
Maloku: Presidente e nderuar, Duket se keni humbur rastin për të fituar edhe një mandat!


Fadil Maloku
Nga Fadil Maloku
Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, mori pjesë në një takim të rëndësishëm në OKB. Ajo që e bën shqetësues këtë ngjarje është fakti se ajo aty u duk më shumë si statiste sesa si Presidente!
Ndërkaq, arsyeja kryesore e shqetësimit është se ky takim nuk ishte i organizuar ose i sponsorizuar nga zyrtarët amerikanë, por nga qeveria serbe, konkretisht nga ministri i Jashtëm, Marko Gjuriq!
Pastaj, pjesëmarrja e saj u mundësua nga ftesa e një lobisti të paguar nga qeveria serbe, z. Richard Grenell, i cili de facto dhe de jure nuk përfaqëson SHBA-të në Kombet e Bashkuara dhe as që ushtron ndonjë rol të veçantë zyrtar në OKB!
Andaj, ky takim “famoz” për Serbinë që sot është ka i "del flaka" nga "bllokaderët"(studentët), pa praninë ose përfaqësimin zyrtar të SHBA-ve, ka shumë gjasa të perceptohet nga publiku kosovar si komprometues për imazhin e saj të lakmuar dhe të vlerësuar gjerësisht!
S'fundmi, ky incident mund të ndikojë negativisht në reputacionin tuaj të brendshëm të ndërtuar me vite. Madje, edhe si humbje e mundësive për të forcuar pozicionin tuaj ndërkombëtar dhe ndikimin politik në rajon!
P.S. Më vjen shumë keq që reputacionin tuaj, që ka shkëlqyer deri tani dhe është vlerësuar nga e gjithë Kosova, e keni vendosur me (pa) vetëdije si llotari në "Shtratin e Prokrustit"...
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".