
LUFTA E TRETË BOTËRORE PO ZHVILLOHET PARA SYVE TANË


Prof. dr. Hakif Bajrami
Nga Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
1.Konflikti i civilizimeve zavendson konfliktin e klasave për mjegulli politike
Shqiptaria ka hy në shekullin XXI me ambicje që të organizohët dhe të punojë për amanetin e Rilindasëve, për bashkim kombëtar. Sot, viset shqiptare janë mbush me shoqata patriotike, prej të cilave disa e reprezantojnë shqiptarinë, disa e reprezantojnë “kthimin në rrënjë”(!), që do të thot se kërkohet me prapavi konvertim, pa asnjë efekt për bashkimin kombëtar, sepse ai që e ka porositë “pazarin” e konvertimeve nuk e pranon Republikën e Kosovës, sepse ka miqësi me armikun tonë të përbetuar Serbinë dhe lëvizjën “pravosllave”, e cila i dikton armikut tonë që ta mbajë shqiptarinë në shansë për riokupim. Sot, një shtresë e shqiptarëve, gjithë ditën dhe tërë natën e shanë dhe e intrigon luftën e UÇK-ës, në emër të ideologjisë çetnike-alias rreshtimit të djathtë politik.Ndërsa, e djathta ekstreme nepër Evropë kudo deklarohet publikisht se: “Nëse e merr pushtetin, Republikën e Kosovës nuk do ta njohim, sepse me Serbinë nazifashiste na bashkojnë idealet e njejta”. Sot, një shtresë e shqiptarëve është “konvertuar” në supermusliman, me miekrra dhe shallvare e mbulesa mesjetare, dhe tërë ditën përgojon, sidomos rininë tonë patriotike, pse e kultivon civilizimin evropian, “sepse duke u pozicionuar kështu, nuk ka ahiret për te, Zoti do ta djeg në zjarr”, thue se ky bajlozi me miekërr nga foltorja i ka garancionet në xhep, se kush dhe si do të denohet në botën tjetër! Ndalëne turrin të gjithë predikues të Mesjetës, sepse gjaku rabëror nuk do ju falë.Madje, shiqoni anakronizmin tjetër politik dhe shtetëror, me të cilin po qeshin historianët e Evropës: Te ne çështjet ushtarake i hetojnë dhe gjykojnë juristët civilë”. Dhe kjo ndodhë, vetëm për ta defaktorizuar luftën tonë të drejtë-UÇK-ën, luftën e saj për çlirim nga robëria mija vjeçare. Sot, lirinë e gëzojnë të gjithë, por kur ishte koha për mejdan, në luftë u kyqën vetëm 2% të popullit, duke llogaritur edhe ata që kanë ndihmuar në forma të ndryshme.
Bota sot kurrë nuk ka qenë më e përçarë mbi bazat gjeostrategjike dhe ideologjike,ekonomike dhe politike, të cilat kanë siguruar pozicion që e ka krijuar zhvillimi i teknologjisë dhe mbi të gjitha hapsira jetësore që e ka lënë prapa fundi i Luftës së Ftoftë. Lidhur me këtë, aty kah viti 1993, pikërisht pasi që u njohtua tërë civilizimi njerëzor se: “komunizmi në shumë vende të botës u zavendësua me kapitalizëm liberal, pikërisht në ato vende filloi epoka e zhvatjës së pasurisë dhe tekonologjisë “demoduar”, e kualifikuar si e vjetëruar, krahasuar me atë nivel zhvillimor, që e kërkonte ekonimia e tregut. Pikërisht në këtë kohë, do ta shohin dritën dy vepra shkencore të cilat jo vetëm që e plasuan para lexuesëve profesional dhe ata të pasionuar gjeostrategjinë e së kaluarës, por ato libra e shfaqën vizionin e civilizimit aktual, duke shtruar edhe perspektiva vijuese të zhvillimit dhe kundërthënjeve. Është fjala për Francis Fukujama, Konflikti i kulturave dhe Samuel Hantintgton, Konflikti i civilizimeve. Këtyre kolosëve të mendimit hulumtues shkencor, mbi shoqërinë njerëzore në përgjithësi, do t` u bashkohët në vijim edhe Aleksandër Dugin, me veprën e tij monumantale ”Gjeopolitika”, më 2015, gjithënjë për të treguar se Rusia është një “gjigant politik, ekonomik dhe ushtrak”, që dikton sidomos në vija globale. Mbi të gjitha, komunizmi ka rënë në provim.Ndërsa kapitalizmi liberal nuk e ka kaluar provimin. Kah të shkojë tutje shoqëria sepse ngushtimi i jetës për çdo ditë po i afrohët luftës kinse “lufta zgjidhë çdo gjë”, sikurse më 1914/18 alias më 1939/45, për ta dominuar botën,kinse për ta nxierrur një sistem, të cilin ende askush nuk e ka perceptuar, ose nuk ka shfaqur ndonjë definicion se çfar shoqërie do ndërtohet tutje. E vërteta, Lufta e Tretë Botërore, nëse provohet me arsenalin e bombave atomike, atëherë Globit kontaminuar i duhën mbi 25 shekuj për t` u vetdezinfektuar. Për aq njeriu pra ka krijuar bomba për t` u vetëshfarosur, për ta helmuar ambientin jetësor.
2.Çka mëson hulumtuesi nga këto vepra epokale
Veprat “Konfikti i kulurave”; “Konflikti i civilizimeve” dhe “Gjeostrategjia” në esencë tregojnë nivelin e diturisë në SHBA, Japoni dhe Rusi. Në veprën e Fukujamës në përgjithësi, dominon pozicioni se: “Globalizmi simbolikisht i nominuar si atllantizëm, ka siguruar fitore sepse Lufta e Ftoftë është shterrë në kuptimin konkret dhe funksional të saj”.Në këtë fitore SHBA po tregohet se janë fitues të dyfishtë, mbi njëmendësinë komuniste dhe çdo ekonomi të mbylluar, sepse SHBA ka siguruar një supremacion të lartë civilizues në ekonomin e tregut, e sidomos në teknologji.E vërteta, në këto rrethana, derisa vendet e zhvilluara po tregojnë abicje të re zhvillimore, natyrshëm se vendet në zhvillim, duhej sa më parë për t`u rreshtuar se kah do të shkëputën nga e kaluara jo fortë e lavduar. Ndërsa, vendet e robëruara, posaqërisht duhej të zgjoheshin nga “gjumi”, se për ndryshe e “siguronin” pozicionin të mbetën në robëri, sepse te forca e atyre që diktojnë ndryshimet, vëmendja do të përqëndrohet në zhvillimin koletaral ekonomik dhe tekonologjik, që nuk dijnë të ndalur, që shkelë këdo që i servohet përpara. E kam fjalën pikërisht te fakti se për mbi gjysmën e trojeve pa bazë ekonomike zhvillimore, e kaluara koloniale dhe bllokiste u kishte plasuar të dridhën si thupra në ujë, nga robëruesitë, çka dhe kah të rreshtohën, edhe në rrethanat e reja. Pikërishtë mbi këtë diagnozë të pozicionuar politike dhe shoqërore, për ata intelektualë dhe politikanë të vendeve në zhvillim dhe vendeve të paçliruara, u shtrua nevoja që të lexohet me vëmendje sidomos vepra e Samuel Hantingtonit, Konflikti i civilizimeve. E vërteta, Hantingtoni nuk e kritikon globalizmin, por i zberthen si shknectar i piekur dhe politikan vizionar kunderthënjet brenda globalizmit, duke u fokusuar në anatomin e demokracisë liberale dhe në rrafshin e të drejtave të njeriut. Dhe, me që pjesa e shoqërisë rëbruar, nuk u kënaq me lajmërimin, se progresi i çdo shoqërie do të matet në vijim se sa janë të respektuara të drejtat e njeriut, pikërisht të paknaqurit e filluan prap luftën për identifilim kombëtar e nën gzof e kishin “brengën” e pozicionit ideologjik,duke filluar si urtak, duke i vënë në peshojë edhe pasojat e ndarjës së re të civilizimeve në të tërë Globin, për ta identifikuar pozicionin e kombit të vet, pa i injoruar të drejtat njerëzore. E ky rezonin special në rastin shqiptar, pikërisht pse nuk u “amortizuan” duke nga pas fatamorganës tekonologji dhe ideologji, por në rend të parë e plasua dhe u përplas pas ëndrrës çlirimit nacional. Në këtë rrafsh, shqiptaria u ka borq djemëve dhe vashave të UÇK-ës, të gjithë nxënës të Adem Demaçit që në fund të shekullit XX iu qasën luftës pabarabartë por me vëndosmëri, për identitet dhe çlirim. Prandaj, nuk pati ngjarje e as lëvizje progerisve kombëtare shqiptare, që nuk filloi me emrin e Adem Demaçit, i cili pas burgjeve të gjata u popullarizua si fitues i Çmimit “Saharov” nga Parlamenti Evropian. Prandaj nuk u zgjodh rastësisht që të jetë zë i luftës për çlirim, të cilit zë iu bashkangjit edhe Aleanca Veriatllantike NATO, me të gjitha kapacitetet në disponim, për ta hapur Epokën e Neoluftës, në mënyrë që bota të mbetët pa koloni. Po, dikush do të dali e të kritikojë: pse nuk e shtinë në “hise” politikën paqesore. Ju themi, po, politika dhe konferencat e sollën Shqiptarinë në Kosovë buzë varrit. Prandaj, mejdanin e lirisë dhe çlirimit e zgjodhën armet e UÇK-ës dhe avionët e NATO-s, që fitoi respekt dhe admirim në tërë rruzullin tokësor.
Së këndejmi, Samuel Hantingtoni, i cilson civilizimet kryesor që do të prezantojnë njeriun dhe kulturën e tij në permasa univerzale, duke kërkaur gjithnjë racionalizëm dhe empirizëm induktiv dhe deduktiv shkencor. Prandaj, duke gjurmuar çdo pjesë të globit, Hantington e nxjerr një aksiomë se në botë dominojnë këto civilizime, që do ta shenojnë shekullin XXI, e ato janë:1. Civilizimi katoliko- protestant; 2. Civilizimi ortodoks (Lindja pravosllave); 3.Civilizimi kinez; 4. Civilizimi islam; 5. Civilizimi hindus; 6. Civilizimi japonez; 7. Civilizimi budist; 8.Civilizimi latino amrikan; 9. Civilizimi afrikan. Për të gjitha këto civilizime, autori nuk pranoi të gjejë një emrues të përbashkët, si thyesa të ndryshme që janë. Prandaj, rruga e përshtatjës, mësoi ai, do të jetë shumë më e vështirë, se sa rruga e ndarjës nga e kaluara. Mu për këtë shkak, para syve tanë është duke u zhvilluar Lufta e Tretë Botërore, e veshur me një teatër fatamorganë se: pushon këtu, e shpërthen atje; digjet sot, ndërtohet nesër.Pra kapitalizimi liberal po dëshmon pasiguri, diku edhe anarki, e diku drogë dhe prostitucion politik dhe rreligjioz, sa që njeriu i urtë, human dhe i formuar, të dyshojë edhe në hien e vet.Por një fakt është esencial, se në vendet ku ka shkuar komunizmi në muze, askush nuk ëndrron për ta kthyer në fron.
3. Përcaktimi i kufijëve në mes civilizimeve dhe pesha e tyre natyrore-ku jemi ne?
Në shkallën globale sot flitet për civilizimet Perendimore dhe Lindore. Në këto civilizime është grumbulluar tërë fuqia intelektuale, ushtarake dhe ekonomike, sa që ndrydhjet e civilizimeve tjera “minore” në perspektivë parashikohët se kanë për të mbetur diku në mes, si vende apo popuj pa “ajr” të mjaftuar. Dhe për t`u siguruar ajr të mjaftuar, sidomos vendeve ballkanike si: Serbia, Rumunia, Bullgaria, Bosna dhe Hercegovina, nuk duhët hargjuar energji për t` u kthyer në rrugë të ardhmërisë, sepse tendenca për bashkimin e tyre, do ta rrezultojë si e dëmshme, e pamoralëshme, madje edhe e rrezikshme, gjithnjë duke u “djegur”, a janë me civilizimin Lindor apo Perendimor.
Kur Civilizimi Katoliko-Protestant në persoektivë ta vrenë se Perendimi ka siguruar përparësi supreme mbi civilizimin Pravosllavë-ruso Lindor, atëherë mund të spjegohet se: kemi të bëjmë me dominim amerikan që prodhon integrim por njëherit kërkon mbajtëje të njëfar miqësie me Rusinë dhe Japoninë, spjegon Hanington. Pas këtij deshifrimi ingenioz, spjegojnë profesionistët e gjeoplotikës, se Perendimi duhet të peshojë shumë seriozisht mbi civilizimin kinez dhe islamik, që ta pengojë konkurencën e tyre, sepse është shpallur aksioma e rezervuar: “Amerika e Para”!
Që Amerika të plasohët dhe sigurohët si e para, patjetër duhët bërë përpiekje që Unijatizmi të përsëtitët si shesh psikologjik dhe si realitet rreligjioz, i një identiteti kombëtar, ku mund të pozicionohet dhe të mësojë edhe e të vegjëlve (gjeopolitika shqiptare, bje fjala), duke e përkufizuar çështjën e kufijëve në perimetrin e dy shteteve, dhe njëherit t` i vej në lëvizje katër krahinat të okupuara, por jo duke kërkuar krejtë ose asgjë, sepse mund të mos fitojë asgjë nga politika, që e synon bashkimin dhe krijimin e Shqipërisë etnike. E vërteta, në dy vende prej tyre organizuan luftë të armatosur në fund të shekullit XX dhe fillim të XXI-it, por që mbetën në gjysmë të rrugës, sepse faktori nderkombëtar “konstatoi” se “shqiptarisë i kemi ndihmuar mjaftueshëm”, dhe ndihma vijuese varetësa krijojnë kualitet përbashkues, pa i dëmtuar fqinjët në trigonometrinë alkimiste. E vërteta, katër krahinat shqiptare në robëri, në vijim mund të organizojnë një front të përbashkët lufte për identitet përbashkues, sepse gjuha dhe alfabeti atë aksiomë e përcakton, por nuk e zgjidhë definitivisht, po nuk lëvizën nga vendi pasiv dy shtetet shqiptare, në luftë për një Federatë nacionale “jasht’ prognozave të Rilindasëve. Dhe nuk e ka thënë rastësishtë Prof Ukshin Hoti: Bëje ose vdis! Kërkesë kjo që në perspektivë donë dituri, gjeturi dhe kulturë që paraqet modesti në abicje sepse mund të mbetët në pozitë të realitetit lëmoshë, me plotë plagë të reja.
Pra në këtë përcaktim dikush duhët të në këtë filozofi, duke menjanuar çdo kult të individit me motivim vizionar: të punojë; ta ndajë punën; të ndërtojë funksione; ta drejtojë “kalan” me një diplomaci të piekur polidiemmzionale; të vulosë me një vetëdie kulmore kombëtare; në emër te të gjithë shqiptarisë në Iliri dhe në diasporë. Po shtrohet pyetja, cili është ai realitet që do të flasi në emër të lirisë, sepse pastaj nëse flet në emër të saj duhet edhe me i dalë krah, duhet të mirret edhe përgjegjësia.
Në bazë të opservimeve filozofike, gjatë shekullit XX-të, rrezulton se shqiptarët nuk kanë siguruar aftësi që ta përcaktojnë identitetin gjeopolitik, sepse ideologjia ua amortizonte vizionin e gjeoplotikës për bashkim, sepse kanë qenë të ndarë në: ideologji, rregjione dhe rreligjione ku hapsira jetësore unike pati mbetur në plan të dytë, madje edhe për faktin se gjuha, alfabeti dhe sistemi i shkollimit nuk kanë qenë fuqi integruese, por konstanta pozitive që kanë mbijetuar për: “ditë më të mira”. Dhe, do të gabonim po mos ta theksojmë se më 1972 me iniciativë të Prishtinës dhe Tiranës, u krujuan kushtët për një gjuhë të përbaskët letrare, e cila sot po luftohët: “nën patronantin e ndasive të vjetra e të përgjakëshme “toskë e gegë”, rreligjion dhe konfesion, që fatkeqsisht i ka krijuar ekonomia e mbylluar, plus të ndihmuar nga robëruesit e egër. Në këto rrethana, për të përmirësuar diçka, për shkak të shumë pengesave, çdo përpikje bashkrenditimi ka qenë sikurse prova që është bërë më 1598-1615 (koha e Ivan Groznit) që Rusia të katolikizohët, që do të thot se Vatikani ka provuar në emër të unijatizmit, ta kthej të paktën Rusinë në vazal, por që një popull me civilizim “tokësor” të veçantë u tregua se është shumë vështirë ta neutarlizoish disi, se sa ta mundish qoftë me frocë apo me teknologji, fenomen ky që në rastin shqiptar është provuar disa herë të latinizohët, ose të sllavizohët, greqizohet, madje me premisa agresive edhe të islamizohet, se ashtu po kërkon Satmbolli, “e kur kërkon Stambolli,thuje se: ka kërkuar Perendia”!
Ku kemi qenë, ku jemi dhe kah po shkojmë, nuk duhët potencuar se: “vetëm një zot e din, por duhët vizionin tonë ta kemi të shkruar dhe t` u përmbahemi shkronjave të tij të shndërruara në mision përbashkues, duke falakur çdo ndasi në “emër të tërësisë”. Mu për këtë shtrohet pyetja gjeostrategjike për debat:A është Shqiptaria- “mollë e piekur për bashkim, apo mbetët dardhë e verdhë për kalkulime të, “klimës kontinentale apo flladit mesdhetare”(?), pyetje kjo që ka mbetur e shënuar dhe e ditur qysh gjatë shekullit XIX-të, se ky popull do të coptohët, si pasojë e tragjedive të mëparëme. E vërteta, shqiptaria është popull i tokës, por edhe i detit, po asnjera peshë nuk ka marrë kurrë forcë gjithë-kombëtare në pozicionin dominanat. Në realitet, Epoka e Skenderbeut ka imponuar te Shqiptaria një nevojë kulti, realitet ai që Rilindasit e skalitën aq mirë, sa që ishte shumë e lehtë edhe pas 500 vjetë robërie të i thuhet bukës buk e ujit ujë.Po, mbi këtë kulturë erdhi një “mall” i porositur sa që Maksim Gorki të mësohet më shumë se Naim Frashëri e Fan Noli.Megjithë atë, Nëna e Maksim Gorkit, kurrë nuk ka mundur për ta zavendsuar te rinia shkollore Historinë e Skenderbeut, argument ai që tregoi koha në fund të shekullit.
Pra, Shqiptaria ka siguruar prova psikologjike se gjeopolitikën se e ka të njohur perspektivën, por gjeostrategjinë e ka të paidentifikuar, pikërisht sepse i mungon lideri unifikues që nuk guxon të jetë lider ideologjik ose rreligjioz, në asnjë etapë historike. Dhe, prova për ta nxierr liderin përmes luftës kolektive, për shumë liderë lokal, është koncept i dëmshëm, pikërisht sikurse të provohej që Perendimi të sllavizohet, sepse ky popull me origjinë pellazgo-ilire disi “është shterrur” në procesin historik pozitiv evroperendimor, të cilin ia ka përcaktuar si fat toka, uji dhe ajri origjinal arbëror, në të cilin janë shkrirë dhe adaptuar civilizimet e ndryshme rreligjioze dhe kulturo historike, duke mos u shkëputur nga rrënjët gjuhësore pellazgo-ilire, sepse lashtësinë e kultivon edhe modernja dhe çdo gjë që krijohët në perspektivë, është dhe duhet të jetë natyrale-evolutive.
Gjeostrategjia shqiptare sidomos gjatë tre shekujve të fudit ka stangnuar, sepse ka ardhur në shprehje gjeopolitika serbe dhe greke, të cilat me atë pozicion kanë siguruar pashitjën në fuqinë e mbështetjës së atavizimit tokësor ruso-sllavë, e njohur për rreligjion dhe hapsirë jetësore speciale. Mu për këtë faktor, animi i Rusisë (shekulli XVIII-XXI) kah Serbia dhe Bullgaria “meleze”, sikur i ka siguruar përkrahja e pa rezervë Serbisë duke shkaktuar një “injorim për Shqiptarinë që të mbetët si një “dardhë”, që pushon nën hie të pishave, ku nuk gjallëron asnjë lloj bari, por që askush nuk i then dhëmbët në te, sepse nuk është tokë pjellore dhe gjallëri njerëzore rentabile.
Dhe, mu për shkak të asaj papjekurie kemi mbetur si të “ruajtur” në kashtë, në mnyrë që kualiteti ynë është piekur pas kohe, por që është provuar të hahet pa e shtruar në sofër, si ushqim të natytshme, por duke u “ngrënë” nepër qoshe dhe kënde të errëta, që është kthyer në troha të pashishme, në sofrën që ka munguar. Ajo sofër e përgjakur nga okupatorët gjaksorë: bizntin, serbianë, turk, serb, austriak, jugosllavë, nazifashist, jugosllavë e më në fund të çliruar, por që me çdo mjet po provohet të mbetemi invalid, pa unin tonë.
Mu për shkakun se duke e vrejtur këtë fenomen të “verdhësisë”, shqiptaria do të kulaifikohët nga Millan Millovanoviq në fillim të shekullit XX-t se: “Nuk jemi të interesuar t` i okupojmë shqiptarët, por shqiptaria pa na bënë lutje t` i okupojmë dhe t` i çlirojmë nga turku”. Kësaj hipokrizie, Evropa e kryqzatave u besoi me pasion dhe Serbia e Millovanoviiqit (themelues i Alenacës Ballkanike !)dhe Nikolla Pasiqit, arrijtën për ta dominuar shqiptarinë gjatë gjithë shekullit XX-të, derisa UÇK ua shtrydhi shkumën nepër beteja, kuptohet edhe me luftën e NATO-s, që cilsohet si lufta më “humane” në historinë e njerëzimit në përgjithësi.E në këtë fitore, civilizimi shqiptar i ka borq truror edhe luftës antifashiste dhe rreshtimit pro anglo-amerikan 1941-1945.
4.Avanturat e Serbisë “pravosllave” nga shekulli XIX e deri në fund të shekullit XX-t
Në fillim të shekullit XIX-të populli serbian arrijti që si i organizuar ta largojë okupatorin osmanli nga Beogradi dhe për të filluar një epokë dominimi ushtarako-diplomatik, në mënyrë që të promovohet në Ballkan si “violina e parë”. Luftën Serbia e zhvilloi pa asnjë shkëputje: herë ushtarake e herë diplomatike, gjithënjë duke provuar të promovohet si fuqi e kohës Dushanit. Duke e vrejtur këtë tendencë, me qëllim që ta pengojnë dominimin, më 1817 çarqet britaniko-greke do të organizojnë përmes një oficeri grek me origjinë britanike që të kryejnë atentat ndaj Karagjorgje Petroviqit, i cili ishte drejtues i kryengritjeve popullore antiosmane. Atentatori “grek” ishte antar i Hetersië dhe quhej Nikollaus Gallititis. Ky fakt tregon se oficerin britanik pastaj e likviduan grekët, por miqësia mbeti sepse krishtërimi ishte ajo lëvizje, që e shkrinte çdo “akullnajë” me peshë dhe porosi që spirancat koloniale britanike të mbesin fuqi potenciale për t` u instaluar edhe në Ballkan.
Prandaj, dalja e serbianizimit në plan të parë gjeostrategjik në Ballkan më 1912, konsiderohet si meritë ruse, por në realitet ishte “kualitet” anglosakson.Publikisht pozita serbe njihet se ka ardhur vetëm në saje të “intersimit” rus që ta ketë një stacion të sigurtë për të dalur edhe vet përmes serbëve në detin Adriatik, duke imituar gjithnjë mongolin Gjingiskan me moton: “Rusia në katër detëra”. Lidhur me këtë politikë, Marrëveshja Rusi-Austro Hungari më 15 janar 1877 në Budapeshtë praqet gurthemelin e ri gjeostrategjik për lirinë ose rirobërinë e popujve të Ballkanit, sepse kjo marrëveshje krijon kundërthënje të reja shtesë. Moto kryesore në Marrëveshjën e Budapeshtin ishte se si: “të largohët Osmanlia (islami) nga trualli i Evropës (Ballkanit). Aty, Rusia do të obligohet që në shkallë ushtrake ta ndihmojë “Bullgarinë për t` u çliruar”. E vërteta,qëllimi sekret rus ishte që t` i afrohet Stambollit, dhe një ditë ta kthej sërish Aja Sofinë në kishë ortodokse. Në anën tjetër, Wjena do të obligohët në Budapeshtë më 15 janar 1877, që ta ndihmojë Serbinë të zgjërohet kah Jugu (kah Kosova dhe Maqedonia), sepse Bosnje Hercegovina në synimet gjeostrategjike vieneze ishte rezervuar për Ballpalcin.Për ta realizuar ‘planin e shekullit’, Rusia i shpallë luftë Turqisë në prill 1877,të cilën luftë do ta përmbyll me fitore apsolute, duke e ndihmuar njëherit kryengritjën e popullit bullgar në shkallë të përgjithëshme. Në anën tjetër, Serbia do t` i shpallë luftë Portës tek më 1 dhjetor 1877, luftë ajo që kishte si pasojë okupimin e 714 fshatrave shqiptare të Sanxhakut Nishit i cili deri në 75% kishte popullsi shqiptare, e tëra e rreligjionit islam. E vërteta, këtë luftë të programuar do ta pleqërojnë në Shën Stefan (mars 1878) dhe Berlin (qershor 1878) Fuqitë Evropiane. Tani shtrohet pyetja, pse Çështja shqiptare doli nga Kongresi i Berlinit e plagosur rëndë, edhe pse Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 10 qershor 1878 kishte shfaqur rreshtim politik për krijimin e një Shqipërie Etnike në katër vilajetet: Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Dhe, kur u shtrua Çështja shqiptare në një bisedë sekrete zyrtare në Berlin, ku bënin pjesë: austriaku, rusi, anglezi, gjermani dhe italiani, përfaqsuesi gjerman do të klithë me gjysëm zëri: “Arabansit kanë plan të shkelqyer për çlirim, dhe nuk rrezikojnë asnjë popull për rreth. Por, ata e kanë shumë të vështirë të largohën nga Padishahu. Argumentet për këtë janë shumë kokëforta, se pas muajit të Ramazanit, në një tubim të krerëve kryesor shqiptar, tema kulmore e tubimit nuk ishte çlirimi por ishte: “Cili ezan ka qenë më kumbuesi gjatë muajit të shejtë në xhamitë kryeore në: Prizren, në Shkup dhe në Prishtinë. Arbanasit si duket nuk e kanë fare brengë çështjën e çlirimit. Po, ka zëra patriotik në radhët e arbanasëve, por ata janë vetëm një zë pa nota të larta, në “këngën” e tyre, që i vizaton plagët nepër shekuj. Prandaj le të kalbën edhe paksa nën thundrën e sulltanëve!”. (shiqo: Arkivi Diplomatik i Italisë, koleksioni “Heteria” 1879).
Në bazë të dokumenteve diplomatike mësojmë se Rusia më 1903 organizoi rrximin e Dinastisë Obrenoviqe serbe, që ishte e pozicionuar kah Wjena. Ndërsa, nga ajo kohë, Diansitia e Katagjorgjeviqëve në fronin e Beogradit, gati për një gjysëm shekulli e kishte fjalën vendimtare në pushtet. Po edhe kjo dinasti më 1934 do të merr fund de fakto, me që rast iu organizua atentat kundër mbretit Aleksandër Karagjorgjeviqi në Marsej, kuptohet nga qarqet bullgaro-maqedone, për shkak të hakmarrjës që kishin humbur luftën më 1913. Në këtë atentat ishin të përzier edhe disa oficerë serbian, të cilët do të provojnë të lidhën me nazizmin gjerman, duke i zbuluar në të njejtën kohë disa paragrafe të Konferencës sekrete të Londërs nga viti 1915, me të cilat Serbia duhej të zgjërohej në Bosnje dhe në një pjesë të Kraocisë, për ta realizuar projektin e “Naçertanisë” nga viti 1844 si dhe për ta forcuar Projektin e Millutin Garashaninit, Zgjërimi i Serbisë kah Kosova dhe Maqedonia, nga viti 1886. Prandaj çdo lëvizje serbo-ruse,dihet se do të mbështetet në këtë projekt.Se Serbia e kishte përkrahjën britaniko-franceze u dëshuma në Versaj më 1919, ku nuk ishin rusët fare. Madje në këtë konferencë (1919) Serbia me dinastinë e vet u zgjërua në: Slloveni, Kroaci, Vojvodinë, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni, pushteti i së cilës ishte apsolut deri më 1941 kur kapitulloi.
Kush e pregatiti Aleancën Ballkanike më 1912
Aleancën Ballkanike e kanë përgatitë me kujdes Kryetari i Qeverisë Serbe Millovanoviq dhe Kryetari i Qeverisë Bullgare Goshev. E vërteta, Bullgaria nga viti 1878 ishte principatë, kurse nga viti 1908 e kishte shpallur pavarësinë. Në esencë, zyrtarizimi i Alenacës ballkanike kishte për qëllim esencial se çka do të fitonte Bullgaria e çka Mbrtëria Serbe, duke participuar në fitorën eventuale edhe Greqia dhe Mali i Zi. Këto qeveri në esencë, aspiratë gjeostrategjike e kishin zaptimin e skeleve detare siç ishin: Selaniku dhe Durrësi. Parndaj, në prapavi tërë lufta është zhvilluar për dominim në Luginën e Vardarit dhe për rrugën shkambore hekurudhore që do të ndërtohej drejtë Durrësit. Ajo rrugë, thuhej në Vjenë dhe Peterburg, do të “humanizohej” me një hekurudhë që e lidhëte vijën: Mitrovicë-Ferizaj-Shkup-Selanik me Durrësin strategjik dhe Shkodrën gjeoplotike. Dihet, si mbaroi Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike. Luftën e Parë e fituan të gjithë: Serbia, Mali i Zi, Bullgraia dhe Greqia,pra të gjitha shtetet e krishtera sllavo-ortodokse. Ndërsa, Luftën e Dytë Ballkanike (1913) do ta fitoijë Serbia për faktin se kishte vdekur Millovanoviq në rrethana të dyshimta, ndërsa Goshev ishte larguar nga froni i Bullgarisë. Lidhur me këtë,dëshmohet se në shtetet e Aleancës kishte hyrë politika dhe diplomacia Britanike, e cila në prapavi nuk lejonte që të shenoi supreamcion në Ballkan ortodoskia. Por, në këtë rrafsh politiko diplomatik, ndihmë të pakursyer këtij pozicionimi i jepte Franca katolike dhe Wjena që aspironte të avansohët në një shtyllë më të fortë në Glob e ndihmuar pakursyeshëm nga Vatikani. Kështu, duke plotësuar një kerkesë të kapitalit saj, që do të investohej në trojet e prapambetura, që do ta “krishterizoheshin”, Wjena asprionte ta pengojë shtrirjën e dominimit rus në Ballkan.Pra, krishterizimi i Ballkanit konsiderohej si “çlirim”, qoftë nga Rusia, qoftë nga Austria. E verteta, pasi që Serbia siguroi suprmacion në Luginën e Vardarit; pasi që ushtria e saj ishte në Durrës, më 1914 tërë stragtegjia serbiane si triumfaliste më 1912 dhe 1913, do të orientohet kah lufta e re në Bosnje dhe Hercegovinë për ta okupuar, kuptohet një ditë të bukur, pas aneksimit të saj që e kishte bërë Wjena më 1908. Tani shtrohet pyetja, pse ishte më “çlirimtare” ta shtrinë dominimin në Ballkan Wjena. Ishte sepse sllavo ortodoksia nuk ishte asgjë tejtër përpos një sistem okupimi sikurse ai i osmanlisë, por me një dallim se Petettburgut serbët i kërkonin ndihmë për t` i shfarosë shqiptarët, kurse Stambolli kërkonte që shqiptarët mos të mendojnë fare për çlirim, por vetëm për mercenarizëm dhe anarki.
Si filloi avantura serbo-ruse për okupimin e Bosnje Hercegovinës më 1914
Lojën për ta okupuar Bosnje Hercegovinën Peterburgu do t` ia beson Beogradit. Kështu “Dora e Zezë” ngadal do të shndërrohet si “qeveri në qeveri”, “qeveri” ajo që e solli botën deri te Lufta e Parë Botërore, gjatë dhe pas së cilës civilizimet imponohën për t` u reformuar. E si erdhi deri te lufta? Wjena do të organizojë manovra ushtarake në truallin e Bosnje Hercegovinës, krejtë me parapavi që t` ia tregojë “dhëmbë” Serbisë. Manovrat u propogandua se do të mbahën në Perendim të rriedhës së lumit Drina. Në anën tjetër, Serbia zyrtare nuk do të zbrapset nga asipratat e saj për t` u “zgjëruar” në Perendim, sikurse ishte “zgjëruar në Jug” gjatë tetorit 1912,gjithënjë në bazë të progarmit: Millutin Garashanin, Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni.Ndërsa, më 1914 programin për zgjërim në Bosnje e kishte konkretizuar Dragutin Dimitrijeviq “Apis”. Ai program mbanet emrin: “Lufta për çlirimin e vllazërve serbianë nuk ka mbaruar”. Për këtë qëllim “Apis” i kishte marrur 8000 franga nga atasheu ushtarak rus në Beograd. Dhe, kështu do të zë fill rrieti i “komplotit kundër Franc Ferdinantit në Sarajevë më 28 VI 1914”.
Me itinerarin e atentait në Srajevë ishte në dieni të plotë edhe Ministria e Punëve të Jashtëme të Rusisë Cariste, sekretari i saj Zotëri Hartving. Për përgatitjen e atentatit ndaj Franc Ferdinantit ishte në dieni sidomos Nikolla Pashiqi, por që dora e tij u mshef me leje të Mbretit,dorë ajo që u zbulua duke inskenuar Procesin Selanikut më 1917, me që rast do ta akuzohet Dragutin Dimitrijeviqi “Apis” kinse: “po përgadiste atentat ndaj Aleksander Karagjogjeviiqit”. Organizatorët u denuan me vdekje me 1917. Por prap Britania dhe diplomacia e saj, i hynë punës për ta krjuar, një perandori që do të quhet: Mbretëria Serbo Kroato Sllovene 1918-1941, baza e së cilës ishte në Deklaratën e Nishit nga viti 1914, kurse misioni ishte për ta paralizuar: Kthimin e Perandorisë osmane dhe Pernadorisë Austro Hungareze. Duke tentuar t` i mbyllë të gjitha intrigat serbiane, në mes veti, në luftën për suprmacion, mbreti Alaksandër Karagjorgjeviq, do ta helmos më 1926 Nikolla Pasiqin, me që rast do të medoi se është: “mbyllur përgjithmonë çështjën e organizimit të atentatit në Sarajevë”. Për këtë “mbyllje” të mëtejme, Mbreti serbian Aleksandër Karagjorgjeviq, në fron do ta sjell Bozha Maksimoviq-Kundakun, i cili më 1927 mori autorizime shtesë për t` ia dhuruar Francës minjerën e Borin, ndërsa Anglisë për t` ia dorëzuar minjerën e Trepçës. Kjo “falje” ndodhëte krejtë me obligim për t`e larguar nga rendi i ditës Petecionin e Hasan Prisntinës, i cili peticion argumentonte pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Siç është e njohur, në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë, Çështja shqiptare në Jugosllavi u largua nga rendi i ditës, me insistimin e përfaqsuesëve britanik dhe francez. Me këtë sukses diplomatik serbian, Mbreti Aleksandër më 1929 do ta vrenë se është momenti që t` i shuan emrat: serb, kroat dhe slloven dhe në vend të tyre të promovojë termin Jugosllavë, duke e quajtur vendin Mbretria Jugosllave, për çka u pëlqye në Perendim por që shkatoi frikë në Bullgari, sidomos.
Me rastin e shkatrrimit të Jugosllavisë më 1941, çështje e pozitës gjeostrategjike për dominim në Ballkan, prap do të bërët dominimi serbian ose kroat mbi Bosnjën. Kjo strategji, do të jetojë herë e hapur e herë e heshtur deri më 1992 kur Badinteri e shpalli Jugosllavinë inekzistente. Por, lufta për dominim në Bosnje do të eskaloi deri në gjenocid mbi popullin Boshnjak. Dhe, pas shumë hamendjeve, që u krijaun në Dejton më 1995, më 2015 KS OKB do ta aprovojë Rrezolutën për Srebernicën, me që rast Qeveria serbe do të kualifikohet si organizatore e gjenocidit. Me këtë kualifikim të dokumentuar do të ofrohet një organizim i ri gjeostrategjik për një pjesë të Ballkanit, gjithnjë nën “përkujdesjën” e Rusisë, herë terthorazi e herë drejtë për drejtë, por me një propogandë të mjegulluar kinse pas këtij skenari qëndrojnë edhe SHBA dhe Britania.Këso mjegullash organizative është bërë dukuri të lëshojnë Superfuqitë për t`i venë akterët në “gjum”, dhe për të vazhduar rrealizimin e synimit primar, e që është ndarja e Bosnje Hercegovinës mbi bazat rreligjioze. Fjala është pra, për luftën “hibride” rreth Unionit të Ballkanit Perendimor, ku do të hynin: Serbia, Bosna dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova. Madje, ky plan puro rus (pansllavist) mjegullohet asi soji nga rusët, sa që në një fjali të dokumentit sekret thuhet decidivisht se: “Tani e tutje rrolin e Kroatëve në Ballkan do ta luajnë Shqiptarët, por jo Serbia”, gjithnjë për ta peshuar mendjemadhësinë ose mendjelehtësinë shqiptare, për t`i besuar rrenës, siç ndodhi me “Open Ballkanin”! Por, se Rusia është gjithëmonë tutore e Serbisë, argumenton edhe kujdestaria e avionëve rus në aerportin e Moskës për të ateruar në Beograd ( në maj 1999) me qëllim që ta bartët një sasi e kufomave të shqiptarëve të maskruar, për t`i shpërndar nepër Siberi, dhe për të humbur gjurmë. E në vazhdën e kësaj përkujdesje, Qendra humanitatare ruse në Nish e themeluar për intriga të nivelit lartë, po bërën qe gjashtë muaj, që po ruhët nga njësitët e policisë specale ruse, gjithnjë për t` ia siguruar pushtetin rregjimit aktual nazifashist të Aleksaner Vuçiqit, i cili i ka “harruar” Bosnjën dhe Kosovën, sepse është vënë në pyetje froni i tij, me kompetenca apsolute. Kështu Serbisë nuk i ka mbetur shpresë tjetër, vetëm se për ta nxierr edhe një luftë botërore, me qëllim që pushteti i saj të jetojë edhe ndonjë kohë.
Po shqiptarët ku janë në këto pshtjellime ballkanike?
Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë. Por të sotmën mund ta begatojmë. Të nesermën mund ta përcaktojmë duke mësuar esencën e gabimeve që kanë mbetur pas shpine, e mos t` i përserisim.Sot,në Tiranë po thuej se opozita politike, ka vdekë për së gjalli. Ndërsa në Prishtinë, konstituimi i Parlamentit është në kulmin e kompromitimit shtetëror, politik dhe kombëtar. Në lidhje me këtë, askush nuk ka autoritet sot në Kosovën e çliruar që të oforojë një zgjidhje, çoftë edhe duke e nxierr nga “zarfi”. Kjo gjendje është krijuar për faktin se shqiptarët kanë dëshirë të krekosën se: “na ka çliruar: Padishahu, Hitleri,Tito, Milloshi, madje edhe më në fund NATO, por asesi të vlerësohet faktori i brendshëm kombëtar. Me këtë smundje të brendëshme, shqiptarët po i kalojnë edhe 25 vjetë në shekullin XXI. Asesi të ndrrojnë mentalitet të robit, sepse i pëlqen t` ia kthej pushkën veti dhe të jetojë jetën e dikatitit nga jashtë.
Parndaj shqiptarët sot janë as në tokë e as në qiell, duke bredhur dhe duke debatuar nepër tubime të kota, ku nuk vlen asgjë çka thot tjetri, sepse ai nuk mendon “si unë despoti dhe shtetëformuesi historik”, duke u ushqyer me histori të prrallave, si mision, sepse nuk kanë mësuar kurrë çka është vizioni dhe gjeostrategjia. Të paktën, nga Lufta e Parë Botërore shqiptarët dualën të përçarë. Nga Lufta e dytë Botërore dualën fitimtar, por të plagosur sepse u tradhtuan në momentet vendimtare. Madje, edhe u akuzuan në Kosovë se: “po luftojnë ende për baba Hitlerin”. Prandaj, nuk jemi kah e kuptojmë se para syve tanë po zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, me mjete shumë të sofistikuara teknologjike. Dhe në vend se të bashkohemi, jemi të përçarë për tarafe politike, shumë më thellë se me 1918.Megjithë këtë Rruga e Kombit e ka emancipuar shqiptarinë dhe pashmangshëm ky krijim socio ekonomik dhe gjeoplotik kombëtar do të ndikojë që Shqiptaria më në fund, ta gjejë rrugën e bashkimit dhe pranimit ndërkombëtar.
Shkrimi i kushtohet: Hasan Prishtinës, UÇK-ës,Tahir Sinanit dhe Adem Demaçit!
Më 21 VII 2025