
Lexoni edhe:
Vjen paralajmërimi: SHBA-të kërkojnë një partneritet të qëndrueshëm që dëgjon dhe punon
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Këto ditë, Ambasada e SHBA-ve njoftoi se është ndërprerë dialogu strategjik me Kryeministrin në detyrë për një kohë të pacaktuar, për shkak të deklaratave dhe veprimeve të Zotit Kurti. Sa i rëndësishëm është dialogu strategjik me SHBA-në për Kosovën dhe pasojat e ndërprerjes, besoj se tani janë bërë të njohura për qytetarët. Kjo ndërprerje duhet të shihet në një kontekst më të gjerë.
Vjen paralajmërimi: SHBA-të kërkojnë një partneritet të qëndrueshëm që dëgjon dhe punonLexoni edhe:
-Zoti Kurti, në vazhdimësi, ka acaruar marrëdhëniet me SHBA-në, madje edhe kur ka qenë në opozitë. Por prishja e marrëdhënieve ka arritur kulmin kur ai mori detyrën si Kryeministër. Prej kohësh, komunikimet dhe bashkëpunimi janë shumë të kufizuara, dhe tani kemi një ndërprerje të plotë.
Kjo ndërprerje e bashkëpunimit është, në radhë të parë, një shenjë e mosmirënjohjes për ndihmën që SHBA-të i kanë ofruar Kosovës gjatë dekadave të fundit. Në kulturën tonë, kur dikush është mosmirënjohës për ndihmën që ka marrë, quhet "bukë përmbys". Nuk është kultura jonë të jemi "bukë përmbys", kjo është më shumë një praktikë sllave.
Por, ndërprerja e bashkëpunimit nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën dhe të tashmen, ajo ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e Kosovës. Sidomos në këtë kohë të rritjes së rreziqeve, ndërprerja e bashkëpunimit me SHBA-në është një dëm i madh për Kosovën, madje një rrezik për sigurinë e saj. Kosova nuk duhet të lejojë që siguria e saj të vihet në dyshim. Zoti Kurti duhet të largohet nga qeverisja dhe të pamundësohet që të marrë përsëri drejtimin e ekzekutivit apo pozita të tjera të larta shtetërore.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".