
Lexoni edhe:
VV-ja, si fituese e zgjedhjeve, mban përgjegjësinë për të propozuar një kandidat të ri
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Nëse partitë parlamentare injorojnë thirrjen e Bashkimit Evropian për kompromis, Kosova rrezikon të hyjë në një bllokadë tjetër institucionale të zgjatur. Kjo do të pengojë funksionimin normal të Kuvendit dhe formimin e qeverisë si dhe ulë besueshmërinë e vendit tek partnerët ndërkombëtarë.
VV-ja, si fituese e zgjedhjeve, mban përgjegjësinë për të propozuar një kandidat të riLexoni edhe:
-Po ashtu ngadalësojnë procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e reformave, si dhe krijojnë pasiguri politike që mund të ndikojë edhe në ekonominë vendore dhe sigurinë shoqërore.
Si përket kundërshtimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga VV, konsideroj se është e drejtë demokratike e çdo partie të mos pajtohet me një vendim gjyqësor, por kur një institucion si Gjykata Kushtetuese etiketohet si “arbitrar”, ku rrezikohet dhe minohet autoriteti institucioneve të pavarura. Pastaj rritet polarizimi politik dhe social në vend, duke dërguar mesazh i dobët tek partnerët ndërkombëtarë për stabilitetin institucional në Kosovë.
Ndërsa përjashtimi i Albulena Haxhiut nga kandidatura për kryetare të Kuvendit mund të shihet si manovër politike nga PDK, LDK dhe AAK për të dobësuar Vetëvendosjen dhe për të kontrolluar drejtimin e Kuvendit. Kjo logjikë po shtyhet prej opozitës për të ekspozuar partinë në pushtet sidomos kur e dijmë se në prag i kemi edhe zgjedhjet lokale. Pra, ka pretendim negativ edhe prej krahut opozitar, sidomos duke qenë në dijeni për misionin e tyre të kahershëm, zhvatjen e aspektit financiar. Dhe krejt në fund, mosarritja kompromisit politik rënd dëmton e drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, dhe kundërshtimi i vendimeve të gjykatave me gjuhë të ashpër rrezikon klimën demokratike, dhe përjashtimi i një kandidati mund të jetë njëkohësisht strategji politike dhe veprim i justifikuar nga interesat e stabilitetit parlamentar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".