Analisti i njohur del me parashikim: Epoka e ndikimit të Albin Kurtit pritet të bie shumë shpejt

Analisti i njohur del me parashikim: Epoka e ndikimit të Albin Kurtit pritet të bie shumë shpejt
Analisti i njohur del me parashikim: Epoka e ndikimit të Albin Kurtit pritet të bie shumë shpejt

Blerim Burjani

  • 28 October 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Dështimi për të votuar Qeverinë Kurti 3 ishte i pritshëm. Kurti po humb gradualisht ndikimin në shtet dhe do të humbasë edhe influencën në politikën kombëtare. Besimi ndaj tij po bie. Kurti nuk u reformua, bëri politikë kryesisht për interesa të tij personale dhe u soll si një politikan “i vetëm”.

 

-Ai as nuk duket i interesuar për qeverisje me kabinetin dhe këshilltarët e tij. Suksesi nuk vjen vetëm nga një person, por nga një grup njerëzish që mbajnë pozita kyçe, si dhe nga aktorë të ndryshëm politikë vendorë dhe ndërkombëtarë. Politika funksionon si një simfoni me një dirigjent të zot, por jo me instrumente të çakorduara. Epoka e ndikimit të Kurtit pritet të bie shumë shpejt. Dështimi ishte i pritshëm; fitoret prej 42% në zgjedhjet e ardhshme mund të bien nën 40%.

Sipas gjasave reale, VV mund të fitojë vetëm rreth 38%. Ai e ka humbur pushtetin lokal dhe asnjëherë nuk e ka pasur plotësisht. Zgjedhjet janë të pashmangshme, prandaj më mirë është që bisedimet të fillojnë sa më shpejt, brenda 10-ditëshit të dytë, midis presidentes dhe partive, për të vendosur që zgjedhjet të mbahen më së voni në janar të vitit 2026.

Nuk ka kohë për të humbur. LDK, sërish, mendon se një qeverisje e përkohshme duhet të vendoset, por të tjerët, as VV, as PDK dhe as AAK, nuk pranojnë të ndajnë përgjegjësitë e qeverisjes me Kurtin.

Kurti është me dyer të mbyllura me të gjitha partitë, intelektualët, akademikët: një njeri kundër të gjithëve, pra figura ose profili i tij politik është inekzistent. VV është një parti aksidentale, ka ardhur në pushtet në mënyrë të tillë dhe po shkon po ashtu, sikur ka ardhur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".