaismi të tillë dhe proosia prej tyre mbetet: i ruani gishtat mos po digjen nëse veproni si ata dhe këta të okupatorëve që viset shqiptare të shprazën, e të cilin e gjen nepër hirin e nxehtë edhe “patate” (spiunë) seicili më “yrrnek” se shoqi.

Në rrethnat e ofenzivës serbe dhe greke kundër Shqiperisë etnike, Stambolli në anën tjtër me të gjitha mjetet nxirrte informata se “shqiptarët nuk kanë asnjë aftësi për të oragniuzuar pushtet civil dhe frocë ushtrake dhe rreshtim politik, sepse tarafet e bajrakjtarëve çdo politikë që bashkon kombin ia presin kokën para se ideja e rreshtimit me lind. Në propogandën atishqiptare po shquhej sidomos përfaqisia diplomatike serbe në Paris me këtë porosi: “Shqiptarët nuk kanë afinitet të krijojnë ushtri të komanduar nga një qendër. Ata nuk kanë afinitet të luftojnë mbi një javë. E kjo ndodhë sepse nuk kanë fare parti politike që janë tolerante ndaj veprimit të tjetrës. E vërteta, te shqiptarët Bajrakjtari është rreligjion, ligj, officer dhe sinonim i pushtetit pa shtet. Shqiptarët me këto vese që nuk janë zakone kanë mbetë të zymtë dhe oriental, prandaj do ta kanë shumë të vështirë ndarjen nga praktika e bashibuzukëve dhe lakejëve të Sulltanit. E vërteta, idea për autonimi dhe idea për bashkim kombëtar, që do të thot krijim të një shteti shqiptar, ku bukës i thuhet bukë dhe ujit ujë zyrtarisht, idea e shtetit kombëtar është shumë me tepër si çështje akademike se sa praktinkë shtetrore që e krijon ligji dhe i bindën atij. Pra shqiptari, kishte nxierr konkluza në Beograd, Sofje, Atinë dhe Cetinë, duket të preznatohet nepër Evropë si anarkist, dhe në këtë rrafsh sigurisht do ta kemi edhe qëndrimin pro nga Stambolli. Pra Ismail Qemali gjatë prillit 1913, do të përkujdeset që çështja shqiptare mos të mbetet vetëm e koaguluar rreth Vilajetit Shkodrës, sepse Kosovën dhe Manstirin e kishte rezervuar Evropa për Serbinë, kurse Janinën për Greqinë. Në pazar mbetej Shkodra ku aspironin Cetina dhe Beogradi, por që Wjena me asnjë çmim nuk do të pajtohet. Në këtë drejtim, dokumnetet turke aty kah fundi i shtatorit 1912 kishin zbuluar se Stambolli duhet të nxitojë për t` i pranuar në një autonomi shqiptarët të katër Vilajeteve shqiptare, sepse ishte rreziku që për asnjë çështje më mos të vëndosë Stambolli.12. I tërë ky arsenal intrigash tregon në anën tjetër se ishin mbushur viset shqiptare me agjentë të çdo shkolle për interesa te të huajëve.

5.Turqia do ta kuptojë se me shqiptarë është dashur të bisedohet ndryshe, por ishte vonë

Të gjitha dokuemnetet osmane shpalosin se bisedimet gjatë gushtit 1912 në Prishtinë, Ferizaj dhe Shkup, të drejtuara nga Hasan Prishtina dhe Ibrahim Pasha (turk) Shqipëria e pavarur në Stamboll ishte çështje e kryer, por përfaqsuesit e Padishahut Ibrahim PASHA ende tërë çështjen shqiptare po e rrahëte me pyka të vjetra, ku erozioni i kohës nuk u diktohej atyre pykatve por ishte e sigurtë se ishin pyka të demoduara. E vërteta, tokat shqiptare, serbi, greku e malazezi gjatë tetorit 1912 i kishin shpallë si toka të “çliruara”, prandaj çdo tarsformim i pushtetit okupator, duhej të kuptohej se nuk trasformohet pa një force respektive shqiptare, e ajo mungonte kudo dhe në çdo pllëmbë të tokës arbërore. Prandaj, çështja e shpërnguljës do t` u servohet ushtrive okupatore si shansë e shkullit që trevat e reja t` i përvetësojnë, sepse edhe me shumë shkrime “bindëse”, që ishin përhapë nepër Evropë e mabin “vulën” se: “kemi të bëjmë me një të drejtë serbo-malazez dhe greko bulgare që i ka rrënjët në mesjetë”. Pradaj çdo dhunë kundër popullsië autoktone shqiptare po mbulohej me një porpogandë tregimesh letrare që ushtria me forcën e saj, ua kishte bërë ngjyrën e reales së mundëshme. Mbi të gjitha serbët do të krekosën se: “Kryqzatat në Mesjetë dështuan. Por kryzata e drejtuar prej Serbisë fitoi”. Ky konstatim lansohej për dy arsye: Së pari provohej për t` u dëshmuar se Serbia në Ballkan është violin e pare; së dyti pushteti i Nikolla Pashiqit dhe Kishës serbe provonte për t` u dëshmuar se kjo shkollë i ka rrënjët në Rrevolucionin francez nga viti 1789. Për ta shpartalluar atë realitet të mundëshme, Ismail Qemali do ta lëvizë derën prej veprimtari diplomatik, duke i vizituar:Romën, Vjenën dhe Londrën. Pra, provoi për t` i pajtuar Antantën dhe Boshtin, në një çashtje nga e cila nuk mund të nxirrej asnjë pajtim.

Bisedat shqiptaro-turke (Hasan Prishtina-Ibrahim Pasha), nga Prishtina, Ferizaji e deri në Shkup, në qendrat e shteteve që e kontaktonin çështjen shqiptare, do të kuptohen se: “është momneti vendimtar që për ta larguar për gjithëmonë osmanlinë nga Ballkani, prandaj duhet sakrifikuar diçka që është shumë e dhimshme por që në Ballkan dhe Evropë do të “sigurohet paqa”. Pra nuk do të thot kot Edurad GREI në Londër i cili kishte fare pak informata për Ballkanin e gati asnjë informatë për shqiptarinë: “E sakrifikaum shqiptarinë dhe e siguruam paqën në Ballkan dhe Evropë”!. E realiteti ishte se benzini po hudhej në plagë po nga ata që i riokupuan viset shqiptare, por flaka e atij “benzini” do t` i dalë ngadal, një vit më vonë, kur filloi Lufta e Parë Botërore (28 Korik 1914), një muaj pas atentatit terroist në Sarajevë (28 VI 1914). E vërteta, Londra kurrë nuk do ta kuptojë se “Dora e zezë” e kishte vrarë kryedinastin Serbian më 1903. Prandaj, ishte shtruar pyetja në Beograd: Pse mos ta vrasim prijësin e Wjenës dhe të zgjërohemi sikurse në Kosovë dhe Manastir, e të realizojmë projeksionin e “Naçertanisë”.

Në rrethanat e reja, Turqia nuk e kishte asnjë ndikim për t` i ndihmuar Shqipërisë, edhe po të kishte mundësi. Dhe ndodhëte ai realitet, sepse në bisedimet Prishtinë, Ferizaj –Shkup, ishte treguar sikur ngjarjet të ndodhnin në shekujt XVII dhe XVIII-të. Pra rrugën e Isamil Qemalit dhe bashkëpuntorëve të tij prej Milanos drejtë Vjenës (10 IV 1913), drejtë Parisit dhe Londrës deshmonte se delagacioni shqiptar kishte një përkrahje formale nepër Evropë. Në Londër mbi të gjitha Ismail Qemalin do ta pranojnë disa ministra. Në këtë drejtim edhe delegacioni që i printe Mehmet Konica i kishin siguaruar disa zëra diplomatësh të nivelit. Madje, delegacioni kishte zhvilluar edhe disa takime me gazetarë, që ishte një dritare e re në prezantimin ne çështjës shqiptare. Në anën tjetër, në trevat shqiptare që ishin okupuar nga ushtritë e Aleancës ballkanike, pozita e shqiptarëve po vinte duke u përkeqsuar tejmase. Këtë gjendje e përkeqsonte sidomos çështja e një shpërngulje që po zhvillohej në rrethana “miserioze”. Dhe deri sa misoni diplomatik po shënonte një dalje nga “lëvozhga e vesë”, në trevat e okupuara situate ishte kthyer në rrethanë kastrofale, sepse populli po dtyrohej të shpërngulej si pasojë e dhunës shtetërore serbiane. E vërteta, shpërngula masive për çka askush nuk i thoshte kësaj dukurie stop, sepse miqësia me Serbinë ishte e nivelit industrial rreligjioz dhe e interesit finansiar që ishte lakuriquar evolutivisht me dekada.13-a).

6.Takimi i Isamil Qemalit me disa diplomatë të vendeve tjera nga Ballkani

Takimi QEMALI-DANEV (Kryetar i Qeverisë Bullgarsë), ishte cilsuar nga Bretholldi (Wjenë) më 5 prill 1913, se çështja shqiptare po shënonte një kualitet të rinjë në tërë Ballkanin. Kështu afrimi i Ismail Qemalit me Bullgarinë (gjatë qershirit 1913), dhe pastaj takimi me përfaqsuesit e Padishahut (gjatë korrikut 1913), në Vjenë do të spejgohet se vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhet çështja e Kosovës dhe Manastirit. Kështu, Wenja e çështjes së Kosovës në bisdeime si parim do të xhveshë autoritetin e Isamil Qemalit në pozicion të luhatjës së diplomacies Evropiane. Kështu, Isamil Qemali do të kritikohet nga disa qeveri të Evropës, por jo edhe nga Turqia dhe Bullgaria. E vërteta, për çdo kontakt Ismail Qemali e konsultonte Wjenën, por njëherit e informante edhe anën tjetër të forcave Evropiane. Në ralitet afrimi i Isamil Qemalit me Bullgarin dhe Turqin, do të ngjallë reagime që mardhënjet Serbi-Greqi dhe Francë-Rusi që të forcohën dhe kthehen në një miqësi që më shumë “hargjon dhe investon në amballazhë se sa në mallin dhe politikën e demoduar koloniale”. Në realitet Vjena zyrtare do ta përkrahë Ismail Qmalin për bisedimet me Danevin, si dhe bisedimet me Habushovin duke u kthyer prej Londre. Diplomacia turke në anën tjtër çdo harmoni në mes shqiptarëve dhe diplomacisë Vieneze do ta shiqojë si një luftë që konzervohet për të shënuar shqiptarët ndonjë favor nga dëmet e luftës që ishte zhvilluar në trevat e tyre. Vjena në këto rrethana do të tregohet e kujdesëshme që asgjë duke kërkaur njeriun e fronit shqiptar mos të nxitohet, sepse “Skepsa në token shqiptare nuk mundet t` i thuhet se je shqiptar dhe do të keshë të paktën një simpati nepër Evropë. Krejtë ky aversion shfaqej sepse shqiptaria është identifikaur me çështjën islame në përgjithësi në Evropë. Në këtë nye serbët dhe grekët ende pa filluar loja e kanë të njohur rrezultaitin e “lojës së pokerit shqiptar”, se do të humbin. (mendim i trasformuar në ngjyrë diplomatike nga Mati Logoreci).

7.Plaga e shpërnguljës shqiptare nuk ka sherim sepse edhe Kongresi i Krujës dështoi

Propoganda politike dhe diplomatike antishqiptare është vënë në plan të parë sepse gjuha e romakëve (Latine), –gjëmimi i topave kishte mbaruar. Tani më 1913 po gjëmon i tërë populli shqiptar, sepse i është nënshtruar një dhune të re fizike dhe mbi të gjitha zjarrit ushtrak që është heshur por nuk është shuar sepse kunderthënjet serbo- bullgare dhe shqiptaro- serbe ishin bërë buzë shpërthimit. E vërteta, plaga shqiptare do të plasohet në opinion se nuk e kishte vetëm ngjyrën se po ngacmohej me “kryp” vetëm nga fqinjët garbitqar dhe turqitë hilegji dhe “zanatli” me masakruar shqiptar, tani po trehohej me tërë “rentabiulitetin” që e preferonte Serbia dhe Rusia. Prandaj, plaga shqiptare më 1913 po peshonte mbi muskujt e përgjakur më tragjikishte se kurrë më pare, kur u hap i ashtuquajturi Kongresi i Krujës në fillim të majit 1913. Në këtë kongres politika serbiane ishte vu në korrent, prandaj do të kuptohet se ndaj shqiptarëve edhe më me pamëshirë mund të veprohet sepse nuk e kanë përkrahjen e Fuqive, dhe plus shqiptarët ndër veti janë buzë luftës qytetare, madje mbi baza rreligjioze. Asgjasimit të plotë pra nuk po i ndihmonin sikur era kur i frynë njeriut në shpinë vetëm Fuqitë e Mëdha, por në rrafsh kishin dalë edhe kunderthënjet shekullore që ishin stralluar në baza rreligjioze dhe krahinore, të cilat po i ndihmonin, në rrethana të reja Beogradi dhe Atina. Të gjitha këto konflikte po e dobsonin pozitën e Isamil Qemalit. E kur t` i shtohet edhe targjedia e EKZODIT masovik shqiptar në Anadoll, mbetët logjike se me t` u kthyer Ismail Qemali në Vlorë, në të njejtën kohë do ta ofrojë lirim të pozitës, sigurisht i shtyrë nga energjia negative e brendëshme dhe nga prepotenca agresive e jashtëme me moton se: “shteti shqiptar duhet pamundësohet”, si palnifikonin serbët dhe grekët. 15.

8.Veprimtaria e Ismail Qemalit në Milano

Popullin shqiptar gjatë gjysmës pare të vittit 1913 e kishte mbuluar padëgjueshmëria dhe ndrydhjet e ndryshme politike e shtetërore të okupatorëve. Në anën tjetër Isamil Qemaili po bënte përpiekje për ta paraqitur opininin shqiptar në Evropë si të provokuar dhe të nxitur po edhe të zhgënyer prej luftës së gjatë e pa përkrahje për pavarësi. Në këtë frymë, Ismail Qemaili, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini ishin vëndosë në Milano të Italisë në hotelin “Kavurr”. Qëllimi ishte për të vënë kontakte diplomatike dhe për të ndërmarrë ofenzivë të re kundër çdo okupimi të trevave shqiptare. Qëndrimin e Ismail Qemalit dhe Isa Bolitinit në Milano e zbulon përfaqsuesi special diplomatik i Serbisë. Në raportin e tij që është gjetur në Arkivin e MPJ të Serbisë thuhet: “ Kam udhtuar në Milano në mënyrë që me Ismail Qemalin të arrijë Marrëveshje lidhur me kufijtë dhe atë lidhje ta vejë mbi bazat e mardhënjeve të ardhshme serbo-shqiptare. Isamil Qemali, thot raportuesi Serbian, qëndroi disa ditë në Romë dhe pastaj me Isa Boletinin dhe Luigj Gurakuqin u vëndosën në Milano. Diplomati Serbian thot mëtej se derisa Serbia e kishte në plan kolonizimin (serbizimin) e Kosovës që nuk ndodhte dot pa një shpërngulje të madhje të shqiptarëve në Turqi, agjentët serbian jo vetëm për këtë çështje por edhe për të i përfituar personalitetet si Ismail Qemaili kishin venë lidhje me një shqiptar që quhej Ibrahi Fehmiu. Ky shqiptar ishte cilsuar si bashkpuntor i Esad PASHëS. Prandaj të gjitha sherbimet do t` i kishim prej tij, sepse nga Isa Boletini jo vetëm të huajtë e kishin frikën se do t` i likudojë sukur të ishin të gjithë ndo një çingj apo shalqin, që kur njeriu ngihet ka mundësi edhe ta shqelmoi, duke e hudhur për toke. 16

Ismail Qemali me dy përfaqsues dhe katër nepunës të sigurisë tyre e kishin marrë për strehin një anë të tërë të hotelit në Milano. Qëndrimi në hotel ishte shumë i shtrenjët, por ata e kishin të garantuar çdo pagesë prej personave të tyre në Itali. E ky fakt diplomacinë serbiane e trazonte, sepse Italia do të qëndrojë prapa shtetit më të ri në Ballkan i cili i rrezikonte interest strategjike në rend të pare të Serbisë, e cila aspironte dalje në detin e hapur shqiptar. Sipas raportit të diplomatit serbian, Isamil Qemali në Milano e kishte një sallë të madhe dhe aty mbante debate politike por edhe jepte intervista gazatarëve të ndryshëm.Lidhur me këtë në sallonin në fajalë Isamil Qemali dhe diplomatët serbian kishte mbajtur kontakte. Në ato kontakte, nga Isamil Qemali ishte kuptuar se çështja shqiptare është në duar të Wjenës. E vërteta, këtë parim të Wjenës Isamil Qeamli e kishte kuptuar sa ishte në Romë, prandaj kishte vëndosë që nga Vjena nepër Paris të shkoi në Londër, prej kah provonte të vejë lidhje të reja me Turqinë, sepse kryetari shqiptar ishte mjaftë sentimental ndaj Padishahut. Në realitet, ai sentiment nuk kishte ngjyrë kombëtare apo fetare, por ishte thjeshtë një simpati në të cilën ishte rritë dhe piekë si diplomat i karierës.17.

Në këto rrethana dokuemntet e kohës zbulojnë se Çështja shqiptare ishte gati në tërësi në duartë e ca piratëve shqiptarë në anën tjetër, të cilët nuk qanin kokën as për kombësi, as për shtet e as për territore. Ata në etapën post osmane mendonin se çdo orientim i çështjes shqiptare kah Evropa është një pasiguri hazarde e kohës. Së këndejmi, edhe në raportin e të deleguarit të Nikolla Pahiqit që t` i studiojë orinetimet e Ismail Qemailit në Milano, ishte konstatuar se: “Kryetari shqiptar e kishte siguruar se dëshiron të mbajë lidhje miqësore me të gjithë popujt e Ballaknit, e posaqërisht me Serbinë (!).Lidhur me këtë, spjegon diplomati Serbian, Ismail Qeamili edhe para Luftës ballkanike e kishte lutur Karl Nikollën që të ndërhyjë te Rusia, dhe ajo të marrë në mbrojtje Çështjën shqiptare dhe prej saj të krijojë antarin e pestë të Alenacës ballkanike. Diplomati Serbian, kur i kishte dëgjuar këto fjalë kishte pyetur, po pse për ato oferta asgjë nuk dihet. Kurse për lidhjet me Wjenën flitet me të madhe.Lidhur me këtë Isamil Qemaili kishte reaguar se të gjitha qeveritë ballkanike mendojnë ashtu, por lidhjet shqitaro vieneze janë të kohës më të aferme. Për këtë “mjegulli”,kishte theksuar Ismail Qemaili në gusht 1912 në MONTE RIZO kishte pyetur për lidhjet me rusët, dhe për këtë orientim më pastaj kishte një takim me princ MIRKON dhe zonjën e tij. Në atë rast, thot Isamil Qemaili, kemi patur fjalë për një PROTEKTORAT rus dhe hyrjën e Shqipërisë (në kuadër të KATËR VILAJETEVE) në Alenacën ballkanike. Atëbotë thot Ismail Qeamili i kam shkruar Letër Kral Nikollës dhe aty e kam mbarshtruar orinetimin tim, në politikë që duhet rregulluar çështja shqiptare. E Letra në fakt ka qenë e adresuar për Carin e Rusisë, por ajo letër sikur ka shkuar në adresë tjetër.Kuptohet pas këtij orientimi të Çështjës shqiptaere, si nga ana e Rusisë ashtu edhe nga ana e Alenacës Ballkanike, është tërësisht e natyrëshme që shqiptarët të rreshtohen kah Perandoria Austro Hungareze.18.

Ismail Qemaili atëbotë kishte thënë se orinetimet e Austro Hungarisë për ta marrë Çështjen shqiptare në “kompetencë” në Evropë dhe posaqërisht në Alenacën ballkanike, kanë shkaktuar paknaqësi ndaj shqiptarëve, “sepse nuk po mednojnë të bëjnë jetën e tyre pa një siguri të plotë. 19. E qëllimi strategjik i Austro Hungarez, kishte theksuar Isimail Qeamili nuk bën të PËRZIHËN me të drejtën shqiptare për sovarnitet. Konform këtij qëndrimi kur pas shpalljës së Luftës, isha sipas thirjës në Vjenë, kur edhe Grofi Bretholld më detyroi lidhur me themelimin e Qeverisë së Parë shqiptare, unë menjëherë kam bërë pyetje, sa do të ishte në gjendje Austro Hungaria për t` i siguruar kufijtë shqiptar, të cilët do t` i mjaftonin për të qenë e pavarur. Ai atëbotë me ka premtuar se Austro Hungaria do ta krijojë Shqipërinë Etnike të pavrur. Por koha tregoi se Rusia është më e fortë dhe në vend të Shqipërisë etnike është vëndosur për njëfar kufiri që e lë jashtë Shqipërisë territoret më të rendësishme etnike. E detyra ime (Ismail Qemali) në këtë rrugë është që së pari nga Milano të shkojë në Vjenë dhe prej aty për t` ua terhiek vrejtjën zotërinjëve në lidhje me premtimet. Pastaj do të hy në bisedime me ambasadën ruse në Londër, dhe atë përfaqsi ta lus që në Konferencën e Londrës t` i mbrojë intereat e Shqipërisë. Pra, në çdo aspekt duhet të dihet, kishte theksuar Ismail Qeamili, në vendet e caktuara do të dëshmojë se KUFIJTË e tanishëm shqiptar janë të paqëndrueshëm. Madje e kam marrë Isa Boletinin me veti, në mënyrë që në emër të Shqiptarëve të Vialjetit Kosovës të kërkojë që kufijtë të ndryshohën. 20.

Kuptohet, thekson diplomati Serbian se pas këtyre fajëve kam konstaurar se bisedimet e mëtejme rreth kufirit me Ismail Qeamilin për Shqipërinë, janë të panevoshme. E kjo për faktin se Qeveria e PëRKOHËSHME shqiptare, nuk e kishte ndërmend për të lëshuar pe, por kërkonte që të përmirësohet kufiri në favor të saj. Mëtej bisedimet rreth mardhënjeve tejra serbo-shqiptare kishin vajtur në drejtimin shumë të komplikuar sepse nga Kryetari ishte ndier zëri se ata kufijë herdo kur do të përmirësohen. E në këtë drejtim, Serbia mundet për të bërë mjaftë për Shqipërinë, ndërsa prej Grekëve nuk presin kurrfar korrektësie lidhur me kufijtë, sepse: “të drejtën e tyre e mbështesin në çështjën rreligjioze e jo në atë të kombësisë. E ne karshi Serbisë kërkesën tone e mbështesim në të dy parimet: kombisi dhe rreligjion të posaqëm të 94% të popullsisë Viajetit Kosovës. E kur Serbia të largohet me të drejtë nga Kosova, Vilajeti i Manastrit është i shqiptarëve vetvetiu sepse nëse në Kosovë lindi shteti shqiptar (1878-1881), atëherë në Manastir nuk lindi rastësisht Alfabeti kombëtar si elemeni i PARË i unifimimit kombëtar (1908). E në inters të Serbisë është që viset shqiptare t` i lirojë dhe kështu mardhënjet dypalshe të mbesin shembull për një Ballkan në paqe dhe liri të plotë për seicilin popull.Pra , Serbia duhet për ta marrë Çështjen shqiptare me zemër dhe atë për t` ia PREZANTUAR Rusisë, te e cila qëndron mirë sepse nëse Serbia i thot Rusisë i pranoni të drejtat e shqiptarëve, Çështja shqiptare në Londër menjëherë do të merr kahje tjetër dhe problemi shqiptar do të zgjidhet fatlumsishtë.21.

Nëtej diplomati Serbian do të shkruaj: Mu duk çesharake kërkesa e guximshme shqiptare drejtuar Qeverisë serbe në interes të Shqipërisë duke kërkuar që Serbia të zbrapset prej territoreve që me gjak e luftë i ka zaptuar. Me gjithë këtë, raportonte agjenti Serbian nga Milano (1913), me Ismail Qemailin e kam vazhduar BISEDËN në atë drejtim që ai e shejoi. I thash se do të ishte e dobishme që Ai me njerëzit e tij të vijnë në Beograd, dhe aty drejtë për drejtë të njihën për mundësinë e ndërmjetësimit të Serbisë te Rusia për çështjën shqiptare. Ismail Qemaili, thot mëtej raportuesi serb, u frigua prej këtij qëndrimi dhe propozoi dhe tregoi menjëherë se në Wjenë do të hasë në moskuptim për çka ai kishte shpresuar se Wjena do të ndërmjetësoi në bisedime me qeveritë Ballkanike për çështjën shqiptare. Pra, mbetej që Ismail Qemaili të shprehë mendimin se Austro Hungaria duhet kursyer për disa mos thënje të Ismail Qemailit se në Serbi nuk do të gjejë ndonjë qeveri e cila do të guxonte që për dashuri të grabitë teritore.E nëse Ismail Qemaili mendon se Serbia për këtë çështje duhet të angazhohet te Rusia, atëherë ajo është e pamundur, aq më pare kur Serbia nuk ka shenja njohtimi se çfarë mardhënjesh do të ishin me te pas angazhimit të Rusisë dhe çfar komenti do t` u jipte për viktimat që janë përjetuar në luftën serbe”.23.

Në një raport tjetër diplomati agjent serbian do të shprehë decidivisht se Ismail Qemaili kishte deklaruar si Kryetar i Qeverisë përkohëshme se: ”nuk ishte i autorizuar të flasi për mardhënje të tilla, por Shqipëria do të pranonte me ato kushte kur të ndrrohën kufijtë të bashkjëpunojë në lëminë ekonomike dhe politike, kuptohet nëse Serbia i lëshon ato vise ku shqiptarët jetojnë në mbi 85% të popullsisë. E vërteta, Ismail Qemaili nuk i kërkonte ato vise që kanë popullsi shqiptare nën këtë përqindje. Lidhur me këtë, shton agjenti serbian, jam përpiekur për t` ia spjeguar Kryetarit Shqiptar se do të ishte e pakuptimt që Serbia të bëjë kombinime lidhur me teritoret kontestuese. Madje i kam thënë se propozimi i tij disi do të mund të mirrej në konsideratë nëse me rastin e zgjedhjës sunduesit dhe formës qeverisjës të pyetet Serbia, kështu që populli Serbian që është sovarn do të bindej se me lëshimin e territoreve do të ishte e dobishme për Serbinë, dhe ardhmërinë e saj. Në këtë drejtim çdo zgjatje e bisedës më është dukur iluzore.24.

Ismail Qemaili pas një bisede të gjatë kishte lëshuar këtë mendim se në lidhje me QEVERITARIN dhe FORMËN e QEVERISJËS, dëshiron që Shqipëria të mbetet aposlutisht e lire dhe e pavarëme. Ndërsa është çasti të kuptohet se Serbia nuk e ka në interes që me shqiptarë të sillet armiqësisht, siq po lajmërohen zëra për sieljet e pushtetit në tokat e okupuara. Pra mos të harrohet, do të shpërthej Ismail Qemaili se në viset e okupuara jeton një popull TRIM dhe ai do të dijë që me fanatizëm për t` u dale zot trevave të veta. E në lidhje me këto probleme Isamil Qemaili kishte kërkuar ndiesë që Isa Boletini nuk ishte aty sepse pritja ediplomatit dhe të autorizuarit serb do të ndiente se çka mendon Shqiptaria e Kosovës për Serbinë. Po, i kam thënë Ismail Qemailit, vijon diplomati serb, i autoirizuar nga Nikolla Pashiqi se kam dëshirë për t` u takuar edhe me Isën të cilin e njoh dhe atij i ishte premtuar takimi të nesërmen në hotelin “Kavurr” në Milano.25.

Në mbramje pas një ndarje të shkurtër, për t` ia kther vizitën te diplomati Serbian si i deleguar special i Nikolla Pashiqit, do t` i shkojë Ismail Qemaili.Po, edhe kësaj radhe Kryetari shqiptar ishte përpiekur për ta përqëndruar bisedën që çështjet territoriale në të cilat pretendonte Shqipëria si vise të veta etnike, të cilat duhej të trajtohën me maturi dhe argumente. Edhe kësaj radhe Ismail Qemaili i kishte thënë mikpritësit se rreth teritoreve nuk mund të bëhën pazarllëqe.E ndarja ishte bërë me premtimin se diplomati serbian do t` ia përcillëte Nikolla Pashiqit PROGRAMIN e Ismail Qemajlit që teritoret që i kishte okupuar Serbia e që ishin në mbi 75-85 e 95% me popullsi shqiptare t` i takojnë Shqipërisë, me bindje se Nikolla Pashiqi nuk dot` i refuzojë ato propozime. Dhe, sikunder dihet, propozimet e Ismail Qemailit, Nikolla Pashiqi do t` i refuzojë dhe në shtator të vitit 1913, madje do të provojë që shqiptarisë t` i a tregoi fuqinë që e kishte edhe nga Evropa. E vërteta, si kundër peshë që Kosova do të mbetet e okupuar, diplomati seebian kishte marrë përgjegje se: “Shqipëria dhe Shqiptarët do të kthehen kah Bullgaria dhe Turqia, në mënyrë që tëtregohet se një marrëveshje e tillë pritej deri në fund të vitit 1913. Gjithnjë në bazë të argumnetve, rasti i Beqir Grebenesë, kur ai u burgos nga oficerët itaian dhe austriak (11 oficerë dhe 200 ushtarë), do ta detyrojnë Ismail Qemailin të tërhiqet nga froni shqiptar, dhe në vend të tij të sillet një i krishterë (prtotestant) i quajtur Vilhelm Vidi. Është karakteristike se po atë ditë ( 22 janar 1914) kur Ismail Qemaili po largohej nga froni shqiptar, po atë ditë do të fillojë GJYKIMI i Beqir Grebenesë në Trieshtë. 26.

9.Biseda Isa Boletini –Balluggjiq në Milano të Italisë

Gjithnjë sipas burimve serbe, të nesërmën pas bisedimeve me Ismail Qemailin diplomati Serbian me kompetenca speciale kishte gjetur mundësi për të biseduar edhe me Isa Boletinin. Në bisedime, pas një përshëndejtëje të gjatë me suitën e Ismail Qemailit, bisedimet kishin vazhduar në një dhomë të Hotelit “Kavurr”. Së pari ishte pyetur Isa Boletini për familje. Me që kishte marrë përgjegje NEGATIVE, se Isai tani e kishte &cce