
Lexoni edhe:
SHBA-ja nuk largohet nga Kosova por qëndron si garanci për paqen dhe sigurinë në Ballkan
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Vizitat e udhëheqësve më të lartë të shtetit dhe takimet me personalitetet më të larta shtetërore e politike të SHBA-ve deri te takimi i presidentes Dr. Vjosa Osmani me z. Donald Trump, nga i cili u prit me shumë respekt dhe vërshua me lëvdata të pafund, dëshmon se problemi nuk ka të bëjë me lëkundjen e marrëdhënieve bilaterale SHBA-Kosovë, por te përzierja brutale e njerëzve me qëndrime të dyshimta si Richard Grenell, në çështje të brendshme, udhëheqjen politike dhe vendimet kushtetuese të qeverisë dhe shtetit të Kosovës, duke tentuar ti vijë në ndihmë Serbisë hegjemoniste, për gllabërimin e veriut të vendit tonë dhe ndarjen e ricopëtimin e Kosovës, për paratë e majme që mund ti ketë marrë, apo i janë premtuar se do ti marrë ai nga Serbia, akt me të cilin nuk mund të pajtohet askush, madje as qytetari më inferior i Republikës, përveç shpirtrave të shitur dhe atyre që duan ta bartin mbi supe përjetësisht, vulën e tradhtarit.
-Mbështetja e SHBA-së është me shumë rëndësi madje edhe me rëndësi jetike dhe thelbësore në shumë drejtime për Kosovën, ndërsa çështja më prioritare është dhe mbetet ajo e pranisë ushtarake të Amerikës në Kosovë, andaj ashtu siç shprehet edhe zoti Serwer, nëse vendi ynë dëshiron t’i mbajë, vërtetë amerikanët aty, Kosova duhet t’i forcojë marrëdhëniet me SHBA-të por edhe me aleatë të tjerë, veçanërisht në këtë kohë kur, siç thotë ai SHBA-ja po shpërqendrohet nga prioritetet e tjera globale.
Megjithatë përkundër hipotezave të gjithfarëllojshme që kanë vërshuar nga të gjitha anët, vizitat e fundit mjaft të sukseseshme në SHBA, veçanërisht takimet e larta të të parës së shtetit, presidentes Dr. Vjosa Osmani, dëshmojnë se marrëdhëniet me SHBA-të, vijojnë të mbeten të forta dhe parësore, gjë që e relativizon shumë zhurmën e orkestruar mediale, se kinse Kosova rrezikon mbështetjen amerikane, siç po thuhet për shkak të "keqmenaxhimit" të marrëdhënieve dypalëshe.
Kjo dëshmon se me gjithë fushatën propagandistike jo vetëm presidentja, por as Qeveria në detyrë, nuk ka tentuar asnjëherë që marrëdhëniet me SHBA-të ti relativizojë, duke anuar në forcimin e marrëdhënieve REZERVË me partner të dytë, apo të tretë e të katërt, siç përmendet nga z. Serwer; me Japoninë, Korenë e Jugut, apo Greqinë, të cilave po tu bashkohet edhe India e Kina, sa i takon Kosovës nuk mund ta zëvendësojnë, as ti vijnë afër ndihmës së SHBA-ve për çlirim nga Serbia, realizimin e pavarësisë dhe mbështetjes së vazhdueshme në shtet-ndërtimin e Kosovës, që pa SHBA-të, nuk do të ishte arritur asnjëra.
Për aq më tepër takimet e presidentes por edhe të kryeministrit me personalitetet më të rëndësishme të administratës së shtetit, kongresmen e politikbërës, deri te vet Presidenti i SHBA-ve, dëshmuan se edhe nëse aktualisht në mënyrë të pjesshme SHBA-të kanë zhvendosur fokusin nga Ballkani, prania ushtarake dhe as qëndrimi amerikan nuk kanë ndryshuar për Kosovën.
Kjo është dëshmia më e mirë se diplomacia si dhe vet udhëheqësit kryesor të shtetit të Kosovës, të vetëdijshëm se mbështetja e SHBA-së është thelbësore dhe më e rëndësishmja në shumë drejtime për vendin tonë, duhet të bëjnë çdo gjë të mundshme për forcimin edhe më tepër të marrëdhënieve dhe avancimin sa më të madh që të jetë e mundur, të raporteve bilaterale me Amerikën prania ushtarake e të cilës është e domosdoshme, mbështetja “më e rëndësishme” dhe jetike për Kosovën.
Prandaj duke pasur këto parasysh, nuk mund të pajtohem me deklaratën e z. Serwer, dhënë për rel, se vetëm pse SHBA-të kanë zhvendosur përkohësisht fokusin nga Ballkani, por jo edhe nga vendi ynë, Kosova u dashka të orientohet në opsione për "zëvendësimin" e marrëdhënieve me SHBA-të, si me Japonin, Korenë e Jugut, apo edhe Greqinë, kur dihet mirëfilli se SHBA-të, për Kosovën, në të gjitha pikëpamjet janë të pazëvendësueshme.
Kosova, vetëm krahas forcimit të marrëdhënieve me SHBA-të, mund të zhvillojë marrëdhënie edhe me Japoninë, Korenë e Jugut, apo Greqinë, por jo të mbështetet 100% vetëm në ato shtete, derisa dihet publikisht e edhe vet Japonia, Koreja e Jugut, si dhe Greqia, kanë në vendet e tyre praninë ushtarake të SHBA-ve dhe pa SHBA-të, as ato vet, nuk ndjehen në gjendje, për garantimin e sigurisë kombëtare dhe shtetërore të vendeve të tyre.
Ndryshe ajo që ka shumë rëndësi, është fakti se pavarësisht qëndrimeve të qeverive, të cilat vijnë e shkojnë, qytetarët e Kosovës, janë populli më pro-amerikan në botë, kështu që edhe po deshi kjo, apo ndonjë qeveri tjetër, ti zbehë marrëdhëniet me SHBA-të, populli i Kosovës, nuk do ta lejojë një gjë të tillë, madje do ta dënojë me votë, e në rast nevoja edhe ta rrëzojë nga pushteti, me të gjitha veprimet e nevojshme.
Mbi të gjitha, problemi nuk qëndron te marrëdhëniet bilaterale SHBA-Kosovë, por ka mjaft pakënaqësi, për përzierjen brutale të njerëzve jo-kompetent dhe mjaft të papërshtatshëm si Ritschard Grenell, në çështjet tona të brendshme, udhëheqjen politike dhe vendimet kushtetuese të qeverisë dhe shtetit të Kosovës, duke tentuar ti vijë në ndihmë publikisht, Serbisë hegjemoniste, për gllabërimin e veriut të vendit tonë dhe ndarjen e ri copëtimin e Kosovës, për paratë e majme që mund ti ketë marrë, apo i janë premtuar se do ti marrë ai nga Serbia, akt me të cilin nuk mund të pajtohet as qytetari më inferior i Kosovës, përveç shpirtrave të shitur dhe atyre që duan ta bartin mbi supe përjetësisht, vulën e tradhtarit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".