Zeqa: Vjosa Osmani, në vend që të merret me punët e shtëpisë, po sorollatet përtej Atlantikut

Zeqa: Vjosa Osmani, në vend që të merret me punët e shtëpisë, po sorollatet përtej Atlantikut
Zeqa: Vjosa Osmani, në vend që të merret me punët e shtëpisë, po sorollatet përtej Atlantikut

Florim Zeqa

  • 16 July 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Presidentja Vjosa Osmani, në vend që të merret me punët e shtëpisë, për zgjidhjen e ngërçit politik në Kuvend, po sorollatet përtej Atlantikut me vizitat e shpeshta, më shumë private e më pak gjysmëzyrtare në SHBA, duke e përdorur imazhin e Donald Trump për qëllime politike të brendshme, me reflektim negativ diplomatik!

 

-Në fakt, Vjosa Osmani i manipuloi keq fjalët e presidentit amerikan kur tha se është parandaluar një sulm i Serbisë ndaj Kosovës nga Donald Trump!

Po ashtu, presidentja Vjosa Osmani po e keqpërdor edhe marrëveshjen për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, të vitit 2020.

Vjosa Osmani po sillet sikur të ishte pjesë e asaj marrëveshjeje, të cilën asokohe e kishte kontestuar!

Kurse tani, pas pesë vitesh, ajo po e lavdëron pikërisht atë marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të Trumpit si president.

Loja me fjalë e Vjosa Osmanit fare nuk përkon me realitetin, e aq më pak me pragmatizmin, të cilin nuk e ka fare në vizionin e saj politik!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".