
FJALA DEMOKRACI MË E DHUNUARA PAS SHEMBJËS SË KOMUNIZMIT NË EVROPË


Prof. dr. Hakif Bajrami
Shkruan Akademik Hakif Bajrami
Ky fenomen më detyroi të mendoi shumë se çka ka ndryshuar në favor të njeriut lirë dhe aktiv pas shembjës së Murit Berlinit, pas shembjës së komunizmit nepër Evropë, si ideologji dhe sistem i dhunës fizike dhe mendore. E vërteta, nga shembja, njeriu i lirë dhe aktiv ka pritur shumë se do të fitoi shoqëria ligjore, por shumë çka ka mbetur me të vjetrën, sidomos në vendet ekonomikisht të pazhvilluara. Prndaj nha një hulumtim i gjërë kemi nxierr këtë konkluzë se:Fjala demokraci është shprehja më e përfolur dhe shumëfish më e dhunuar, se sa çdo fjalë tjetër pas shembjës së totalitarizimit (komunizmit) në vendet komuniste të Evropës, sidomos.
Sot shumë drejtues shtetesh që janë në harmoni edhe me interesin e popullit, quhët qeveri demokratike. Ato në rend të parë u kanë shpallur luftë fqinjëve të vet, për të mbetur në pushtet edhe për një kohë. Rasti i Rusisë kundër Ukrainës dhe rasti i Izraelit kundër Palëstinës (Hamsit), ku në rastin e parë (V. Putini) dhe në rastin e dytë (Beniamin Natanjahu), që të dy të akuzuar nga drejtësia e Evropës për terrorizëm, nuk kanë shenja se do të pushojnë së luftuari për deri sa ta shohin se e kanë të sigurtë fronin. E vërteta të dy vendet janë fuqi nukleare.
Edhe në Ballkan në anën tjetër, Serbia si ish shoqëri komuniste- nazifashiste po dëshmohet se është para një lufte qyetare. Kurse qeveria e saj e ka plot gojën demokraci, edhe pse rrugët e qyteteve po përgjakën gati për çdo ditë si të hasmuar, popylli në një anë dhe aparati shtetëror në anën tjetër.
Në rrethanat e lartëcekura, gjatë 25 vjetëve të shekullit XXI, fjala demokraci dhe shprehja totalitarizëm, në politikë po shënojnë domethënje speciale, por për fat të mirë ato kanë domethënje dhe dallohën për kah përmbajtja dhe forma e funksionit. Kështu si janë krijuar rrethanat, krojohet bindja se edhe shekulli XXI do të kalojë me luftëra lokale, sepse shembja e redit ri botëror, dhe fillimi i epokës së Demokracisë liberale tani për tani nuk premtojnë shumë se njeriu i lirë më në fund do ta fitojë historinë.
I afrohemi kalimthi situatës në shtetin më të ri në Evropë-Kosovë
Në Kosovë më 10 qershor 1999 ngjau çlirimi i dyfishit. Me një anë Kosova u çlirua nga okupimi shekullor serbian, kurse në anën tjetër pothuej se përfundoi njëmendësia politike, e cila në emër të demokracisë ishte ngritur në fetish. Ai fetish sikur luftohej prej çdo kujtë në dy kahje, pa e zbuluar adresën e vërtetë, qoftë ajo, që pati marrur emrin ilegale. Por, kur u legalizua po thuej se çdo gjë, me një anë filloi të luftohej Lufta Antifashiste Nacioanlçlirimtare më 1941-1944, kurse në anën tjetër, lufta ishte në dy litar: luftohej çdo struktrë e luftës (UÇK-ës), dhe e kundërta. Objektivisht duhej të fitonte realiteti vendimtar se: çdo gjë si kopsht çlirimi vinte nga UÇK. Por fenomeni se në të njejtën kohë filloi të duket fushata për ta defaktorizuar luftën e UÇK-ës, krahut paqesor i doli jo vetëm si ndihmës, por edhe si forcë legale e neookupatorit, duke akuzuar luftën e drejtë shqiptare për: “vrasjet që nuk dihej se kush i ka kryer”. Po shtrohej pyetja: çfar paqeje mund të ëndrrohej në kushte të aparthejdit e që ishte plasuar tërë popullsia shqiptare më 1989-1999. Dhe, kur kjo pyetje shtrohej,para disa forumeve madje shkencore, përgjegja ishte: “Po, na ka çliriar NATO”!. Pra çdo gjë pranohej por vetëm pala e luftës mos të gjejë primat në “vatanin” e përgjakur. Madje, krahu pacifist pati shkuar aq larg sa që edhe për kohën e rëbërisë thellë thonin se kemi pasë “demokraci”, sepse kemi “pasë” shumë parti, që shprehshin lirëshëm për çdo javë me komunikata fatamorgana, pa menduar fare se ku ishin regjistruar dhe ku i merrnin lejet për brifingje para mjeteve të informimit.
Në rrethana të këtilla pati filluar dukja e parë e “kapitalistëve”, të cilën u promovuan nga grabitja e diersës popullore. Në realitet, kishim të bënim me një aristokraci që kishte para, por nuk kishte kapital, sepse ai nuk çarkullonte dot. Dhe për t` u dukur se kemi të bëjmë me “kapitalizëm” jo vetëm në shoqërinë shqiptare pati filluar të dominojë sistemi bankar i fajdeve, të cilat për një kohë fare të limituar e hangrën substancën e vet të vlerës. E vërteta, në Shqipëri, fajdexhinjët e sollën shoqërinë deri në agoni më 1997.E kjo gjenjde, për synimet imperialsite serbe ishte një sukses, sepse “nëse Shqipëria digjet, si u dogj”, atëherë në Kosovë synohej të vihën në funksion programet: 1. “Toka e djegur”; 2. “Koridoret përplasëse” dhe 3. “Patkoi”. Programi i parë, kishte për qëllim vënjën e popullsisë shqiptare në largim nga shtëpitë e veta. Programi i dytë, kishte për qëllim që popullsia shqipare të koncngrohet në kampe përqëndrimi. Programi i tretë kishte për çëllim asgjasimin e UÇK-ës. Të tri programet, okupatori i zbatoi në praktikë. Prandaj, interveni i i NATO-s, po thuej se këto tri programime i shkatrroi nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999, për t` ia lëshuar vendin ish okupatori pushtetin UNMIK-ut, i cili vinte në emër të KS OKB-ës përmes Rrezolutës 1244.
Edhe të huajtë në Kosovë në funksion të defaktorizimit të luftës çlirimtare
Menjëherë pas çlirimit pushteti i UNMIK-ut filloi për ta realizuar kërkesën e demobilizimit të UÇK-ës, realitet ai që ndodhi “solemnisht” në stadiumin e Prishtinës, me moton se: “dy ushtri nuk lejohet të funksionojnë në një territor”. Për këtë realitet, pacifistët filluan t` i ferkojnë duartë dhe t` i shprehin akuzat e para: “Dikush na ka vrarë dhe po na vret pas shpine”. Kjo akuzë u shpërnda si vetima, dhe ish okuatori filloi për të krijuar pozicione për agjenturat e tij të mbetura në teren me detyra speciale terroriste. Dhe të hutuar nga e kaluara e afërt, shumë kush pati filluar të bsojë se vërtetë: “shqiptarët e hasmuar po vritën në mes veti”!
Në këto rrethana sherbimet e huaja heshtinin, ndërsa ato të Kosovës, “pa adresë” as nuk kishin die e as nuk posedonin forcë për t` i dalur zot situatës, sepse çdo gjë ishte nën kontroll të Komesarit të huaj.Po shtrohej pyetja ku mbeti fjala demokraci dhe çlirim.
Ku jemi sot?
Sot në Republikën e Kosovës janë përqëndruar në Parlament tri tabore. Mesi dëshmon se ka pushtet, dy skajet po mbiellin intriga, kurse populli po korr akull dhe pasiguri. E vërteta, tërë ky realitet, kur për gjashtë muaj nuk ka mundësi për t` u konstituar një kryesi kuvendi, totalitarisht po shtrohet pyetja a dijmë për të krijuar shtet, apo jemi kah ia plotësojmë profecinë nga viti 1913, Vlladan Gjorgjeviqit dhe Nikolla Pashiqit se: “Shqiptarët nuk dijnë të krijojnë shtet”!Së kënejmi shtrohet pyetja, për kend janë kah punojnë partitë politike në Kosovë sot? Përgjegja është fare e thjesht. Patritë politike sot e kanë siellë shtetin e Kosovës buzë varrit. E kjo akuzë duhët thënë me keqardhje publikisht, sepse dikush në emër të demokracisë, po e luan lojën e robërisë. Me vetëdie apo pa te, populli masovikisht, po flet. Pra, edhe një fakt se “demokracia” po keqpërdorët.
Më 1 IX 2025