Politikat e konfrontimit, pa mbështjetje në të vërtetën e dërgojnë një vend në izolim

Politikat e konfrontimit, pa mbështjetje në të vërtetën e dërgojnë një vend në izolim
Politikat e konfrontimit, pa mbështjetje në të vërtetën e dërgojnë një vend në izolim

Skender Mulliqi

  • 04 August 2025 - 11:55

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Politikat që bazohen në logjikën e konfrontimit , pa mbështetje të vërtetës dhe një strategjie afatagjate , e dërgojnë një vend në izolim.Nuk patem po thuaj asnjëherë strategji poltike, ekonomike dhe strategji të tjera që do të na dërgonte si shtet dhe popull kah e mira.Nuk u tregua dhe nuk po tregohet vullnet politikë për të mbrojtur vlerat shtetërore dhe kombëtare .Braktisja e vlerave është barazi më ndjenjën e tradhëtisë dhe të braktisjës të intreresave të popullit. Mundohem të jem e sinqertë në paraqitjet e mia publike sepse besoj se kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur autenticitetin. Në kohën pas luftës, rinovimi u përqendrua kryesisht në meremetimin e shtëpive të djegura nga flakët e luftës, si dhe në ndërtmin e infrastrukurës.Lufta la pasoja dhe trauma të mëdha e në mesin e shqiptarëve.

Dhe, kjo pyetje dhe shumë të tjera mbeten pa përgjigje,se çfare ndodhi me përsonin apo shumë syrësh , shëndetin mendor të njerzëve që i mbijetuan solldateskën shoviniste e terroroste të krykriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.Shoqëria jonë më afër politikant e pa përgatitur nuk gjeten përgjigje adekuate , ndaj nevojave të njerëzve që dolen nga lufta me përvoja traumatike.Kjo klasë politike të gjitha këto I qiten ne harresë, se u bënë profiterë të luftës. Na u desh të hidheshim nga lufta në paqe dhe të "vazhdonim të jetonim", pa hapësirë dhe mbështetje për t'u përballur me atë që mbijetuam. Dëmtimi i shpirtit nuk shihet si dëmtim i trupit, por ata që kanë kaluar nëpër atë formë dhimbjeje e dinë se mund të jetë po aq e rëndë, nëse jo më e rëndë. Njerëzit u neglizhuan, stigmatizuan dhe u margjinalizuan . Dhimbja e tyre njihet vetëm deri në një pikë të caktuar, duke përfunduar këtu.U mohuan nga pushtetarët grabitqarë edhe të drejtat elementare njerëzore dhe të atyre që dhanë jetën dhe gjymtyrë të trupit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia okupatore.Paragjykimet politike dhe paraqitjët e rreme në opinion , si dhe mungesa e njohurive mediatike apo të qëllimshme ,e shtrembëruan formësimin e realitetit tonë në Kosovë.Shpesh mediet tona të kontrolluara nga partitë politike dhe qarqët e ndryshme biznore , si dhe dezinformimet ,shmangën përgjëgjësinë ndaj ndërtimit si duhet të shtetit, si dhe ndaj publikut të gjerë.Dhe, kur kemi parasysh paraqitjet e fenomeneve negative siq janë korrupcioni, krimi i organizuar , klintelizmi e forma të tjera deformuese, nuk është aspak qudi së patëm deri më sot kriza politike dhe institucionale, siq është tash edhe kjo e fundit.Zgjidhjen e këtyre problemeve imediate për të bërë shtet normal, ligjor dhe demokratik rrallë apo kurrë nuk u vu rend të ditës në Kuvendin e Kosovës.Nuk i vunë se ishin të zënë më punë hajnish , dhe të shumë keqëpërdimeve të tjera shoqërore dhe politike.Shuma të mëdha parash dhe të përfitimeve shkuan në xhepat privat .Nuk u respekuan ligjet ku një pjesë e madhe të njerëve të politikës u ngritën mbi ligjet në fuqi.Këto janë të dhëna të mjaftueshme për ti përjashtuar nga jeta politike të gjithë ata që i kontrubuan gjendjes jo të mirë në Kosovë.A nuk e vërtetojnë ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës katercipërishtë këtë.Shteti mbahët në këmb të shëndosha më njerëz të ditur siq e kam thënë shpesh, të zgjuar , të përgjegjshem dhe me moral të fortë.Vetëm kështu mund ta ruajmë shtetin dhe ti dërgojmë proceset e ngecura përpara…


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".