Politikanë me politika të vjetra nuk i duhen Kosovës
Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skender Mulliqi
Mohimi i realitetit çon në neurozë të rëndë, dhe ndoshta edhe në psikozë. Njerëzit e ngarkuar me faj për gjendjen jo të mirë politike dhe institucionale , po e qojnë shoqërinë në shpërbërje .Të gjithë atyre që për vite nuk punuan mirë për vendin, nuk ishte dashur t'u jepet një shans i dytë.Ata nuk kan mundësi më për të korrigjuar gabimet e tyre .Ende kemi politikanë që po udhëheqin më logjikën e shekullit të kaluar…
Me shumë gjasa do të kemi zgjedhje të reja nacionale.Dhe, të mendon dhe të komenton kush si të dëshiron situatën e krijuar të krizës politike dhe instutcionale, se zgjedhjet më duket se janë zgjidhja më e mirë.E keqja më e madhe apo më e vogël , lë të zgjedhim!Është shumë e rëndësishme që mos të zgjedhim ata që në një mënyrë apo tjetër po tallën më shtetin dhe më qytetarët.Edhe nese nuk po e mendojnë se po tallën ata e vunë në pëshore të ardhmën e shtetit tonë. Nuk kam ndërmend ti jap leksione askujt .Mendoj së në Kosovë jetojmë mjaftueshem shqiptarë që janë ende të shëndoshë mendërishtë dhe se njerëzit mund të vendosin vertetë se për kë të votojnë.Është mirë që mos të vazhdohet që Kosova të mbeshtet më në interesa , por të mbeshtët në moral dhe ndërgjegje.Kosova e meriton një të ardhme më të ndritur, por më kusht që mos të votohen ata që na prunë në deregje të keqe politike dhe ekonomike .Radha është të zgjedhim njerëz të cilët do të jenë përfaqësues të denjë të popullit .Ata që punuan pa projekte ,na quan në pa përsosmëri politike.Po e keqësojnë gjendjen edhe më shumë në të gjitha drejtimet e saj.Nuk mund të ndryshonë asgjë derisa ndërgjegjja e njerëzve të veprojë.Dhe , natyrishtë që duhet më në fund, të lihen anash “Kohërat e interesave “, që u treguan së janë mallkim për Kosovën.Kemi njerëz më të gjitha predispozitat për të udhëhequr vendin dhe politikën shqiptare në përgjethësi.Pra, të votohet më vetëdije dhe ndërgjegje të lartë kësaj radhe, natyrishte nese shkohet në zgjedhje të reja, apo herdo kur që ndodhin ato.Ata që po shantazhojnë nuk i duhen asgjë Kosovës.Nuk duhet të ruajmë më genjeshtrat dhe gënjeshtarët dhe vazhdimësinë e politikave të tyre .Dhe tjera , kushdo që mbron logjikën komuniste është i ngarkuar me një faj të madh historic, dhe ata njerëz nuk mund të përbushin premitimet e qytetarëve.Në asnjë mënyrë të mos kthehemi në pikën e fillimit, kjo do të ishte shkatrrimtare për të ardhmen tonë .Të ndërpriten torturat e të gjitha llojeve nga pafuqia dhe pa aftësia e të gjithë atyre që nuk punuan mirë. Mohimi i realitetit çon në neurozë të rëndë, dhe ndoshta edhe në psikozë. Njerëzit e ngarkuar me faj për gjendjen jo të mirë politike dhe institucionale , po e qojnë shoqërinë në shpërbërje .Të gjithë atyre që për vite nuk punuan mirë për vendin, nuk ishte dashur t'u jepet një shans i dytë.Ata nuk kan mundësi më për të korrigjuar gabimet e tyre .Ende kemi politikanë që nuk po udhëheqin me politikën e sotme , por më shumë po udhëheqin më politikën e shekullit të kaluar…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
