Për deputetët që nuk ishin në gjendje të konstituonin Kuvendin pas 54 tentativave, duhet të ketë ndëshkim

Për deputetët që nuk ishin në gjendje të konstituonin Kuvendin pas 54 tentativave, duhet të ketë ndëshkim
Për deputetët që nuk ishin në gjendje të konstituonin Kuvendin pas 54 tentativave, duhet të ketë ndëshkim

Florim Zeqa

  • 29 July 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa

Pas dështimit të 54 tentativave për konstituimin e Kuvendit, zyrtarisht ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon çfarëdo veprimi nga deputetët deri më datën 8 gusht 2025.

 

-Për deputetët që nuk ishin në gjendje të konstituonin Kuvendin pas 54 tentativave, duhet të ketë ndëshkim ligjor me heqje të mandatit politik për dështim të qëllimshëm sistematik, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet që burojnë prej saj.

Subjektet politike po i përdorin vendimet e Gjykatës Kushtetuese si alibi për të zvarritur krizën, ndërkohë që qytetarët mbeten peng i një klase të papërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme politike.

Që nga fillimi i seancës konstituive, ishte vërejtur qartë qëllimi i subjekteve politike për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, duke e kthyer Kuvendin e Kosovës në arenë të sabotimit të qëllimshëm politik, duke u tallur me qytetarët për mbajtjen, gjegjësisht për marrjen e privilegjeve pa meritë dhe pa përgjegjësi, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

Deputetët e kësaj legjislature, pa dallim, e kanë humbur legjitimitetin dhe të drejtën e përfaqësimit të interesave të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Kushtetuesja, siç ia vendosi ‘drynin’ Kuvendit përkohësisht, ashtu duhet edhe t’ua marrë mandatet e deputetëve të kësaj legjislature përjetësisht, si e vetmja zgjidhje e drejtë për të ndëshkuar sabotuesit dhe bllokuesit e institucioneve shtetërore.

Besimi në Zot dhe në drejtësi do të thotë shpresë për qytetarët!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".