Mulliqi: Në sistemin shumpartiak nuk ka kush që nuk mund të zëvëndësohet?

Mulliqi: Në sistemin shumpartiak nuk ka kush që nuk mund të zëvëndësohet?
Mulliqi: Në sistemin shumpartiak nuk ka kush që nuk mund të zëvëndësohet?

Skender Mulliqi

  • 26 September 2025 - 11:06

Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi

Partitë politike të pas luftës prodhuan shumë negativitete shoqërore dhe politike .Ato u shëndrruan më shumë në parti familjare, te ilakave dhe të militantëve.U punësuan njerëz që në një mënyrë ose tjetër ndikuan në formën e shoqërisë tonë të cilën e kemi sot.As qytetarët nuk mund të përjashtohen nga përgjëgjesia , pse nuk e kemi gjendjen e mirë politike dhe institucionale edhe pas 25 viteve të pas luftës.Ne si qytetarë po marrim pjesë në një farë mënyre në gjithqka që na ndodhë, dhe nuk janë vetëm politikanët aktorë të kësaj krize politike .

Dhe, kjo është arsye pse kur thëmi obskurantizëm , nuk nënkuptojmë vetëm politikanët , por të gjithë strukturën shoqërore , si qytetarë ashtu edhe organizitat joqeveritare , mediet etj. Madje mos reagimi qytetarë ndaj keqbërsve të politikës , na ka bërë kontribues që të kemi një mjedis më shumë negativitete .Kjo vlenë më shumë për periudhën 20 vjeqare të qeverisjës më vendin . Kemi pasur dhe kemi alternativa për tu mbeshtetur qytetarët, por që nuk u bë në shumicën e rasteve nga njerëzit e politikës . Në sistemin shumpartiak pluralist dhe në demokracinë liberale , nuk ka kush që nuk mund të zëvëndësohet?Shumë çka funkcionojë sipas logjikës autoritare të shekullit të kaluar.Nuk mund të flasim shumë së patem një zhvillim të një shoqërie demokratike .Garda e vjetër e politikanëve siq e preferoj shpesh në shkrime, nuk e paten moralin e duhur politikë për të qeverisur më mirë më Kosovën e tranzicionit.Format e politikave që u përdoren , paten manifestime jo objective të realpolitikës.Politika dhe etika e përjashtuan njera -tjetrën dhe ky ishte defect shumë i madh .

Te jemi të sinqertë e të thëmi se në politikë edhe nese ka moral , është një moral i rremë , hipokrit , domëthënë një moral që në fakt synon të prodhojnë diqka që mund ta quajmë opsesion i masave të gjera të popullit , opsesion i qytetarve që nuk duhet të legjitimojnë ato politika që janë treguar të dobëta .Politikanët janë aty që të interesohen për interesat e përgjithshme të qytetarëve?Janë zgjedhur dhe janë ulur në poste të larta pushtetare që të kujdesen për funksionimin e mirë të të gjitha sistemeve .Nuk mund të themi se skenës tonë politike i mungojnë politikanet e përgjegjshëm , por ata po ndeshën më politikanë dhe politika të vjetra të dalë tashmë boje . Që të kemi suksese në projeksion të zhvillimit të shoqërisë, nevoitet arsim cilësor që nuk e kemi dhe programim të kuadrove .Këto janë segmente që duhet investuar nese mendojmë që ti bashkohemi më vlera qytetërimit të shekullit të njëzet e një.Ne jemi bërë një shoqëri plot përçarje dhe urrejtje. A ka ndonjë kurë për ne si shoqëri shtrohet pyetja?Sigurishtë se ekzistion një mundësi e tillë , më kusht që të gjithë të rreshtohemi kah e mbara…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".