Lufta Atdhetare kujton se Kosova moderne mbeshtetet në idenititetin kombëtar

Lufta Atdhetare kujton se Kosova moderne mbeshtetet në idenititetin kombëtar
Lufta Atdhetare kujton se Kosova moderne mbeshtetet në idenititetin kombëtar

Skender Mulliqi

  • 23 September 2025 - 15:06

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Sot,ashtu si 25 vjet më parë , njerëzit që ngatërrojnë lëvizjën demokratike dhe arritjët e këtyre qëllimeve po bëjnë gjithqka që munden për të kthyer proceset mbrapa .Disa prej tyre në krye të politikës mund të jenë , por për shumicën shqiptare kjo i takon të kaluarës së hidhur nën komunizmin jugosllav.Ata që ofrojnë konceptet e kaluara politike që janë të këqija pa dyshim , nuk e kan vendin më në politikën bashkohore .

Po i pëngojnë proceset të avansohen , po pengojnë në shtetformim dhe mirëqenje , po pengojnë që Kosova të bëhët pjesë e Evropës së Bashkuar.Në marshimin e tyre politik ata morën gjithqka , kurse popullin e lanë duar thatë.Të demoduarit e politikës në të njejtën kohë po përpiqën të na qojnë në rrugë të gabuar në histori .Për fitoret e tyre , ata na ofrojnë humbjët e shumicës.Po harrojnë së fitorët e tyre janë dritëshkurtëra , të cilat do të mposhtën dhe të refuzohen nga populli.Ne nuk do të pranojmë asnjë kapitulim nese dikush seriozisht e dëshiron këtë.Askush nuk ka mundësi të na ngushtojë fushën e lirisë për të cilën luftuam dhe për të cilën paguam shtrejtë.E gjithë kjo është pjesë e historisë sonë, pjesë e identitetit tonë. Shprehja e patriotizmit dhe patriotizmit shqiptarë është e dyshimtë vetëm për ata që do të na kthenin aty nga ku shpëtuam me vështirësi dhe sakrifica të mëdha, nga Serbia fashiste. Sot, shumica kanë vetëdijën ashtu edhe forcën për t'u thënë njerëzve të tillë se mjaft më me bllokada politike dhe instititucionale të kontrolluara edhe nga faktori ideologjik.Rinia jonë është krenare , e lirë dhe sfiduese , që dinë dhe duan të mbrojnë dinjitetin e nëpërkëmbur nga harambashët e politikës , dhe kushdo qoftë tjetër ai nga jashtë.Populli ynë kurrë nuk do të pranojë ‘’ burgun” në kushte të lirisë dhe të pavarësisë .

Nuk do të harrohet lufta për dinjitet njerëzor dhe liri kombëtare .Mjaftë kemi vuajtuar nën regjimet e huaja autoritare dhe shtypëse të ish-Jugosllavise dhe të Serbisë.Pasojat e okupimit afatgjatë nën serbosllavi ishin tragjike , dhe që nuk harrohen kurrë nga shqiptarët.I njejti antishqptarizëm i terroristit serb, Aleksander Vuqiq, po tenton të rikthehet më luftë, e që nuk do tia dalë më kurrë.Sikur kanë harruar njerëzit e politikës aktuale të gjitha këto vuajtje .Sprovat e reja politike jo parimore , nga strukturat e burokratizuara dhe të korruptuara politike , nuk i duhen Kosovës dhe shqiptarëve.Kosovës i duhet zhvillimi , prosperiteti, shteti ligjor dhe demokratik i sistemit shumë partiak pluralist, të cilin edhe e kemi përqafuar.Fitorja e idesë së drejtë për shtetin e dytë shqiptarëve në Ballkan, është konfirmuar edhe nga GJND-ja si e drejtë që nuk bie ndesh më ligjet ndërkombëtare, si dhe Kushtetuta e vendit, që bazohen ndër të tjera në refuzimin e të gjitha regjimeve okupatore, si dhe në refuzimin në kushte të paqës të çfardo regjimi të formës totalitare .Lufta Atdhetare kujton se Kosova moderne mbeshtetet në idenititetin kombëtar, lirinë dhe pavarësinë ,dhe mos ndikimin e të gjitha ideologjive kriminale…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".