Vjen paralajmërimi: SHBA-të kërkojnë një partneritet të qëndrueshëm që dëgjon dhe punon

Vjen paralajmërimi: SHBA-të kërkojnë një partneritet të qëndrueshëm që dëgjon dhe punon
Vjen paralajmërimi: SHBA-të kërkojnë një partneritet të qëndrueshëm që dëgjon dhe punon

Blerim Burjani

  • 16 September 2025 - 00:59

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

SHBA kërkojnë një partneritet të qëndrueshëm, besnik dhe serioz, që dëgjon dhe punon me interesat e saj të gjera. Pra, duhet bërë përmirësime të dukshme nën ombrellën e miqësisë dhe interesave të përbashkëta. Kosova duhet të ofrojë dëshmi reale se rruga e saj është në përputhje me SHBA-në. Kosova nuk duhet të merret me problemet, por me zgjidhjet. Zgjidhjet duhet të jenë paqësore, efikase dhe afatgjata.

 

-Vetëm kështu SHBA do të besojnë. Kur nuk je në gjendje të ofrosh zgjidhje, por vetëm probleme, kjo mund të nënkuptojë se ose nuk di të zgjidhësh, ose po dëmton me qëllim. Nëse gabimet politike bëhen afatgjata, kjo tregon se ato bëhen me qëllim të keq dhe mund të sjellin pasoja. Në këto kushte, do të presin ndryshime dhe do të ndërmarrin masa, të cilat do të mbeten në fuqi derisa të bëhen ndryshimet dhe përmirësimet e nevojshme.

Kurti ka rënë në provim si student i politikës, megjithatë ai ka qenë student inxhinierie, prandaj duhet të mendohen me kujdes këto çështje, për të mos mbetur pas. Edhe pse Kosova do të ndihmohet ushtarakisht nga SHBA si aleat në Ballkan, SHBA i trajton shqiptarët si një entitet të vetëm kur flitet për sigurinë ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".