Ngjallu president i pavdekshëm dr.Ibrahim Rugova dhe rikthejë lidhjet me miken tonë SHBA

Ngjallu president i pavdekshëm dr.Ibrahim Rugova dhe rikthejë lidhjet me miken tonë SHBA
  • 13 September 2025 - 08:36

Nga Gjon Keka

Pezullimi i dialogut strategjik me SHBA është jo vetëm një tregues i qartë se pushtetarët e sotëm po i prejnë fijet e miqësisë dhe aleancës historike e strategjike të lidhura fuqishëm me miken e shpëtimtaren tonë. Është për t'ia vënë gishtin kokës disa që sot janë në pushtet që jo vetëm se po e dëmtojnë Kosovën dhe e kanë ndalë rrotën e saj të ecën drejt zhvillimit dhe integrimit në institucionet e familjes euroatlantike ,por edhe e kanë futë vendin në udhëkryq.

Si është e mundur që pushtetarët e sotëm të arrijnë në këtë pikë ta lënë Kosovën si shtet pa një mike e shpëtimtare sikur është SHBA.

Vetë pezullimi i dialogut strategjik ,por edhe më parë pakënaqësit e SHBA me udhëheqjen e tanishme të Kosovës të udhëhequr nga Kurti tregojnë mjaftueshëm se Kosova nuk i ka lidhjet e forta sikur i kishte me Presidentin historik dr.Ibrahim Rugova dhe më pas deri pas ardhjes në pushtet të pushtetarëve të sotëm.

Është tepër e rëndë kur dëgjon se si SHBA për shkak të politikave qeverisëse të gabuara të pushtetarëve të sotëm të pezulloj dialogun strategjik. A ka kush t'i këshilloj apo t'ia hap sytë pushtetarëve të sotëm se mospërputhja me politikat amerikane do të thotë përputhje me politikat me armiqtë historik të kombit tonë.

është koha që Kosova t'i kthehet rrugës së presidentit historik dhe vizionarit dr,Ibrahim Rugova dhe t'i lidhë sërish fijet ku i kanë këputur pushtetarët e sotëm të papërgjegjshëm ,sepse një Kosovë e vogël e pafuqishme dhe e panjohur nga të gjitha vendet e botës dhe ato europiane nuk mund të qëndrojë e as të forcojë shtetësinë dhe arrijë njohjet dhe integrimin në Bashkimin Europian ,anëtarësimin në NATO ogranizata tjera pa mbështetjen e mikes dhe aleatit historik e strategjik SHBA-së.

Shpresoj se do të reflektojnë pushtetarët e sotëm dhe ta kuptojnë një gjë se pa SHBA kotë mundohen të tregojnë se gjoja po punojnë për Kosovën dhe të ardhmen e saj, sepse Kosova dhe SHBA ishin deri sëfundi krah për krah njëra me tjetrën, pra ishin të lidhura me fije miqësie e historike që e mbajtën të fuqishëm këtë lidhje.

Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova e dinte se pa SHBA Kosova mbetet e pafuqishme dhe e rrezikuar deri edhe në vetëshkatërrim ,prandaj e quajti lidhjen dhe miqësinë me SHBA si speciale dhe të thellë sepse ai e kuptontë rëndësiën e kësja miësi dhe raportet me këtë aleat të rëndëishëm të botës demokratike ,pra me këtë superfuqi.

Prandaj nuk kam tjetër fjalë për tani pas këtij lajmi jo të mirë pë atdheun tim(Dardaninë tonë) pos të thërras kështu ; ngjallu president i pavdekshëm dr.Ibrahim Rugova dhe rikthejë lidhjet e fuqishme me miken tonë SHBA sepse dojnë me na prish lidhjet që u krijuan në perudha të vështira historike për kombin tonë dhe që kanë qëndruar të forta,por që ka një kohë që pushteetarët e sotëm nuk po e kuptojnë ,apo nuk duan ta kuptojën se sa e rëndëishme për shtetin e Kosovës është lidhja e fortë dhe pashkëputur me miken SHBA.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".