Nëse shkohet në zgjedhje VV do të pësojë rënie por edhe partitë tjera derisa Kosova do të mbetet me një ngërç politik

Nëse shkohet në zgjedhje VV do të pësojë rënie por edhe partitë tjera derisa Kosova do të mbetet me një ngërç politik
Nëse shkohet në zgjedhje VV do të pësojë rënie por edhe partitë tjera derisa Kosova do të mbetet me një ngërç politik

Nue Oroshi

  • 31 October 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Dështimi i formimit të Qeverisë Kurti 3 është fillimi i rënies politike të Vetëvendosjes. Nëse ndonjë këshilltar i dobët mund t’ia ketë propozuar Albin Kurtit këtë strategji se nëse shkohet në zgjedhje VV do të forcohet, atëherë e ka futur në rrugën pa krye apo në rrugën qorre dhe pa shtegdalje.

 

-Politika nuk bëhet asnjëherë me ndoshta ndodh. Kur qerreja fillon me marrë teposhtën, ajo nuk ndalet derisa të bjerë poshtë. Nëse shkohet në zgjedhje, jam i bindur se VV do të pësojë rënie, por a do t’u mjaftojë partive të tjera kjo rënie që njëra nga ato të dalë e para, kjo është një pikëpyetje. Dhe nëse rezultatet e zgjedhjeve tjera mbesin përafërsisht të njëjta me disa përqindje të rënies së VV-së, por rënie do të kenë edhe partitë tjera, atëherë edhe pas zgjedhjeve do të mbetet Kosova me një ngërç politik të njëjtë, por me një vështirësi edhe më të madhe, sepse në atë periudhë kohore nuk do të kemi as president.

Këto lojëra të partive tona politike po e vështirësojnë situatën në Republikën e Kosovës, si tek qytetarët të cilët janë të demoralizuar shumë, po ashtu edhe tek miqtë tanë ndërkombëtarë. Qeverisja e Kosovës do të shkojë mbarë kur nga politika e Republikës së Kosovës do të bien nga skena politike politikanët që i ka krijuar Sorosi. Fatkeqësisht, në krye të shumë partive politike në Kosovë kemi politikanë të tillë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".