Kjo mungesë e vullnetit politik është dëshmi se prijësit politik e kanë në mendje qeverisjen për interesin e vet

Kjo mungesë e vullnetit politik është dëshmi se prijësit politik e kanë në mendje qeverisjen për interesin e vet
Kjo mungesë e vullnetit politik është dëshmi se prijësit politik e kanë në mendje qeverisjen për interesin e vet

Xhevat Meha

  • 26 August 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Për të krijuar Kuvendin e Ri nuk do të ishte punë e vështirë sikur të kishte vullnet politik nga grupet politike. Nuk ka vullnet politik për të krijuar Kuvendin e Ri, sepse pas kësaj vjen në rend dite krijimi i qeverisë, e këtu është problemi. Grupi politik më i madh nga votimet e fundit nuk i ka numrat që i duhen, por edhe partitë ish-opozitare nuk po kanë vullnet politik që të qeverisin bashkërisht.

 

-Secili grupim politik po është i ngurruar që të ndajë qeverisjen me dikë tjetër. Me rezultatin e votimeve të fundit, është e pamundur që të krijohet qeveri e re pa ndarjen e pushtetit me të tjerët.

Në bindjen time, ky ngurrim vjen nga mungesa e vullnetit politik për të ndarë qeverisjen me dikë tjetër. Kjo mungesë e vullnetit politik është dëshmi se prijësit politik të këtyre partive politike nuk e kanë në mendje qeverisjen për interesin më të mirë të qytetarëve, por në mendje kanë qeverisjen për interesin e vet, fillimisht personal e pastaj interesin e grupimit politik. Prijësit politik të mëparshëm ishin të njëjtë, kishin interesin personal e grupor dhe jo interesin e qytetarëve.

Dallimi është se të mëparshmit kishin një besim që shërbente si konsensus, që cilido që ka qeverisjen ndjek interesat personale e grupore, mirëpo nuk cenohet nga grupimi tjetër politik që mbetej në opozitë. Prijësit e tanishëm politik besojnë se mbetja jashtë qeverisjes është cenim dhe rrezikim nga grupimet tjera politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".