
Lexoni edhe:
Qarri: Ka ardhur koha që të bëhet shtetëzimi zyrtar i UÇK-së si ushtri e popullit
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Këto ditë doli në shesh bashkëpunimi në mes të z. Dimal Basha me njëfarë akademike Arsovska në shkrime kundër UÇK-së. Çfarëdo bashkëpunimi i cilitdo individ me këdo që punon kundër interesave të qytetarëve tanë, dëmton interesin qytetar.
Qarri: Ka ardhur koha që të bëhet shtetëzimi zyrtar i UÇK-së si ushtri e popullitLexoni edhe:
-Nuk mundet dikush që edhe të gjendet në këto situata, edhe të përfaqësojë interesin e qytetarëve. Nuk ka "e po kështu, e po ashtu". Kjo është rregull. Ky rregull duhet të shërbejë si normë shoqërore për të gjithë ne.
Dimal Basha kërkoi falje se ka qenë neglizhent. Shumë mirë dhe në rregull kjo! Po, a duhet që kërkimfalja të shoqërohet me dorëheqje ose me largim? Dorëheqja është çështje e moralit dhe karakterit të individit. Ai vendos vetë. Nëse nuk jep dorëheqje, do të duhej të largohej me detyrim, qoftë nga partia prej nga vjen, qoftë nga vetë Kuvendi.
Është një rrethanë që e bën të paarsyeshëm largimin me detyrim, dhe kjo është gjendja politike në të cilën jemi tani. Jemi në gjendje të rendit kushtetues të përmbysur dhe në përpjekje për rikthim të rendit kushtetues. Procedurat për largim me detyrim do ta vështirësojnë edhe më tepër përpjekjen për rikthim të rendit kushtetues.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".