
Lexoni edhe:
Për fat të keq të qytetarëve të Kosovës, dialogu SHBA-Kosovë është pezulluar pa afat
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Rivendosja ose rikthimi sa më parë i normalitetit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetik për të ardhmen e Kosovës. Serbia e Vuçiçit është duke tentuar që situatën shpërthyese në shtetin e saj ta zhvendosë në shtetet fqinjë, përkatësisht në Bosnjë dhe Kosovë!
Për fat të keq të qytetarëve të Kosovës, dialogu SHBA-Kosovë është pezulluar pa afatLexoni edhe:
-Serbia ka potencial të madh propagandues dhe luftarak për të destabilizuar tërë Ballkanin! Prandaj, Kosova duhet të shpejtojë për të përfituar nga problematika e Serbisë dhe të ecë përpara me normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-të, në mënyrë që të sigurojë mbështetje të gjerë edhe nga faktorët e tjerë ndërkombëtarë. Në të kundërtën, rrezikojmë vazhdimin e sanksioneve të vendosura nga BE-ja dhe largimin e vëmendjes amerikane nga Kosova!
Kjo do të ishte fatale për Kosovën!
Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u arrit midis Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt 2023, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, është e pashmangshme dhe e parinegociueshme.
Sado që Serbia dhe Kosova po mundohen t’i shmangen marrëveshjeve ndërkombëtare, një ditë do të jenë të detyruara, nën presionin e SHBA-ve, t’i zbatojnë ato.
Serbia dhe Kosova, pa humbur kohë, duhet të angazhohen për të bërë përparim të menjëhershëm në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe të dakorduara në Ohër.
Presioni i SHBA-ve ndaj Serbisë dhe Kosovës për njohje reciproke, pa garantuar siguri reale për zbatimin e marrëveshjeve nga të dyja palët, rrezikon të mbetet i pa realizuar në praktikë.
Kërkesa e SHBA-ve për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pa bërë presion të drejtpërdrejtë mbi Serbinë për ta njohur Kosovën, mund të çojë në një konflikt të ri serbo-shqiptar në Ballkan!
Përfshirja e Kosovës në dialogun strategjik me SHBA-në është e kushtëzuar, në radhë të parë, nga përmbushja e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe nga interesa të tjera gjeopolitike të SHBA-ve në rajon.
Ne jemi më të fatshëm që interesat tona janë të lidhura ngushtë me interesat strategjike të SHBA-ve në Ballkan.
Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më të vendosura për arritjen e një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke, për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike të fundit të shekullit të kaluar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".