
Manastiri i Deçanit: Trashëgimi shqiptare e rrëmbyer nga mitologjia serbe?!


Fadil Maloku
Nga Fadil Maloku
Për t’u përgjigjur kësaj dileme, që në të ardhmen mund edhe të bëhet realitet, sepse, shteti serb prej formimit të tij gjithnjë ka përpiluar Projekte nga më të ndryshme në mënyrë që ta (keq)përdor këtë”fakt” si argument fuqizues për të kontestuar si lashtësinë arbërore të shqiptarëve ashtu edhe për ta legalizuar ambicien dhe synimin e vetë si një “tapi” relevante për të legjitimuar sundimin mbi këto troje. Por, meqë nuk jam historian dhe nuk kam aq kohë për t’i kushtuar vëmendje kësaj teme, po bëjë një përpjekje modeste sociologjike për ta kuptuar si qëllimin ashtu edhe intencën e mbijetuar hegjemone serbe. Në anën tjetër, nuk kam hasur ndonjë analizë e tillë shkencore që të jetë shtruar ndonjëherë në shkencat sociale shqiptare.
Fillimisht duhet konstatuar se; Manastiri i Deçanit, i ndërtuar mes viteve 1327–1335 gjatë mbretërimit të Stefan Deçanit, përbën një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë fetare e kulturore të epokës mesjetare. Si i tillë, ky Manastir përherë ishte “mollë”sherri, sidomos me narrativat, se kujt në fakt i takon; serbëve, shqiptarëve apo dy etnive së bashku? Ekzistojnë dy “narrativa” kryesore! Njëra, shqiptare, e heshtur dhe e mbuluar me pluhurin e harresës dhe ajo serbe që mbrohet edhe sot me ngulmë si nga shtet serb, ashtu edhe nga ligjet ndërkombëtare (UNESKO). Sipas, “narratives” serbe, ai është dhe mbetet “djep”i shtetit, kombit dhe ortodoksisë sllave në trojet arbërore(se ende termi shqipta nuk përdorej!). Kurse sipas “narratives” shqiptare, ky objekt që u ngritë me pietet (ngase, toponimi ishte me origjinë antikiteti) vjen nga fjalët shqipe; “Deçan” nga fjala shqipe deç = dele, dhe përherë kishte banorë arbërorë. Kete e dëshmon edhe Arkitekti italian (Françesko de Pirmonte) me famë botërore, ku të njejtin e identifikon si një vlerë (jo vetëm të një etnie apo race!) të përbashkët të ortodoksizmit të hershëm. Sot ky Manastir, në institucionet ndërkombëtare, çka është hendikap i llojit të pa parë, konsiderohet ekskluzivisht pronë dhe monument ortodoksisë serbe!? Ndërkaq, nëse e analizojmë nga “dioptëria” e sociologjisë së njohjes, i njejti përveç tjerash është edhe një trashëgimi, pra, një lloj “zone kufitare” e kujtesës (memory frontier) që meriton me argumente të reja historike të verifikohet, e që dorën në zemër na kanë munguar edhe shkaku i rrebesheve pushtuese. Por, që kujtoj se duhet t’i amputohet edhe “narrativa” e historisë etnike shqiptare. Detyrë kjo e historianëve tanë të rinjë që duhet urgjentisht ta rishkruajnë historinë tonë, jo vetëm ate mesjetare por, edhe këto të rejat.
Tani, ajo çfarë Jam kureshtar ta kuptojë ka të bë bëjë me faktin, se si është e mundur që një monument i verifikuar edhe me “vulën” ndërkombëtare, të mos ketë asnjë “diagnozë të vetme sociologjike, e antropologjike? Sepse, trendi i fuqizimit të “narratives” serbe, ende po vazhdon me ritëm të njejte, në mënyrë që argumentet;demografike (popullësia), territoriale dhe realiteti i ri i krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të minimizohet deri në ekstrem!? Por, cilat janë modelet apo paradigmat që po e “mirëmbajnë” edhe në këte kohë këtë “narracion” që nesër mund t’i shkaktoj kokédhimbje interesave tona shtetërore e kombëtare!?
Modeli i një “Jerusalemi serb ”, në trojet shqiptare;
Sipas kësaj paradigme sociologjike, Manastiri i Deçanit, projektohet, imponohet dhe futet në mënyrë ciklike, si nga; politika, diplomacia, antropologjia, liturgjia e madje edhe nga gjeopolitika, si një monument i shenjët puro serbo-rus.! Shikuar nga kjo perspektivë, çdo qeveri e tanishme dhe e ardhshme e gëzon të drejtën absolute dhe monopolin e theksuar; moral, etnik e fetar për ta vazhduar forcuar narrativën e “trashëgimisë së rrezikuar” mbi këte objekt! Pra, edhe té drejten etnike (që mund të kontestohet lehtësisht me një “briske kirurgu” sociologjik, i cili do ta vërtetonte se përveç etnisë serbe egzistonte edhe ajo arbënore dhe etnive tjera… në këte periudhë që serbët ia kanë imponuar jo vetë audiencës shkencore rajonale, por, edhe asaj ndërkombëtare!? Cilat janë pasojat e kësaj paradigme; betonimi i bindjes se ky monument e trashëgimi fetare e kulturore u takon ekskluzivisht serbëve dhe se ata për ta mbrojtur këtë të drejte legjitime, duhet ta gëzojnë një “ombrellë” mbrojtëse juridike të ngjashme me “zonat e mbrojtura” që në një të ardhme të mund të fitojë edhe elemente të një entiteti të posaqëm quazi-shtetëror! Ata që rezonojnë me këte logjikë, kuptojnë se; nuk është i rastësishëm as Asociacioni, e as superdiskriminimi i pa parë ndokund pozitiv i një pakice me 3%!?
Modeli i një “Getoizimit të ri fetar”;
I cili me vazhdimin e thelllimit përçarjes dhe mosdurimit etnik, opsion ky që gjitha qeveritë serbe prej mbarimit të luftës e kanë ndjekur me përpikëri milimetrike, mund apo veç ka arritur të krijojë përshtypjen te Brukseli dhe Uashingroni për një natyrë multietnike, e multireligjioze në Kosovë. Absurdi i absurdeve!? Në mënyrë që në fazat e ardhshme me një Asociacion (që mjerisht është nënshkruar më 2013/2015) dhe me një “tapi” të re rreth Manastirit, që pashtu mjerisht u nënshkrua nga Qeveria Kurti, mund të krijohet një tamponë zonë e mbyllur, ku kontrolli real i cilës do aeveri kosovare do reduktohej në minimum. Për të mos thënë edhe fare!Hipotetikisht, çfarë mund të prodhoj” për pasojë kjo paradigmë; Një “territor të ngrirë” e identik me rastin e Transnistrisë apo Nagorno-Karabakun. Ky skenar, që jam shumë i bindur, kurrën e kurrës nuk do ia shuante ambicien e gjeneratave të reja serbe, për një rikthim triumfal në “Jerusalemin serb” apo “djepin e ortodoksise” sllave në Kosovë.
Modeli i “riinstrumentalizimit gjeopolitik”;
Nuk duhet harruar asnjëherë që Serbia, anipse kanë kaluar 26 vite nga çlirimi i Kosovës nga zgjedha e ortodoksisë serbe, ende në Preambullë të Kushtetutes së saj figuron Kosova si “pjesë integrale”(!?), e tërësisë së Republikës”!? Dhe tani, nëse, Rusia ashtu siç bëri në rastin e Ukrainës, fillon ta përdorë rolin dhe autoritetin e fuqishëm të Kishes, për ta ndërtuar një “pikë referimi”, pra, për ta rikthyer ndikimin e saj në Ballkan, shumë lehtë në një mengjes mund të kërkojë një status të veçantë për Manastirin e Decanit të tipit të një ambasade unike territoriale fetare!? Çfarë reperkusionesh do mund të prodhoj një insistim apo kërkesë absurde e Moskës, për Kosovën? Pasojat, as që mund të imagjinohen! Ngase, një kërkesë e me siguri edhe insistim i re gjeopolitik që në transaksionet e ardhshme, asesi s’përjashtohet, ky monument e trashëgimi që ka edhe mbrojtje të UNESKO-s, do shndërohej me lehtësi, ashtu sikurse Asociacioni në një “kalë aktiv Troje” që definitivisht do e varroste si shtetësinë e Kosovës dhe raportet e çelnikosura me Ameriken e botën perëndimore, ashtu edhe bashkimin kombëtar. Kështu që politikanët shqiptar andej e këndej kufiri, duhet të jenë shumë vigjilent dhe të kujdeshem, e të mos shkojnë me “duar në xhepa”, në bisedime të kota…, në rast se debatohet për këte tematikë tejet të ndieshme e serioze në fazat afagjata.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".