
Lexoni edhe:
Avni Dehari si kryesues i seancës konstituive ka tejkaluar kompetencat e tij
Shkruan: ANALISTI-Zef Prenka
Ndërhyrja e Kushtetueses është një sinjal i fortë se në Kuvend ka pasur tendencë për të manipuluar procedurat demokratike. Nuk është detyrë e saj që të zgjidhë pengesa të natyrës politike, por kur shkelja e Kushtetutës bëhet aq flagrante, ajo detyrohet të ndërhyjë. Në këtë rast, Kushtetuesja e vendosi një vijë të kuqe: seanca duhet të vazhdojë nga pika 3, Vetëvendosje duhet të propozojë kandidatin dhe zgjedhja duhet të bëhet përmes votimit të hapur, jo të fshehtë.
Avni Dehari si kryesues i seancës konstituive ka tejkaluar kompetencat e tijLexoni edhe:
-Megjithatë, kjo situatë nxjerr në pah një tjetër problem: pushteti politik duket se po teston kufijtë e institucioneve. Kur Kuvendi abuzon, kur kryesuesi zvarritet dhe kur Gjykata Kushtetuese detyrohet të rikthejë rendin kushtetues, atëherë krijohet perceptimi se gjykatat po shfrytëzohen si mekanizëm korrektues për lojërat politike, gjë që rrezikon të dëmtojë pavarësinë e tyre në afat të gjatë.
Nëse Vetëvendosje, si grupi më i madh parlamentar, dështon të propozojë një kandidat që gjen mbështetje, Kuvendi rrezikon të mbetet i bllokuar. Kushtetuta jep afate të qarta: zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve duhet të bëhet brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit. Nëse ky afat dështon, atëherë ngërçi i stisur politikisht kthehet në një krizë kushtetuese reale, e cila mund të çojë vendin në zgjedhje të reja.
Ky nuk është thjesht rezultat i mungesës së konsensusit, por një strategji politike e qëllimshme për ta zvarritur procesin dhe për të testuar sa larg mund të shtyhen institucionet. Për qytetarët, kjo do të përkthehej në një cikël të pafund zgjedhjesh dhe krizash, ku energjia politike shpenzohet në luftë procedurale, jo në qeverisje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".