
Mulliqi: Kombet dhe shtetet krijohen duke i shkatërruar dogmat e tipit të totalirizmit komunist


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Sigurisht se po na shqetëson të gjithëve situata e krijuar politike në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë dhe ne media.Na shqetëson nervi skandolozisht I shurdhër I mashtruesve tanë politikë.Tashmë janë bërë fytyra shumë bajate dhe te neveritshme, të flasësh dhe ti shikosh në mjetet e ndryshme të informacionit public!Ka shumë prej tyre sa ka byk, të cilët nuk po jetojnë më nder.Këto parti politike janë bërë mish mash sa nuk dihet se kush është i krahut të majtë politike dhe as kush i takon krahut të djathtë.Këta po kan frikë nga të rinjët dhe plotësishtë deri më sot i kan margjinalizuar në jetën shoqërore dhe politike.Kjo çka po shohim dhe ndëgjojmë kohën e fundit , është qmontim i identitetit kombëtar.
Këto séanca sterile që po mbahën në Kuvendin e Kosovës, janë rënje e madhe e të gjitha proceseve.Këta njerëz janë bërë simbol i të keqës.Por , le ta dinë mirë së populli pavarësisht gjithqkaje , nuk heq dorë nga besimi, Atdheu dhe e vërteta e tij.Cilat janë këto vlera?Dashuria për Zotin , Atdheun , drejtësia , përulësia , vërtetësia dhe natyrishtë shpresa.Shpresë! Ky virtyt i fundit për të shpëtuar më të keqës dhe rrezikshmerisë.Është motivim i mbushur më optimizëm, inkurajon veprimin dhe këmbënguljën pavarësishtë të gjitha veshtirësive.Thonë se shpresa vdes e fundit dhe kjo është e saktë.Kombet dhe shtetet krijohen duke i shkatërruar dogmat e tipit të totalirizmit komunist, që po pretendohet të mbahen ende gjallë .Sikur kemi një nostalgji për ish sitstemin , edhe pse e patem fazën e tranzicionit duke kaluar në kapitalizmin liberal. Kalimi në demokraci dhe në ekonomi tregu, kërkon njerëz të sakrificëës, njerëz të pregatitur për sfidat të cilat mund të sjellë pa siguria, vështirësit ekonomike, polarizimi social dhe humbje të identitetit kolektiv .Brezi që jetoi nën komunizëm shpesh mban "gjurmët e skllavërisë" - një mentalitet i formuar nga një sistem autoritar, një frikë nga pasiguria ose një paaftësi për të përqafuar plotësisht vlerat e reja si përgjegjësia individuale dhe demokracia.Brezi i ri, i lindur gjatë ose pas tranzicionit, shpesh tregon një gatishmëri më të madhe për të pranuar pluralizmin dhe parimet e tregut, dhe lirinë në përgjithësi, si një modus vivendi megjithëse mund të jetë i ngarkuar edhe nga sfida të tjera, të tilla si apatia ose cinizmi dhe indoktrinimi. Brezi i ri simbolizon mundësinë e lindjes së një vetëdije të re, të lirë nga modelet e vjetra të fajit të imponuar.Prandaj , të mos kemi frikë nga forcat e reja politike!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".