Dialogu strategjik nuk është kushtëzuar me marrëveshjet por me sjelljet e Albin Kurtit

Dialogu strategjik nuk është kushtëzuar me marrëveshjet por me sjelljet e Albin Kurtit
Dialogu strategjik nuk është kushtëzuar me marrëveshjet por me sjelljet e Albin Kurtit

Blerim Burjani

  • 07 October 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Presioni nuk është i njëjtë për të dy palët. Kosova nuk është e barabartë me Serbinë. Realisht, nuk shtrohet pyetja reciproke, pasi Kosova asnjëherë nuk ka thënë se nuk e njeh Serbinë, ndërsa Serbia ka përmendur gjithmonë se nuk e njeh Kosovën.

 

-Pra, situata është e njëjtë për të dyja palët. Palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet. Siguria mund të zgjidhet si hap, nëse Serbia e njeh Kosovën dhe nuk ka pretendime territoriale ndaj saj.

SHBA-të e dinë saktësisht ku është problemi dhe si mund të zgjidhet, vetëm se pyetja është: A kanë vullnetin për të mbyllur një punë të papërfunduar prej kohësh dhe për të bërë presion që edhe katër shtetet e BE-së ta njohin Kosovën? Dialogu strategjik nuk është kushtëzuar me marrëveshjet, por me sjelljet e Kurtit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".