
Lexoni edhe:
‘Kosova Sot Online' dallohet për vërtetësinë e informacionit që i jep publikut
Shkruan: ANALISTI-Refik Hasani
Para 27 viteve të historisë së gazetës së përditëshme “KOSOVA SOT”, filllimin e botimit e konsideroj si kulmin e suksesit, sepse Kosova ishte në luftë të pabarabartë, filloi të botohet një gazetë për ta informuar popullin e Kosovës, por edhe gjithë opinionin ndërkombëtarë për realitetin që po ndodhte në Kosovë. Gazeta filloi të botohet në kohën më të vështirë që ishte duke kaluar Kosova, në një robërim të thellë, kur mungonte informimi i shkruar, shumë me rëndësi. Pas vendimit që të botohet si gazetë e përditëshme, është edhe ideja që kjo gazetë të emërtohet "Kosova Sot".
‘Kosova Sot Online' dallohet për vërtetësinë e informacionit që i jep publikutLexoni edhe:
-Moment shumë i domethënjës është edhe botimin i kalendarit të parë si gazetë, por edhe si rrethanë që është viti i parë që Kosova ishte në gjendje lufte. Gazeta "Kosova Sot’’, kupton realitetin që Kosova në atë kohë ishte në luftë për çlirimin definitiv nga pushtuesi shekullorë. Kjo gazetë duke e shkruar, njoftuar, pasqyruar me objektivitet si e paanshme afirmon jashtëzakonisht Çështjen Kosovës, që bën një ndihmë të madhe në procesin për të nesërmen dhe hap perspektiva për të drejtën për Liri, Pavarësi. Kjo gazetë ka ndikuar në zhvillimin e mendimit të lirë dhe informimit të pavarur në vend, duke mbetur gjithmonë një zë i fuqishëm i fjalës së lirë dhe gazetarisë investigative.
Më të veçantë dhe të pazëvendësueshme në peizazhin mediatik shqiptar, krahasuar me mediat e tjera, gazeta “KOSOVA SOT”, e bën, sepse u bë burim i rëndësishëm i lajmeve jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por dhe për mbarë shqiptarët anembanë botës.Vazhdon të mbulon një gamë të gjerë tematikash. Posedon një Redaksi dhe një ekip të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh, që po vazhdojn të ruajn etikën gazetareske, dhe një standard të lartë në nivel Evropian të profesionalizmit, duke ofruar informata të sakta, të paanshme dhe me thellësi hulumtimi. Po ashtu më të veçanët që e ka shquar këtë gazetë është qasja e saj ndaj gazetarisë hulumtuese, ku shpesh ka denoncuar korrupsionin, keqmenaxhimin dhe çështjet që kanë shqetësuar opinionin publik. Kjo qasje ka kontribuar në krijimin e një hapësire për debat dhe reflektim shoqëror, duke ndihmuar për të formuar opinionin e gjerë publik mbi çështje të rëndësishme kombëtare.
Arritja e gazetës “KOSOVA SOT”, të ruajë standardin e lartë profesional, ishte dhe vazhdon të jetë se duke qenë gjithmonë pranë lexuesve të saj me raportime të paanshme dhe të guximshme, duke mbajtur gjithmonë në fokus misionin e saj për të ofruar lajme të besueshme dhe të shpejta.Si një institucion mediatik, ka krijuar një qëndrueshmëri dhe rëndësi të gazetarisë së lirë dhe të pavarur, ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol kyç në formësimin e peizazhit mediatik dhe kulturor të Kosovës dhe më gjërë të botës shqiptare.
Gazeta “KOSOVA SOT”, vazhdon të jetë shembull për gazetari të paanshme dhe të guximshme për më shumë se një çerek shekulli, vazhdon përkushtimi i saj për të sjellë informata të sakta dhe të paanshme. Shkrimet në afrim të shprehjes së lirë të mendimit kritik dhe analizime e faktime me dëshmi të pavarura, por edhe si opinione, vështrime e editorialet shpesh sjellin këndvështrime të ndryshme, duke e ndihmuar lexuesin shqiptar të krijoj një kuptim më të gjerë dhe më të thellë mbi ngjarjet dhe çështjet politike, sociale etj. Kështu kjo gazetë vazhdon të ofroj një platformë për të ardhmen e gazetarisë cilësore ndër gjitha hapsirat shqiptare, duke përfshi edhe diasporën shqiptare. Në fund theksoj se ka ndikuar në zhvillimin e mendimit të lirë dhe informimit të pavarur në vend.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".