E zbulon analisti: Ja i kujt është faji që rreth 60 përqind të qytetarëve të Kosovës nuk kanë dalur të votojnë

Nue Oroshi

  • 25 October 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Në demokraci kryesore është fakti se të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të ju mundësohet që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë. Kurse zgjedhjët janë legjitime me përqindjen që kanë dalur në zgjedhje.

-Kjo është demokracia ajo të jep të drejtën e votimit por nëse ti për një arsye tënden qoftë private qoftë paknaqësi nuk e shfrytëzon atëherë faji është i atyre 60 përqind të qytetarëve që nuk kanë dalur të votojnë. Është e dhimbshme të flitet por duhët të thuhet se gjysma e qytetarve të Kosovës jetojnë jashtë Kosovës dhe ky është fakti kryesor pse përqindja është shumë e ultë e daljes në zgjedhje.

Natyrisht se janë edhe shumë faktor. E njëri ndër faktorët është edhe zhgënjimi me partitë politike që i ka Republika e Kosovës dhe që janë në pushtet tash e 26 vjet pa pasur një vizion të ri politik për ti ndryshuar shumë çështje në aspektin e Qeverisjes dhe për ta dërguar Republikën e Kosovës me hapa shumë më të shpejt në familjen Evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".