Zeqiraj: E keqja ka ndodhur, Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët!

Zeqiraj: E keqja ka ndodhur, Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët!
Zeqiraj: E keqja ka ndodhur, Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët!

Idriz Zeqiraj

  • 19 August 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj

Saga kuvendore është ende larg dhe shanset për fundin e saj nuk janë shpresëdhënëse. Pjesërisht, rrjedhojat negative janë shpërfaqur, qoftë në aspektin material, ekonomik dhe më shumë në imazhin dinjitar e moral. BE-ja, në vend të "këshillimeve" paushalle, gjithnjë, për të bërë zgjidhje të shpejta, qofshin ato edhe hiç parimore, të shoqëruara me shantazhime, ashtu siç ngulmon edhe me kërkesën absurde për bërjen e Asociacionit, në favor të Serbisë. Edhe me këtë rast është në të kundërtën e vullnetit të shqiptarëve të Kosovës dhe të atyre botërorë.

 

 

-Blofi që bëri BE-ja, kur e cilësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si "sqarim të rëndësishëm", dëshmon për katrahurën dhe mjegullnajën e saj, duke u thirrur artificialisht në "kompromiset e nevojshme", edhe pse është rreshtuar gabimisht përkrah opozitës PAN-iste destruktive! Kjo konfirmohet edhe me faktin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është mirëpritur nga opozita, ndërsa është kritikuar nga pozita. Ndërkohë, LVV shkon edhe më larg, duke e konsideruar "vendim arbitrar". Përkundër, subjektet PAN-LDK-AAK e vlerësojnë si "fitore kushtetuese".

Gjykata ende nuk e ka bërë të njohur aktgjykimin e plotë të Kushtetutës. Ndërkohë, hamendësimet janë të shumta për pasojat e mundshme që priten, nëse nuk arrihet konstituimi i Kuvendit, respektivisht, zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Hezitimi, ngurrimi dhe belbëzimi i Gjykatës Kushtetuese, të kapur nga PAN-i kriminal, vazhdon të bëjë "fizkultura" me llafologji boshe, duke i ikur të vërtetës për mënyrën e votimit, edhe pse Kushtetuta e shpjegon qartazi: "Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit bëhet me votim të hapur, të fshehtë dhe forma të tjera". Të gjitha interpretimet tjera janë broçkulla, përrallëzime turpëruese për një institucion të lartë shtetëror, siç është Gjykata Kushtetuese.

Interpretimi që Gjykata Kushtetuese i bën Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me mënyrën e votimit të kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, është skandaloz. Të thuash se vetëm votimi i hapur është i drejtë e ligjor, por jo edhe votimi i fshehtë, është shkelje e rëndë që i bëhet interpretimit paushall dhe hiç ligjor të Kushtetutës.

Tashmë, e keqja ka ndodhur. Gjykata Kushtetuese ka shkelur Kushtetutën, madje me të dyja këmbët! Dihet, "prej si ka mbi lisi", votimi i fshehtë ka pasur prioritetin, parësinë. Dhe vetë votimi ka lindur mbi bazën e votës së fshehtë. Hileqarë e zuzarë e kanë degraduar, degjeneruar dhe kriminalizuar votimin bazik, votimin e fshehtë, duke e shpikur formën e çoroditur, krejt të padrejtë, hiç reale votimin aklamativ, fiktiv, të rrejshëm, me ngritje dore pra, votimin e hapur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".