Vrasja politike e amerikanit, Charlie Kirk na i përkujton vrasjët që konsiderohen për motive politike në Kosovë

Vrasja politike e amerikanit, Charlie Kirk na i përkujton vrasjët që konsiderohen për motive politike në Kosovë
Vrasja politike e amerikanit, Charlie Kirk na i përkujton vrasjët që konsiderohen për motive politike në Kosovë

Skender Mulliqi

  • 16 September 2025 - 12:18

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Lajmi për vrasjën e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, ishte lajm që tronditi botën demokratike.Kjo vrasje nga zyrtarët e lartë amerikan dhe nga presidenti Donald Trump, u konsiderua se vrasje e karakterit politikë.Sipas informacioneve shumica dërmuese e njerëzve vajtuan vdekjën e pafajshme të drejtorit ekzekutiv të organizatës Turning Point USA, por për fat të keq pat edhe nga ata që u gëzuan hapur kësaj vrasje.Sipas hetimeve vrasjën e shkaktoj një përson më snajperkë nga radhët e së majtës ekstreme, të cilët Kirik i denoncoi me mjeshtrin dhe me agumente në aktivitetet e tij publike .Kjo vrasje të kujton shumë vrasje që konsiderohet se u bënë për motive politike në Kosovën e pas luftës.Vrasja e Kirk dhe të gjitha vrasjet politike sa janë apsurde aq edhe janë të dhembshme.

Është apsurde të vritet dikush më motive politike.Mesazhi makabër i atyre që dëshirojnë vdekjën e dikujt , është mesazh i ftoftë se vrasja e një kundershtari politik është e dëshirueshme!Është një shenjë psikologjike e shkëputjës morale –përjashtimi i tjetrit nga rrethi I tij familjarë, dhe nga rrethi i njerëzimit.Kur jeta njerëzore redukohet në një mjet në një debat politik, kjo është çështje e dehumanizimit të plotë.Kuptimi i ndonjë vrasje zbulon më tej verëbërinë ideologjike, për çka edhe bëhën shumë luftëra në botë. Kjo është e njëjta logjikë që ka justifikuar dhunën më të keqe në histori.Një mburrje e tillë nuk është vetëm një shpërthim personal. Është një simptomë e një sëmundjeje më të thellë në një shoqëri që po humbet aftësinë e saj për empati universale. Ata që gëzohen për vdekjen e një tjetri, pavarësisht se sa ideologjikisht të huaj janë për ta, nuk tregojnë forcë, por dobësi. Historikisht, njerëzit me prirje të tilla janë konsideruar të sëmurë dhe sot mund t'i përshkruajmë ata edhe si përfaqësues të shpirtit të satanizmit - atij që mohon dashurinë, dhembshurinë dhe jetën. Është poashtu një shenjë e retardimit psikologjik të njerëzve , të cilët shkatërrojnë empatinë natyrore njerëzore dhe përpiqen të krijojnë në mendjet e brezave të rinj bindjen se vdekja e një kundërshtari është diçka për të cilën duhet gëzuar.Dhe sapo vdekja e dikujt fillon të justifikohet, kufijtë e njerëzimit pushojnë së ekzistuari.Këta e konfirmojnë tezën, se përsonazhe të caktuara të quditshëm dhe pervers mendorë, nuk i përkasin rrugës së drejtë, por një qmendurie.Do të përmbyll këtë shkrim më një pjesë të deklaratës të presidentit, Donald Trump, pas vrasjës të Kirk.”Ai ishte një patriot që ia kushtoi jetën e tij debatit të hapur dhe vendit që e donte aq shumë-SHBA-ve.Ai luftojë për liri , demokraci, drejtësi dhe për popullin amerikan’.Pas qdo vrasje, e veqmas të tyre politike, njeriu i lutët Zotit, që ato mos të pëseritetën më.Të lutemi edhe kësaj radhe…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".