
Strukturat politike të ngurtësuara, të kalbura ose gjysëm të dekompozuara nuk ofrojnë stabilitet


Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Në Kosovë që shumë vite po dominojnë njerëz të politikës , të cilët po shprehin përbuzjën e tyre për një shoqëri të organizuar mirë dhe moralisht korrekte.Pse?Sepse strukturat e caktuara politike të pas luftës në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi u lidhen më krimin e organizuar .Kurrë nuk iu interesojë korrektësia politike dhe normat e sjelljës .
Ata sfiduan të gjithë të cilët nuk ishin më ta.Madje u shërbyn edhe më kërcënime të hapura ndaj të tjerëve të cilët nuk mendojnë si ata, apo nuk i preferojnë politikat e tyre, të cilat u treguan se janë miope, janë përfituese e zhvatëse , thënë shkurt janë kriminale .Këta njerëz të caktuar në politikëbërje , krijuan mekanizma të ndryshme që të pastrojnë territoret politike nga të tjerët, duke kërkuar gjithmonë armiqë të mbredshem dhe tradhëtar të kombit. U bënë imitator të mirë të jetës duke simular arritjet e unitetit , që në fakt nuk është.Ata u ngritën mbi ligjet dhe Kushtetutën siq po vazhdojnë ta bëjnë edhe sot, duke rrezikuar kështu demokracinë dhe lirinë, por edhe sovranitetin e vendit.Edhe pse nuk jetuan në epoken e stalinizmit mirë i përvetësuan metodat stalinsite duke përdorë “dekrete” së deri ku mund të shkojnë të tjerët më kërkesat e tyre .Bosët e politikës nuk i duruan të padëgjueshmit të cilët nuk iu binden vendimeve të tyre.Një organizim i tillë politikë do të thotë që çdo vendim zbatohet në mënyrë piramidale nga lart poshtë , duke i mohuar të gjitha nismat e niveleve më të ulëta. Këta udhëheqës të partive politike dhe të institucioneve të shtetit shumë të gjatë , u treguan armiqësor ndaj atyre që kan pikëpamje tjera politike .Duke injoruar jetën reale dhe realitetin objektiv , duke projektuar një imazh të vetëm sipas projekteve të tyre , duke mohuar vlerat qenësore shoqërore dhe politike .
Nuk u interesuan që të gjitha fushat e jetës dhe të punës të janë gjithpërfshirëse më qëllim të përmirësimit dhe përparimit të saj,kur dihet së pa bashkëveprim , nuk ka përparim dhe as koncept të së ardhmes.Strukturat e tilla politike të ngurtësuara , të kalbura ose gjysem të dekompozuara nuk ofrojnë stabilitet të rrjedhave shoqërore politike të një vendi.Nevojat individuale duhet të përputhen më interesin e përgjithshem .Pamë për 20 vite ndërtimin e zymtë politik dhe shoqëror.Kosovës i duhet toleranca shumë e munguar , solidariteti dhe një sistem aksilogjik që nuk moralizon , por tregon për etikën.Të rinjët tanë ikën masovisht për perëndim për të sigurur identitetin e tyre , humbjen e dinjitetit , errësirën ekonomike që asnjë koncept nuk u përputhë më të ardhmen në vendlindjët e tyre.Bashkëpunimi midis elitave është tipari themelor që dallon një demokraci .Superioritetit i pakicës në pushtet çon në tensione të vazhdueshme dhe mundësi gjithmonë të hapura për dhunë të pakufizuar.Politikanët më logjikë retrograde po promovojnë si diçka normale dhe të vetëkuptueshme, dhe ata mbeten në pushtet, të rrethuar nga mbështetja e tyre mediatike.Në Kosovë dhuna po përcëptohet si diqka normale dhe e lindur për mentalitetin kombëtar.Kështu do të marrim mandatin e ardhshëm dhe do të kënaqim nevojën tonë varësie për pushtet dhe ushtrimin e çdo lloj pushteti politik dhe shoqëror. Kur i përvetëson këto sisteme vlerash, çdo statistikë të tregon se je më i keqi dhe më i mjeri.Na krijuan ndjenja të ankthit dhe të shpresës së humbur.Po bllokojnë çdo veprim që shpresa të zgjohet, që të mbetemi gjithmonë të poshtëruar , që është normale që të vjedhin, se ndershmëria dhe morali sipas tyre nuk japin fryte.Edhe për sa kohë do të jemi të ekspozuar ndaj këtij pushtimi propagandistik të pavlefshmërisë , mos gjallërimit dhe mos progesivitetit të duhur shoqëror dhe politikë mbetet të shihet…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".