
Lexoni edhe:
Nëse partitë nuk i përmbahen thirrjes së BE-së për të përfunduar konstituimin e Kuvendit, pasojat për Kosovën do të jenë të mëdha
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Pasojë s’mund të ketë përveç atyre të marrëveshjeve ndërkombëtare që kërkojnë miratim nga Kuvendi për fondet, pasojat tjera mund të jenë investive, pra kryesisht dëmet janë ekonomike, që mjaftojnë edhe po të mos ketë pasoja politike, pra Kosova mund të ketë pasoja ekonomike, ato politike janë ekstra që Kosova nuk ka përfaqësim popullor në Kuvend.
-Është çështje e tyre pse rezistojnë apo kritikojnë gjykatën, nuk ka kurrfarë fobie për atë punë, të gjithë e dinë që gjyqtarët janë bërë me marrëveshje nga partitë politike, dhe se ata gjithmonë kanë përfaqësuar parti në gjykatë. VV s’ka qenë e aftë të çojë edhe ajo në gjykatë që shkon me bekim të tyre. Në Gjykatën Kushtetuese ka anëtar që para se të zgjidhen kanë punuar në prokurim, ka pasur gjyqtar që janë marrë me pranimin e dokumentacionit teknik nëpër ambasada, pra asnjëherë kjo gjykatë nuk ka pasur anëtar profesional.
Kjo ka pak rëndësi, VV ka të drejtë propozimi kënd të dojë, pra VV nuk mund të kënaq apo të plotësojë dëshirat e opozitës, është çështje e tyre kënd propozojnë, me rëndësi është me pasur vota.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".