
Lexoni edhe:
Oroshi: Derisa politikanët tanë po grindën ndërmjet veti po e çojnë shtetin e Kosovës buzë një grope të madhe
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Kosova ka nevojë për parti të tjera, jo këto parti që u pa çfarë janë: Biznes, korrupsion, përfitime, privilegje dhe punësim përmes votave. Kjo skenë politike u pa për 25 vjet se kush janë dhe çfarë përfitojnë qytetarët. Pra, kërkohet energji e re politike, njerëz të rinj, profesionistë dhe jo të korruptuar.
-Me këto parti aktuale, pozitë dhe opozitë, s’ka progres, por ka atë që u pa tërë kohën: biznes, zgjidhje të problemeve personale, dëshira për përfitime personale. E gjithë kjo bëri që njerëzit të ikin nga shteti duke mos parë kurrgjë pozitive. Ngërçi i shkaktuar është kryekëput interes i kësaj skene politike – pozitë dhe opozitë.
Mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë, qytetaria jo aktive, është përgjegjëse për gjendjen aktuale. Mungesa e vullnetit të gjerë për të ndaluar cirkun, papërgjegjësinë, jo protestimin, por ikjen – këtu nuk ka çka të dqarrohet apo të shpjegohet. U pa e tëra.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".