
Samiti i Alaskës, ofertë serioze për koekzistencën paqësore botërore


Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Edhe pse në Samitin e Alaskës midis presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin nuk u arrit asnjë marrëveshje për ndalimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, kjo nuk nënkupton se diplomacia paqësore midis Uashingtonit dhe Moskës zyrtare ka mbyllur Samitin e Alaskës së datës 15 gusht 2025. Përkundrazi, Takmi i Trumpit me Putinin në Alaska ka hapur “portën kryesore” të vazhdimit të negociatave dypalëshe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, me qëllim të “ringjalljes” së Detantit ndërmjet fuqive të mësha botërore të viteve ’60 të shekullit XX, kur presidenti i Francës (Gjenerali) Charle de Gaulle promovoi doktrinën e politikës së jashtme paqësore të Francës Detante, Entante and Cooperation: “ From the Atlantic to the Urals” !
Nuk ka dilemë se Samiti paqësor i Alaskës Dunald Trump – Vladimir Putin është në frymën e Detantit të dikurshëm të viteve ’60 të shekullit XX të ish-presidentit të Francës, Charles de Gaulle : “Prej Atlantikut deri në Ural” (jo vetëm deri në Ukrainë), por në mbarë vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, që ishin nën “ombrellën” e BRSS-së (Polonia, Hungaria, Rumania, Bullgaria etj.).
– Edhe pse këto shtete ishin socialiste komuniste sikurse Bashkimi Sovjetik (suprefuqi botërore). Ky sistem politiko-shoqëror dhe ideologjik i këtyre vendeve me Moskën në krye, nuk e pengoi politikën e jashtme vizionare të presidentit Charles de Gaulle, që të zhvillonte bashkëpunim ekonomik, politik, tregtar, kulturor, tekniko-teknologjik, arsimor dhe sportiv etj. (1960-1969).
Me gjithë kundërtitë dhe disonantat ideologjike politike dhe ushtarake të Paktit të NATO-s (1949) dhe të Traktatit të Varshavës (1955) të dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS) për shkak të garës së ethshme në zhvillimin e armatimit bërthamor, Doktrina paqësore e De Gaullit “DETANT, ENTENTE, COOPERATION” de fakto dhe de jure arriti, që të bëhet realitet për hapjen më të gjerë të bashkëpunimit të gjithanshëm të dy superfuqive botërore (SHBA – BRSS), duke përfshirë jo vetëm Evropën, por edhe kontinent e tjera të mbarë botës (Afrika, Azia, Amerika Latine). Kjo politikë paqësore e ish-presidentit frëng Charles de Gaull nuk ishte vetëm fitore e Francës për normalimin e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe me aleatët e saj të kampit socialst, por edhe për tërë Evropën Perëndimore, sepse procesi paqësor i Detantit të De Gaullit solli në reflektimin serioz dhe në shkallë të lartë të reduktimit dhe të kufizimit të prodhimit të arsenalit ushtarak konvencional dhe atij bërthamor të dy superfuqive botërore (1960-1969).
Në këtë mënyrë doktrina e politikës së jashtme e De Gaullit ndikoi që ta vërë në pikëpyetje dhe ta paralizojë politikën e forcës gjoja për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare vetëm me përdorimin e forcës, me luftë, me agresione dhe me shfarosje të popujve të vegjël, të kolonizuar dhe të pazhvilluar nga ana e grupacioneve të vendeve kolonialiste, të rreshtuara në aleanca dhe në blloqe të ndryshme sipas interesave të tyre kolonialiste dhe hegjemoniste për t’i shkatërruar vendet e varfëra dhe të pazhvilluara. Megjithatë, politika e forcës ngadalësoi procesin e paqes sidomos në Afrikë dhe në Azi, por nuk ia ariti që t’i shuajë përgjithmonë lëvizjet revolucionare guerile antikoloniale, çlirimtare, kombëtare për arritjen e lirisë, të pavarësinë dhe të vetëvendosjes së tyre.
Trumpi dhe Putini s’kanë pse t’i frikësohen Detanit të Alaskës
Duke qenë se Alaska është Shansi më oportun p֝ër tejkalimin e kontradiktave dhe mosmarrëveshjeve jo vetëm mes Amerikës dhe Rusisë, por edhe Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore.
Detanti i Alaskës Trump – Putin nuk është utopi, as keqkuptim, por, para së gjithash realizëm me bazë të qëndrueshme, edhe si parim, edhe si vlerë e koekzistencës paqësore, që përputhet me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, që në vend përdorimit të forcës, të agresionit dhe të luftërave granitçae të përgjakshme për të mbizotëruar botën, do të garantojë paqen dhe sigurinë kolektive të bashkësisë njerëzore në diemnsione globale.
Thjesht, me një fjalë, kuptimi i kësaj sintagme paqësore “Alaska Trum – Putin”, do të thotë, kushdo paqe , siguri, prosperitet dhe garanci për gjithë njerëzimin e këtij planeti, le t’ i bashkohet këtij samiti paqësor të Alaskës, të organizuar nga Presidenti i nderuar dhe realist amerikan Donald Trump, mbase është një shpresë e madhe për shpëtimin e njerëzimit nga shpërthimi i luftës së tretë botërore si rrjedhim i përdorimit të armëve bërthamore .
Serioziteti dhe përkushtimi përmbajtësor i takimit në Alaskë krijuan përshtypjen se ai po mbahej në “Dhomën Ovale” të Shtëpisë së Bardhë në Uashington
-Vërtet, nga ajo që pamë gjatë bisedës triorshëshe tete a tete Trump dhe Putin, la pështypje të jashtëzakonshme serioze, premtuese, të ngrohtë e miqësore në nivelin e organizimit protokollar më të lartë cilësor diplomatik të dy kryeshtetarëve të SHBA-së dhe të Rusisë, që transmetoi mesazhin e rëndësishëm mbarë botën, se Amerika dhe Rusia si dy nga vendet më të mëdha në botë janë të gatshme dhe të vendosura që të marrin përgjegjësinë si garantë kryesorë të ndërtimit,, të mbrojtjes , të ruajtjes dhe të avancimit të paqes, të drejtësisë, të demokracisë dhe të sigurisë si vlera fundamentale të rendit të ri juridik pozitiv ndërkombëtar, që burojnë nga objektivat dhe nga parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Alaska-shpresë e madhe për paqen globale
S’ka dyshim se Samiti Trump – Putin në Alaskë ka karakter historik, sepse për herë të parë pas përfundimit të luftës së ftohtë (1989) synon rikthimin në politikën e koekzistemcës paqësore dhe të kompromisit në frymën e parimeve thelbësore të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, që problemet ndërshtetërore të shqyrtohen dhe të zgjidhen me dialog dhe në frymën e detantit, jo me bomba, me raketa, me topa dhe me drone…etj. të industrisë se re luftarake të shfarosjes së njerëzimit në dimensione globale.
Prandaj, samiti i Alaskës është për t’u mbështetur si nismë e përbashkët e të dy presidentëve Trump dhe Putin, sepse pikësëpari kërkon ndërprerjen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës; normlizmin e marrëdhënëive ndështetërore diplomatike, politike, ekonomike, tregtare, ushtarake, kulturore e sportive të SHBA-së dhe Rusisë, sepse do të ndikonte pozitivisht në ringjalljen dhe në riaktivizimin e vlerave juridike, politike dhe demokratike, siç janë mbrojtja e sigurisë dhe e paqes kolektive e sistemit të marrëdhëieve ndërkombëtare.
Samitin e Alaskës, duhet kuptuar si “trenin e fundmë” për shpëtimin e njerëzimit nga vdekja e etheve të përditshme nga kërcënimi i luftës së tretë botërore.
Këtë duhet ta kuptojnë seriozisht dhe realisht kryeliderët e fuqive të mëdha botërore (pavarësisht nga diktati i interesave heterogjne imperialiste, hegjemoniste, militariste, aneksioniste, kolonilaiste dhe proteksioniste) mbase historia e derisotme e praktikës së marrëdhënieve ndërkombëtare ka provuar se nuk mund të ketë eikulibër të qëndrueshëm dhe të ndërsjellë të bashkëpunimit, të sigurisë dhe të paqes në dimensione ndërkombëtare nëse Amerika dhe Rusia qëndrojnë përballë njëra-tjetrës (si shtete antagoniste). Ndaj, si Rusia, ashtu edhe Amerika si fuqi të mëdha botërore, duhet të reflektojnë në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare në mënyrë realiste, konstruktive dhe reciproke së bashku me BE-në dhe me NATO-n. Ndryshe, do të jetë i vështirë “riparimi” ekulibrit të deritashëm të zhbalancuar të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, që nga mbyllja e luftës së ftohtë (1990).
Prandaj, Samiti Trump Putin, duhet të vlerësohet objektivisht dhe urgjentisht jo vetëm nga Amerika dhe Rusia, por edhe nga aleatët e BE-së dhe të NATO-s, si dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Të mos braktiset “Alaska I”
Duke qenë se ky është shansi historik dhe diplomatik që të ringjallet koekzistenca aktive paqësore nga e cila do përfitonte jo vetëm normalizimi i marrëdhënieve mes Amerikës dhe Rusisë, por e gjithë bashkësia ndërkombëtare, duke qenë se do të vinte në shprehje zbatimi i ligjshëm i instrumeneteve juridike ndërkombëtare, siç është para së gjithash zbatimi i dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe parimet e rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
Nga manifesti paqësor “Alaska I” Trump- Putin nuk kanë asnjë arsye, që të frikësohen asnjëra nga shtetet e Evropës Perëndimore, port ta mbështesin atë pa asnjë rezervë, sepse para së gjithhash është në interesin e tyre jetik të bashkëpunimit të gjithanshëm paqësor, ashtu sikurse në periudhat e mëparshme historike pas Luftës së Dytë Botërore (1945-2025).
Sa më sipër, presideenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, duhet të ndihet i lumtur, që presidenti ynë Donald Trump ia bëri të mundur që të takohet me të në samitin e Alaskës për të gjetur gjuhë të përbashkët për normalizimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Amerikës.
Prandaj këtë shans historik paqësor, duhet ta shfrytëzojë presidenti Vladimir Putin, duke e dëgjuar me vëmendje dhe, duke e marrë në konsideratë propozimet e Donald Trump, që me urgjencë të ndërpritet lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ndryshe, zgjatja e konfliktit të armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës, do të vërë në dyshim premtimet diplomatike të Vladimir Putinit ndaj homologut të tij shpëtimtar Donald Trump, i cili me çdo kusht po dëshiron paqe mes Evropës Perëndimore dhe Rusisë së V.Putinit, në mënyrë që sa më par t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".