
Lexoni edhe:
E konstaton analisti: Është mjerim që dialogun Kosovë-Serbi e kanë filluar politikanë të shantazhuar
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Ramja e përqindjes varet nga dy faktorë: Faktori i parë është loja që është bërë tash e tetë muaj me moskonstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, Parlamentit i cili u kompletua vetëm para disa ditësh dhe Qeverisë, ku nuk shihet askund formimi i saj.
-Këto lojëra me besimin e popullit i kanë irrituar një pjesë të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për të mos dalë në zgjedhje dhe për të mos votuar.
Kurse faktori i dytë është mërgimi. Gjatë kësaj periudhe kohore katërvjeçare shumë të rinj dhe të reja kanë migruar në mungesë të një perspektive për të qëndruar në Kosovë. Këta janë dy faktorët kryesorë të cilët kanë ndikuar që të jetë pjesëmarrja më e ulët në zgjedhje. Por përkundër kësaj përqindjeje më të ulët, qytetarët e Kosovës që jetojnë në Kosovë kanë dalë me një përqindje shumë të madhe për të votuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".