
ORGANIZATA POLITIKE XHEMJETI (BASHKIMI) I TUBONTE TË GJITHË SHQIPTARËT NË ROBËRI 1918-1941


Prof.Dr.Hakif Bajrami
Nga Akademik Hakif Bajrami
Pse sot, (2025) 23 parti politike shqiptare në atë hapësirë, nuk janë në funksion të bashkimit kombëtar. Ndoshta politikanët janë ngi me politikë dhe më shumë u pelqen të promovohën si liderë, se sa të mirrën me probleme të “imta”. E vërteta, sot më shtirë do jetë t` i bashkoish shqiptarët se sa që jemi angazhuar të ndahemi nga Serbia. Largë qoftë që në mes shqiptarëve të fillojë një luftë qytetare, të cilën e nxitë Rusia dhe Serbia. Prandaj, politikanë shqiptarë:i folni trurit dhe i flakëni inatet sepse sielljet e jueja janë shenjë se po punoni për ish okupatorin. Mirruni vesh, është ligësi për JUVE që politikanët e Xhemjetit të ishin më të emancipuar politikisht se Ju. I kthehemi të kaluarës, gjithnjë për të mësuar prej saj.
Shqiptaria si kombi më i fuqishëm në Iliri më 1909 në Stamboll e krijoi partinë politike “Shqiptari”. Një vitë më vonë (1910) u krijua partia “Bashkimi”, me emër të vërtetë shqip me seli në Shkup. Ndërsa më 1912 do të krijohët partia poliike “Shpëtimi” me seli në Stamboll. Nëse shiqohët kronologjia e themelimit të këtyre partive, prijësit e të cilave ishin nga Vilajeti i Kosovës, për metamorfozën e tyre e nxierrim një të vërtetë interesante se ato jo vetëm që kishin programe gjithëkombëtare, por edhe statuti i tyre krijon një pasqyrë se i përshtateshin kohës dhe rrethanave me emër, por në esencë luftonin që përmes emrit t` i ndryshojnë edhe rrethanat edhe mënyrën e luftës, në të gjitha trojet shqiptare.
Për fat të keq, okupatori i ri Serbia në Vilajetin e Kosovës dhe Vilajetin e Manastirit, themelim të partive shqiptare, sidomos ndaloi çdo nominim të përdorim të termave shqip gjatë viteve 1912-1914. Në këtë kohë partitë politike mund të ndaloheshin, por shqiptarëve nuk pati forcë që t` ua “robërojë” mundësinë që të rrezistojnë, të luftojnë duke iu përshtatur sikurse në kohën e okupatorit osmanli rrethanave dhe kohës kudo që kishte kushte, duke u organizuar nepër qeta kryengritëse.
Gjatë kohës së okupacionit Austro Hungarez 1914-1918, shqiptarët e kuptuan se okupatori i ri është më i civilizuar, se nuk donë popull të nënshtruar analfabet, prandaj, jo vetëm që i lejoi të hapën shkollat në gjuhën shqipe, por i stimuloi, madje duke u vënë emra të heronjëve kombëtar shqiptar, sidomos në Vilajetin e Kosovës.Me gjithë këtë, okupatori i ri e kishte instaluar një guvernator me seli në Shkodër. Ai (Trollman) me dioptrinë e tij prej ushtraku, do të qeverisë me një rregullore diktati sa që çdo organizim e lejonte, por kur vinte në pyetje organizimi ushtrak, aty nuk lejohej asgjë, sepse shprehej: “Nuk lejohej që një shtet t` i ketë dy ushtri”. Me këtë filozofi politike, Trollman do ta ndalojë tubimin gjithëkombëtar të planifikuar të mbahet në Elbasan më 1916. Tubimi u ndalua me motivacion të mjegulluar politik se: “Në Elbasan dhe rrethinë ka rënë smundja e tifusit. Prandaj, nuk lejohën tubime të llojit kolektiv”. Dhe vërtetë kësaj hipokrizie, shqiptarët i besuan. Kështu si qytetarë lojal më 1917 paria e të gjitha trojeve shqiptare, do të organizohën për të shkuar (37) për të shkuar në Vjenë, për kryeshnosh, me rastin e vdekjës Franc Jozefit. Siç dihet, Wjena “mikeshë” nuk do t` u lejojë pastaj misavve shqiptar që të shkojnë në Konferencën e Versajit, si të tillë të organizuar, për ta mbrojtur Çështjën shqiptare.
Kongresi i Parë i Xhemjetit më 17 dhjetor 1919 në Shkup
Më 5 mars 1919 në Shkodër do të mbahët një kuvend debatues shqiptar a duhet të përkrahet Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës me politikën e tij përbashkuese, apo krahu oprtunistë politik shqiptar, që e kishte pranuar okupimin serbian. Në Shkodër, më 5 mars do të debatohet edhe për nevojën e themelimit të një partie legale shqiptare, e cila do t`ia drejtonte Parlamentit Mbretërisë SKS 3 pika: 1. Pranimi i kombësisë shqiptare në Mbretëri; 2. Lejimi që kombësisë shqiptare t` i mundësohët hapja e shkollave dhe botimi i gazetave në gjuhën shqipe; 3. Lejimi i përdorimit të gjuhës shqipe në adminstratën e re jugosllave. Duke luftuar për këtë program tre pikësh Nexhip Draga, do të fillojë organizimin e një partie shqiptare, ku do të ishin të gjithë shqiptarët që kishin mbetur nën robërinë e Mbretërisë Serbo Kroato Sllovene. Me këto kërkesa do të mbahet Kongresi i Parë i Shoqatës për mbrojtjën e drejtave shqiptare në Jugosllavi.Por, një ditë para se të fillojë Kongresi në Shkup, Nexhip Draga do ta marrë me shkrim një kërcnim se: “Pushteti nuk lejon kurrfar emri në gjuhën shqipe; nuk lejon as shkolla e as adminsitratë në gjuhën shqipe”. Dhe, për të bërë politikë, do të shkruaj Nexhip Draga, do t` i pranojë kushtët duke ia dhënë emrin partiës “Xhemjet” (Bashkim), ndërsa organit saj “HAK” (E Drejta). Kongresi, pas një debati të shkurtër do ta zgjedhë Nexhip Dragën kryetar nga Mitrovica, Sheh Sadudinin nga Tetova nënkryetar, Aqif Blytën nga Pazari i Ri sekretar. Siç shihet në Kryesi përfaqsoheshin të tri krahinat shqiptare: Kosova, Maqedonia Perendimore dhe Sanxhaku i Pazarit Ri. Në këtë organizatë u antarësuan shqiptarët e rreligjionit islam, me obligim special që mos të shpërngulën në Turqi; me obligim që mos ta pranojnë kolonizimin agrar; me obligim që ilegalisht ta ndihmojnë Çetën Kryengritëse shqiptare; me obligim që çdo antar i Xhemjetit të jetë edhe antar nderi i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe Dibrës me Manastir.
Kongresi i Dytë i Xhemjetit më 20-26 korrik 1920 Shkup
Kongresi pasi që i verifikoi delegatët, nën kryesinë e Sheh Sadedinit do ta zgjedhë Kryetarin dhe Sekretarin e partisë: Ferat Draga zgjidhet kryetar sepse Nexhipi kishte shkuar në Vjenë për sherim. Sekretar zgjidhet Aqif Haxhi Ahmet Blyta.Në pikën e parë të debatimit, pas leximit të referatit nga Ferat Draga,Për bunën në mes dy kongreseve,do të shtrohet nevoja për një vendim për të marrur pjesë në zgjedhjet parlamentare në nivel të mbretërisë SKS. Pjesëmarrja në zgjedhje shtrohej me qëllim që deputetët falë imunitetit që do ta fitojnë, të angazhohën në pengimin e shpërnguljës si dhe në mundësinë e hapjes së shkollave shqipe të paktën për katër klasë fillore. Mësuesit, u tha në debat, do të sigurohën nga Shqipëria. Në vijim mësuesit do të regrutoheshin pas një kursi gjashtëmujor.
Kongresi e shtroi edhe çështjën e dhunës që e kishte përdorë pushteti në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Kosovë, në përgjithësi. U shtrua nevoja që një Peticion t` i dërgohet Shoqatës së Kombeve në Gjenevë, dokument ai që u stopua nga posta e Beogradit. Gjithëashtu kongresi e shtroi Çështjën e agrarit, duke u fokusuar se: “pushteti po ua konfiskon pronat shqiptarëve për të cilat kanë vendime, por nën politikën e kolonizimit me sllavë po propogandohej e ashtuquajtura reforma agrare. Në realitet kjo reformë nuk kishte asnjë lidhje me reformën sepse asnjë shqiptar nuk po fitonte ndonjë lloj prone. Nga delegatët e Gjakovës, Gjilanit dhe Llapit, në kongres u paraqit çështja e internimit të familjeve shqiptare në Burgun e Nishit, familje ato që u përkisinin drejtuesëve të çetës kryengritëse të drejtuar nga Komiteti i Kosovës.
Në Kongresi u paraqit edhe vija politike opozitare e Qenan Zijës, i cili i kundershtoi të gjitha vendimet e kongresit. Kundër oportunizmit të Qenan Zijës (Nga Dibra) u ngrit Salih Hoxha, duke propozuar që redaksia e gazetës “HAK” t` i grumbullojë emrat e viktimave shqiptare nga Jeni Pazari e deri në Prespe, sidomos në vijat kufitare kah Serbia dhe kah Shqipëria. Nga kjo porosi, do të lindin studimet: “Çka dëshmojnë plagët e Kosovës” dhe “Çka dëshmojnë lotët e Dukagjinit”.(shiqo: AJ. S. 14. K. 96-a si dheK. 101 e 104, Dosja :Xhemjeti”).
Kuvendi ilegal i Murgullës (Llap) 20-29 shtator 1920
Kuvendi i Murgullës do të organizohët në bashk rendim të Xhemjetit dhe Komitetit Kosovës. Ky kuvend do të debatojë për pozitën e rëndë të shqiptarëve dhe nevojën që të ndihmohet kryengritja shqiptare. Njëherit u ftuan delegatët që u zgjodhën për Kuvendine Jugosllavisë që ta ngrisin zërin kundër të gjitha padrejtësive. Nga kryesuesi Ramë Vllasa dhe zavndësi i tij Salih Hoxha u kërkua që konfidentët të likvidohën sa më shpejtë, sepse ata ishin lidhja më e egër në mes pushtetit për të cilin punonin dhe popullit që po vuante prej tyre, sepse ata paguheshin dhe ishin kudo të pranishëm.
Në lidhje me mbarvajtjën e Kuvendit të Murgullës duhet theksuar se gjatë dhjetë (10) ditëve sa zgjati kuvendi, familja e Osman Monollit ishte garancion që delegatët të ushqehën mirë, që të ndihën të sigurtë, dhe të mos mendojnë se nga Kuvendi do të rrjedh ndonjë informatë deri te konfidentët ose stacionet e xhandarëmërisë.
Kongresi i Tretë i Xhemjetit në Shkup, më14-18 prill 1922
Kongresi i Tretë i Xhemjetit e shqyrtoi veprimtarinë politike nga Kongresi i dytë. Referent për këtë temë ishte Aqif Blyta. Ndërsa, për pozitën e rëndë të popullit foli Ferat Draga, referatin e të cilit e botoi “Hak” në tërësi, pa asnjë ndërhyrje. Ferat Draga, do të kërkojë që nga Pazari i Ri e deri në Strugë, nga Prizreni e deri në Kuamnovë të punohet për hapjën e shkollave shqipe, sepse shqiptarët janë kthyer në analfabet, për faktin se po shkuan në shkollat serbiane, ata ishin të detyruar të bëjnë kryq dhe ta këndojnë hymnin serbian që në ditën e parë të shkollimit.
Kongresi kërkoi nga Ferat Draga, Aqif Blyta dhe Sheh Sadedini që ta forcojnë propogandën kundër shpërnguljës në Turqi. Njëherit u kërkua që pushteti ta ndalë terrorin që po e zbaton me rastin e bastisjeve kinse po çaramatoset populli. U kërkua që lidhjet me Komitetin e Kosovës të mbahën përmes Mulla Ahmet Shtimës dhe Azem Bejtë Galicës. (shiqo: Hak, 18 prill 1921, Fjalimi i Ferat Dragës).
Kongresi e shtroi çështjën e sielljës së deputetëve në Parlamentin e Mbretërisë SKS. U kërkua që ata guximshëm t` i paraqesin gjendjet në teren në viset shqiptare. Posaqerisht u kërkua që Çështja e kolonizimit të nderpritët dhe Komsari për kolonizim me seli në Mitrovicë të largohet nga Kosova.
Kongresi i Katërt i Xhemjeti në Shkup, më 20-29 janar 1923
Debati kryesor në Kongres ishte mobilizimi i shqiptarëve për të marrë pjesë në zgjedhjët parlamentare më 18 mars 1923, për kuvendin e Mbretërisë SKS. Në bazë të dokuementeve mësojmë se në zgjedhjet e 18 marsit u zgjodhën 14 deputetë në parlamentin jugosllavë. Ata ishin: Aqif Blyta (Pazari i Ri), Qamil Jashari (Tetovë), Qamil Osmani (Shkup), Qenan Zija (Manastir), Dervish Shkejadini ( Beranë), Ferat Draga (Zveçan), Haxhi Xhemail Agushi (Prishtinë), Halim Beg Deralla (Tetovë), Hashim Shukri Mustafa (Shkup), Nazim Gafurri (Prishtinë), Rifat Rushiti (Mitrovicë), Sadedin Rushiti (Manastir), Salih Jusuf Hoxha (Llap), Shaban Mustafa (Vushtrri). Siç shihet trevat e Gjilanit, Kumanovës, Ferizajit, Prizrenit, Gjakovës dhe krahina e Drenicës nuk arrijtën të zgjedhin delegatë brenda Xhemjetit, për faktin sepse votat iu ‘dhurun” partive shtetëformuese: radikalëve dhe demokratëve serbianë.
Kongresi mori vendim që çështja e kolonizimit të nderpritët një orë e mëparë, sepse vset shqiptare nuk mund të sllavizohën duke ua grabitë shqiptarëve pronat e bukës dhe kullotat e malet për nevoja elementare. Kongresi punën kryesore e përqëndroi që të punohet që jeta e shqiptarëve të sigurohet se nuk do të sulmohën pa asnjë shkak, se nuk do u grabitët: ushqimi në maxhe dhe gruri, elbi e misri në ara. U theksua se vset shqitare janë pa rrugë, pa asnjë lidhje me qytetet-qendrat adminsitrative. U theksua se pushteti po instalon stacione të xhandarmërisë aty ku nuk kanë ekzistuar kurrë. Ndërsa nuk ka ndertuar deri me tash (1923) asnjë shkollë, asnjë rugë apo urë mbi lumej.
Kongresi i Pestë i Xhemjetit në Shkup, më 25 korrik 1924
Derisa po mbahej kongresi i Xhemjetit në Shkup, Drenica ishte rrethuar me ushtri e xhandarmëri, me qëllim që të likvidohët Azem Bejta dhe lëvizja e armatosur e tij. Ky aksion vinte nga dy kahje: njëra ishte jugosllave dhe drejtohej nga Nikolla Pashiqi, kurse kahja tjetër vinte nga Ahmet Zogolli i cili pasi që e kishte organizuar vrasjën e Avni Rrustemit, pas rrebelimit popullor (Zogolli) ishte arratisë në Jugosllavi. Nga Beogradi Ahmet Zogolli do ta nxitë pushtetin parafashist serbian që t` i ndermarrë të gjitha masat e ta NDALOJË gazetën “Hak” si dhe Xhemjetin si parti politike. Njëherit do të bërën të gjitha përgatitjët që të likvidohët Bajram Curri, pasi që në dhjetor 1924 Ahmet Zogolli me ndihmën e jugosllavëve ishte kthyer në fronin e Tiranës. Në këto rrethana partia e vetme shqiptare në Jugosllavi do të ndalohët, por do të ndalohet edhe gazeta Hak e cila i botinte të gjitha pazaret e Nikolla Pashiqit dhe Ahmet Zogollit. Kështu “Hak” do të informojë se: “pazari esencial i kthimit të Zogollit në fronin e Tiranës, duke e larguar Fan Nolin nga froni ishte ky:1. Që në Shqipëri xhandarmërinë ta organizojë Jugosllavia; 2. Që Ministër i punëve të mbrendëshme në Shqipëri të zgjidhet Ceno Beu; 3. Që minjera e Pukës të i jipet Jugosllavisë si koncesion; 4. Që një rrugë hekurudhore t` i jipet Serbisë në vijën Prizren- Shën Gjin; 5. Që mali Tarabosh dhe Shën Naumi t` i falën Nikolla Pashiqit, si shpërblim për mbajtjën e suitës Zogollit në Beogard (korrik-dhjetor 1924). Këto informata me urdhër të Ferat Dragës dhe Aqif Blytës i botoi gazeta “Hak”, por edhe u diskutuan në Kongresin e Xhemjetit në Shkup. Ato pikae si projekte i kishte nxierr nga konfidentët shqiptar Halim Bej Deralla.
Kongresi do ta shqyrtojë në komision special por edhe në forum projekt Peticionin e Hasan Prishtinë, Bedri Pejanit dhe Bajram Currit për Shoqatën e Kombeve në Gjenevë, dokument ky që pas shumë amalizave në Shkodër dhe Shkup iu dergua Gjenevës Shoqatës Kombeve më 1925. (shiqo: AJ. S. 14.K.18. “Arrnauti i njohovo kretanje u nasem sistemu, Beograd 1924, Shqiptarët dhe lëvizjet e tyre në sistemin tonë”, Elaborat i Qeverisë).
Xhemjeti në kongres do të debatojë lidhur me shpërnguljën si dhe metodat perfide të kolonizimit të Kosovës me sllavë. Kështu me iniciativë të Aqif Blytës do të debatohët për tentim vrajet e Nazim Gafurrit, Ferat Dragës, Bajram Ajvazit, Sheh Sadudinit dhe patriotëve tjerë.
Është e njohur se viti që duhej të mbahën zgjedhjët parlamentare në Mbretërinë SKS, i gjeti shqiptarët me Xhamjet-Hak të ndaluar si dhe disa vrasa politike. Ky element i ri politik do ta detyrojë kryesinë e Xhemjetit, që të kaloi në ilegalitet.
Xhemjeti organizatë e ndaluar dhe veprimtaria politike ilegale 1925-1941
Jetën politike ilegale të Xhemjetit do ta përcjell gjatë viteve 1925-1941 vrasjet politike si: Vrasja e Bajram Currit më 1025, për të cilën Beogradi i kishte paguar 100 000 dinarë; Vrasja e Nazim Gafurrit më 1928, për çka Bozha Maksimoviq Kundak si kryetar Qeverie me urdhër të mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq i kishte paguar 150 000 dinarë; vraja e At Shjefën Gjeqovit më 1929 për çka qeveria e Beogradit i kishte paguar rrietit Zogolloviq 200 000 dinarë. Ndiekje e tre priftërinjëve shqiptar: Gjon Bizaku, Shtjefën Kurti dhe Luigj Gashi, për çka nxënja e tyre ishte vlerësuar për 150 000 dinarë më 1930; Vrasja e Milan Shufllajit në Zagreb më 1931, për çka ishin paguar 250 000 dianrë; Vrasja e Hasan Prishtinë më 1933 për çka pushteti kishte paguar 300 000 dianrë. Më në fund organizatorin kryesor të këtyre varsjeve Aleksandër Karagjorgjeviqin do ta goditë plumbi bullgaro-shqiptar në Marsej, më 1934. Por, me këtë atentat nuk do të mbyllën vrasjet dhe ndiekjet ndaj shqiptarëve.
Pushteti në planin Jugosllavi –Turqi më 1933 në dhjetëvejtorin e Konferencës Llozanës (1923-1933) do ta përgatitë Konventën për “këmbim të popullsisë”, sikurse thuhej në Marrëvehjën e Llozanës më 1923. Por me që Jugosllavia nuk kishte popullsi në Turqi, konventa më 1934 u zavendsua që të jetë si shembull Marrëveshja Turqi-Rumuni, që do të thot shpërngulje të shqiptarëve me detyrim në një drejtim. Me që edhe kjo marrëveshje nuk dha rrezultate, Mbretëria Jugosllave (1929-1941) do të i filloi aksionet me organet e Ankaras që mbi 1 000 000 shqiptarë deri më 1944 të deportohën në Anadolli në Vualjetin Mysh. E tërë kjo politikë serbiane do përcillet nga Xhemejti si parti politike ilegale, por që dokumentët do të mbesin, dhe pas vitit 1941 do të botohën në gazata të ndryshe në shqip dhe gjuhë tjera evropiane.
Kështu shkruan në dokumentët ilegale të Xhemjetit më 5 janar 1934 se ishte mbajtur një tubim ilegal në Prishtinë. Aty do të agazhohën personalitete shqiptare që për çdo rreth ku banonin shqiptarët të oraganizohët populli, që mos të shpërngulët me asnjë çmim; që populli t` i rrezistojë agrarit të ri që do të thot kolonizimit; që të njihet Shoqata e Kombeve se Ligji serbian e kishte paraparë që çdo familje shqiptare t` i ketë vetëm 0, 40 ari pronë.
Në lidhje me faktin se Millan Stojadinoviq (1935-1938) e kishte korruptuar Ismet Ynein dhe Xhelal Bajarin, në koleksionin e Ruzhdi Arasit (M. P. J i Republikës Turke) lexojmë se më 1938 tre (3) antarë të “Klubit Kulturor Serbian”, do të qëndrojnë në Stamboll dhe Ankara për të bërë pazare lidhur me çështjën shqiptare. Për këto pazare 500 000 dianrë ishin paguar vetëm që të fillojë aksioni për përpilimin e Konventës Jugosllavo-Turke, për Deportimin e Shqiptarëve në Anadolli. Nëse lexohet me kujdes konventa vrehet se aty nuk ishin të paraparë të detyrohën për t` u shpërngulur Boshnjakët, por vetëm shqiptarët, sepse Mbretëria Jugosllave i përmbehej sskenarit të vjetër Evropian për një kontinent të Krishterë. Aty vetëm shqiptarët, vizatohën se janë popullsi Islame, por në asnjë pjesë të dokumentit nuk përmendën boshnjakët. Pra, Konventa e 11 korrikut 1938 ishte një atentat ndaj shqiptarisë, që në realitet duhej të sherbente si “hyrje” në ndarjën e Shqipërisë, akt ai që u përgatit nga Ivo Andriq (djal jashtë kurore i një muslimani boshnak) dhe Stevan Moleviq, advokat.
Si përfundim, Xhemjeti si organizatë legale i llogariste si antar të saj edhe ata që ishin aktivizuar në radikal dhe JRZ. I tillë ishte rasti i Beqir Vocës i cili në Parlamentin e Jugosllavisë më 1937 i zbuloi pazaret serbe me Turqinë në parlamnet. Me fjalimin e tij Voca e dridhi opinionin Evropian duke cituar viershën e Aleksa Shantiqit: “Rrini këtu dielli i qiellit huaj, Nuk do ju nxje ashti si ju nxen këto, të idhëta janë atje kafshatat e bukës, ku tëndinse ke dhe vllai të mungon”.
Bota e civilizuar Perendimore përmes djalit të Mehmet Spahos dhe Rifat Burgjeviqit, do ta kuptojë se Xhemjeti punon ilegalisht dhe se nuk pajtohet me asnjë çmim me pushtetin pro nazifashist të Beogradit nga vitët 1935-1941. Siç është e njohur Beqir Voca, u vra në pabesi më 1941 nga ORJUN-a dhe SRNAO, organizata këto puro fashiste serbe.
Xhemjeti më 1941 do të konvertohët në dy degë kundërshtare: Lidhje popullore shqiptare dhe Nacional Demokratike shqiptare (Besa Besë). Ndërsa themeluesit e tij do të pasivizohen ose do të merren hapur me zgjimin nacional shqiptar për të mbetur në luftë për çlirim dhe bashkim.