
Lexoni edhe:
Shabani: ZRRE ka vepruar pa plan dhe pa dialog të thelluar me komunitetin e biznesit
Shkruan: ANALISTI- Isuf Bajraktari
Vetëvendosja u ngrit si parti e shpresës. Për vite të tëra, ajo ishte zëri i qytetarëve të zhgënjyer nga manipulimet, bllokadat dhe pazaret e partive të vjetra. Albin Kurti u prezantua si udhëheqës që do ta kthente politikën në moral dhe Kushtetutën në ligj të shenjtë.
Shabani: ZRRE ka vepruar pa plan dhe pa dialog të thelluar me komunitetin e biznesitLexoni edhe:
-Por sot, kur është në pushtet, pamja është tjetër. Rasti i kryesuesit Avni Dehari e tregon më së miri këtë kthesë: nga shpresa e djeshme tek arroganca e sotme. Duke përsëritur votimin e fshehtë për kryetar Kuvendi disa herë, ai e tejkaloi qartë kompetencën. Kushtetuta është e qartë votim i hapur, tri herë për kandidatin e njëjtë dhe pikë. U desh ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për t’ia rikujtuar shumicës se rregullat nuk janë opsionale. Ky nuk është gabim teknik, por shenjë e një mentaliteti: bindjes se Vetëvendosja është e vetmja që ka të drejtë të qeverisë, dhe se çdo pengesë është padrejtësi ndaj saj.
Dikur LVV e quante Kushtetuesen “vegël të pushtetit”. Sot, kur gjykata i ndalon manovrat e veta, retorika e saj është e njëjtë si e atyre që dikur i kritikonte. Kosova këtë film e ka parë edhe më 2014, edhe më 2020. Tani është radha e Vetëvendosjes që të bjerë në grackën e pushtetit. Nëse nuk propozon kandidat konsensual, Kuvendi ngec dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja. Jo për shkak të boshllëqeve ligjore, por për shkak të arrogancës politike. Shpresa e djeshme, arroganca e sotme: kjo është pasqyra ku Vetëvendosja rrezikon të mbetet. Dhe qytetari, arbitri i vetëm i demokracisë, nuk harron. Ai e jep mandatin, por edhe e merr. Dhe arrogancën nuk e fal kurrë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".