
Lexoni edhe:
Oroshi: Vjosa Osmani është ndër politikanet më të pranuara në SHBA dhe në Evropë
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Realisht, Fitore Pacolli ka të drejtë kur thotë se mospjesëmarrja në votim është bojkot i qëllimshëm dhe se deputetët opozitarë nuk po e ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese për të funksionalizuar Kuvendin.
Oroshi: Vjosa Osmani është ndër politikanet më të pranuara në SHBA dhe në EvropëLexoni edhe:
-Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të konstituohet për shkak të mospajtimeve të thella politike mes pozitës (kryesisht Vetëvendosjes) dhe opozitës (PDK, LDK dhe AAK). Kjo situatë, konsideroj, është shkaktuar nga disa faktorë kryesorë, si p.sh.:
Vetëvendosje, si partia më e madhe, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, dhe kjo ka bërë që në mbi 40 seanca të mbajtura, ata të mos ofrojnë asnjë alternativë tjetër, duke insistuar vazhdimisht vetëm në një emër. Kjo ka krijuar përshtypjen se nuk janë të gatshëm për kompromis apo marrëveshje ndërpartiake.
Në anën tjetër, kemi partitë si PDK, LDK dhe AAK, të cilat nuk e përkrahin kandidaturën e propozuar nga VV, dhe kjo më pas e saboton edhe më shumë zgjidhjen e kërkuar. Ato nuk po marrin pjesë në votime ose po largohen nga seancat, duke pamundësuar arritjen e kuorumit të nevojshëm për votim. Kjo pastaj po pengon krijimin e strukturave të brendshme të Kuvendit dhe zgjedhjen e kryesisë.
Arsye tjetër që mban këtë situatë në këtë gjendje është edhe mungesa e dialogut, dhe deri tani nuk ka pasur bisedime serioze mes partive për të arritur një marrëveshje konsensuale.
Palët po i përmbahen pozicioneve të veta politike dhe nuk po lëvizin drejt një zgjidhjeje të përbashkët. Kjo më pas po sjell gjyq publik për situatën dhe po krijon perspektiva të panevojshme për vendin tonë.
Dhe, për çudi, secila palë po e përdor bllokadën për të fajësuar tjetrën në opinionin publik, duke tentuar të përfitojë politikisht. Në vend të bashkëpunimit institucional, po dominojnë kalkulimet elektorale dhe lojërat politike, sidomos kur kemi parasysh zgjedhjet lokale të këtij viti.
Dhe, në fund, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afateve kushtetuese, mund të pasojnë: intervenim nga Gjykata Kushtetuese, shpërndarje e Kuvendit dhe thirrje për zgjedhje të reja.
Kjo më pas e dëmton stabilitetin politik, besimin e qytetarëve në institucione dhe proceset integruese ndërkombëtare, duke rënduar kështu imazhin tonë në sferën ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online