
Lexoni edhe:
Nga SHBA pati mesazhe shprese se Kosova do ta gëzojë edhe më tej mbështetjen amerikane
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Me shtrirjen e rendit e të ligjit në veri, si në çdo cep të Kosovës si dhe qetësia e stabiliteti i qëndrueshëm, i vendosur me ndalimin e organizatave terroriste serbe dhe dëbimin e pjesëtarëve të tyre kriminel e terrorist, në Serbi, akt madhor me të cilin realisht janë çliruar nga terrori i Radojçiqit edhe vet banorët serb të veriut dhe sot edhe ata jetojnë plotësisht të liruar nga presionet, barrikadat dhe sulmet e organizuar fizike të kriminelëve serb, përfshi pjesëtarët e kontingjenteve policore dhe ushtarake ndërkombëtare, me qëndrim në Kosovë, që në vijimësi atakoheshin nga bandat kriminale serbe në të gjitha format dhe mënyrat, padyshim të gjithë bashkë duhet ti jenë shumë falënderues Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Nga SHBA pati mesazhe shprese se Kosova do ta gëzojë edhe më tej mbështetjen amerikaneLexoni edhe:
-Prandaj siç sqaroi edhe kryeministri në detyrë z. Albin Kurti në deklarimin e tij publik, vendi nuk do të përballet me vështirësi në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar as me SHBA-të, pasi që, siç dihet, dallimet me SHBA-të i përkasin vetëm aspektit diplomatik të cilat po ‘’stërmadhohen’’ qëllimisht nga opozitarët, i cili madje dha edhe garanci se qeveria i trajton me seriozitet të plotë, deklaratat e qëndrimet e SHBA-ve, dhe se me aleatin më të madh të vendit tonë, dallimet nuk kanë të bëjnë me çështjet jetike, por me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimtarinë e kundërligjshme të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë, që ligji dhe Kushtetuta e vendit tonë nuk e lejon!
Qeveria zbaton vetëm obligimet kushtetuese të institucioneve tona shtetërore, kundër veprimtarisë kriminale e kundërligjore të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, kjo është e vërteta e madhe, të cilën e kuptojnë mjaft mirë edhe qytetarët, siç i kuptojnë dhe janë familjarizuar plotësisht edhe me veprimet kushtetuese të Qeverisë për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e stabilitetit politik në veri të vendit tonë.
Këtë e dëshmon edhe gjendja në veri të vendit, e cila vijon të jetë e qëndrueshme dhe me zhvillime normale, njëjtë si në të gjitha pjesët tjera të Kosovës, gjë që është përjetuar si lehtësi e madhe edhe për vet KFOR-in dhe EULEX-in, të cilëve u garanton veprim të lirshëm e të papenguar në përmbushjen e misionit të tyre, që dikur përballej me veprime të përditshme kundër nga ish bandat, tanimë të shpartalluara kriminale serbe, të cilat për më tepër se dy dekada, vepronin lirshëm dhe e kishin kthyer veriun në oazë të krimit të organizuar, ku sundonin sipas ligjit të xhunglës, në këtë pjesë të pandashme të shtetit të pavarur të Kosovës!
Mënyra e paraqitjes së dallimeve SHBA-Kosovë në çështje operacionale e taktike, si situata më e rëndë e raporteve, nga analist dhe media të caktuara, për shkak të qëndrimeve të vendosura të Qeverisë Kurti ndaj veprimeve anti-Kosovë të Serbisë dhe veprimtarisë së kundërligjshme e kundërkushtetuese të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, përveç demantimit publik nga ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, z.Nenad Rashiq, i cili vjen edhe vet nga minoriteti serb dhe dëshmoi qartësisht se dallimet lidhen, jo me veriun, por me kritikat e Qeverisë në detyrë, ndaj sistemit të drejtësisë, relaksohet edhe më tepër, me zotimet e kryeministrit Kurti se raportet dhe partneriteti i Kosovës me ShBA-të po forcohet në tri shtylla kryesore, si në: diplomaci, zhvillim dhe mbrojtje, veçanërisht me bashkëpunimin e shkëlqyer në sektorin ushtarak dhe blerjen e pajisjeve e të municioneve, heqjen e tarifës 10% ndaj produkteve me origjinë nga ShBA, si dhe avancimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) që nën administratën e re të ShBA-ve, po funksionon edhe më suksesshëm me Republikën e Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".