Jo vetëm BE, por edhe çdo shqiptar është i befasuar nga papërgjegjësia e deputetëve

Jo vetëm BE, por edhe çdo shqiptar është i befasuar nga papërgjegjësia e deputetëve
Jo vetëm BE, por edhe çdo shqiptar është i befasuar nga papërgjegjësia e deputetëve

Nue Oroshi

  • 14 August 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Konstituimi i Parlamentit të Republikës se Kosovës është e drejt Kushtetuse që duhet ta bëjnë deputetët e zgjedhur të Parlamentit të Republikës se Kosovës. Jo vetëm Bashkimi Evropian por edhe çdo shqiptarë është i befasuar nga papërgjegjësia dhe mosserioziteti i deputetëve tanë shqiptarë.

 

 

-Unë mëndoj se thirrja e Bashkimit Evropian është një thirrje miqësore dhe shumë përmbajtësore për faktin se e ka parë se deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës konstituimin e Parlamentit e kanë marrë sikurse ta konstituojnë ndonjë nëndegë apo degë të partive të tyre. Kanë harruar se kanë marrë votat nga populli.Vonesat në themelimin e institucioneve të Republikës se Kosovës e cila për momentin është në anarki pa parlament dhe pa qeveri, do ti kushtojnë shumë rëndë Kosovës në aspektin financiar.

Janë humbur qindra miliona euro.Pasojat do të jenë shumë të mëdha edhe në shumë aspekte kur asnjë biznismen serioz nga Evropa dhe Amerika nuk vjen të investoj në Kosovë.Askush nuk i gjuan mjetët për të investuar në një shtet ku nuk ka stabilitet politikë.Ku nuk ka Parlament, ku nuk ka as qeveri dhe ku edhe Presidentes ju ka afruar përfundimi i mandatit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".