
Lexoni edhe:
Mungesa e deritanishme e kompromisit solli përmbysjen e rendit kushtetues të Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Problemi qëndron në faktin se partitë tona politike nuk e shohin njëra-tjetrën si kundërshtare politike, por si armiq. Harrohet se pas çdo zgjedhjeje, partitë politike në një sistem demokratik duhet së bashku të formojnë institucionet e Kosovës. Personalisht, shpesh e kam theksuar gjatë analizave dhe shkrimeve për çështje politike se fushata elektorale për partitë tona zgjat katër vjet. Që nga përfundimi i zgjedhjeve e deri në ardhjen e zgjedhjeve të reja, ato vazhdimisht janë në fushatë. Harrojnë se detyra e tyre është të qeverisin me shtetin.
Mungesa e deritanishme e kompromisit solli përmbysjen e rendit kushtetues të KosovësLexoni edhe:
-Me këtë dua të them se partitë tona politike duhet të zbusin armiqësitë mes tyre dhe të angazhohen për ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Mendoj se faji është i dyanshëm. Nga njëra anë, Lëvizja Vetëvendosje duhet ta kuptojë se nuk ka shumicën për të themeluar institucionet e Republikës së Kosovës dhe se pa një marrëveshje politike, ato nuk mund të formohen. Nga ana tjetër, ish-partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Nisma – duhet të jenë të qarta dhe të vendosura. Ato duhet t’i japin votën kandidatit të VV-së për kryetar të Kuvendit, edhe nëse ai është sërish Albulena Haxhiu, dhe betejën politike ta zhvillojnë për formimin e Qeverisë.
Nëse nuk dëshirojnë të hyjnë në koalicion me VV-në, atëherë le t’i japin asaj mundësinë të shfrytëzojë afatin prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë. Nëse ajo dështon, partitë e tjera le të përpiqen ta formojnë qeverinë brenda 10 ditëve të mbetura.
Partitë politike shqiptare në Kosovë duhet të jenë të vendosura në qëndrimet dhe vendimet që marrin. Nuk mund të funksionojë politika me “i thashë – më tha”, apo “e bëjmë – s’e bëjmë”. Politikani, pa marrë parasysh cilës parti i takon, duhet të jetë gjithmonë i gatshëm të marrë vendime. Është e natyrshme që jo të gjitha vendimet do të jenë të lehta apo të pëlqyeshme për partitë, por më e rëndësishme është që ato vendime të jenë në të mirë të shtetit të Kosovës dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".