Meha: Presidentja ka detyrë dhe përgjegjësi që t'i bëjë funksionale institucionet e Kosovës

Meha: Presidentja ka detyrë dhe përgjegjësi që t'i bëjë funksionale institucionet e Kosovës
Meha: Presidentja ka detyrë dhe përgjegjësi që t'i bëjë funksionale institucionet e Kosovës

Xhevat Meha

  • 19 July 2025 - 08:55

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Presidentja dy herë pohoi deklaratat e mëhershme të Donald Trump rreth parandalimit të përshkallëzimit. Këto pohime, Presidentja Vjosa Osmani, i bëri gjatë takimeve në Departamentin e Shtetit, për të vërtetuar realitetin. Por çfarë ishte stuhia në gotë atëherë?

 

-Nëse shikohet rrjedha e zhvillimit të stuhisë në gotë, ajo është kështu: fillimisht, Vučić e demantoj, pastaj Isa Mustafa sulmoi Presidenten, më pas Avdullah Hoti e sulmoi Presidenten, pastaj Richard Grenell e sulmoi Presidenten, dhe më pas mediet provuan të alarmojnë qytetarët. Me sadopak kapacitet mendor mund të shihet se kjo ishte një organizim i Serbisë përmes rrjetit të saj të fshehtë. Kjo nuk është rastësi, ka arsye. Po cila është arsyeja?

Ngritja e stuhisë në gotë nga Serbia ka të bëjë me sabotimin e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, që po realizohet nga Serbia përmes rrjetit të saj të fshehtë. Ky sabotim do të marrë fund më 26 korrik. Pas kësaj date, Presidentja ka detyrë dhe përgjegjësi që t'i bëjë funksionale institucionet e Kosovës. Ky funksionalizim është një thyerje e madhe për Serbinë në Kosovë dhe një thyerje për rrjetin e saj të fshehtë. Sulmet e Serbisë ndaj Presidentes përmes këtij rrjeti do të vazhdojnë në format dhe modelet që do të përzgjedhë Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".