
Kujdesi për shtetin bëhët nëse vlerësojmë dijën, dashurinë, butësinë, vëmendjen…


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Njeriu duhet të mësohet të ruaj më të vlefshmen .Të ruajmë nderin, dashurinë, moralin dhe dinjitetin . Sikur në Kosovë këto virtyte bazike janë harruar.Ulje ngritjët për njeriun gjatë jetës janë të dhëmbshme, por edhe krenare.Arsye pse jeton njeriu, është të gjënë rrugën e duhur të jetës.Nese e bëjmë këtë mund të thëmi se kemi bërë diqka gjatë rrugëtimit tonë jetësor.Njeriu ka gjera për të cilat mund të flasë dhe të cilat kanë rëndësi , për miqësinë , për butësinë, për ndershmërinë.Për faktin së nuk ka gjë më të vlefshme se marrdhëniet që i ndërtojmë.
Duhet të mësohemi të përqafojmë njeri-tjetërin, të jemi mbështetës të njëri-tjetrit.Miqësia është ajo që zgjatë jetën, zvoglon poroblemet, ulë stresin, shëron shpirtin nga të ligat.Njeriu duhet të jetë I zgjuar , i arsimuar , një rrefimtar i shkëlqyer, sepse ai di si ti jap formë një historie.Kjo është shumë e rëndësishme gjatë rrugëtimit tonë jetësor.Pra, imagjinoni një botë ku suksesi matet me numrin e marrëdhënieve të ngushta, të ndershme dhe të sigurta që keni.Imagjino një shoqëri ku nuk ke nevojë të pretendosh të jesh i fortë për t'u respektuar. Në të cilën vlerësohet ai që di të dashurojë, jo ai që di të dominojë.Nëse motivohemi vetëm nga fitimi, krijojmë një botë në të cilën askush nuk është kurrë mjaftueshëm i suksesshëm. Në të cilën gjithmonë e krahason veten me atë që ka më shumë. Këtë koncept të mendimit e patën shumë njerëz të politikës të pas luftës.I harruan shumicën duke vrapuar pas pasurimeve të pa ligjshme.Nuk zgjodhen metoda dhe mjete për ti realizuar qëllimet zhvatëse e përfituese.U larguan nga etika dhe morali politik dhe njerëzor.Krijuan karrierë në kurriz të popullit pa asnjë bazë.E varfëruan Kosovën dhe popullin e saj, të cilët vuajtën për 45 vite nën sundimin e egër të shovinizmit serbosllavë.Po drejtojnë kompani të mëdha duke fituar miliona, kur në anën tjetër kemi një përqindje të madhe të qytetarëve të cilët po jetojn dobët, po bëjnë jetë të pa lumtur.Këta po ndjekin numra shumash përfituese . Nuk u interesuan të krijojnë , të ndërtojnë historitë tona të pas luftës.Dhe, çfarë tjetër ka për të shtuar?Të investojmë në mardhënie.Të kujdesemi për shtetin , që nuk po kujdesemi mirë.Por nëse vlerësojmë dashurinë, butësinë, vëmendjen, kujdesin, atëherë ndoshta kemi një shans. Mendoj se të gjithë e kemi parë dhe e kemi kuptuar këtë në muajt e fundit së çka po ndodhë në Kuvendin e Kosovës.Kuvendarët nuk po japin mësime për të mirë së vetë nuk janë të arsimuar.
Po të ishin do të kishim një situatë politike shumë më ndryshe, më pozitive.Po përqojnë mesazhe shumë të keqia të rina jonë.Ata kan harruar se janë në Kuvend për të tjerët.Kjo botë nuk shpëtohet nga pushteti, as nga fama, as nga paratë-por nga dashuria.Nuk kemi strategji dhe për avansim të proceseve zhvillimore.Kjo nuk bëhët më njerëz , të cilët po na fusin në vështirësi përditë e më shumë .Për të pasur suksese si në familje dhe më gjërë , një përson duhet të jetë i mirë çdo ditë.Të jetë partner apo jo…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".