Janë institucionet e përcaktuara me ligj që bëjnë matjen e punës së Kryetarëve të Komunave

Janë institucionet e përcaktuara me ligj që bëjnë matjen e punës së Kryetarëve të Komunave
Janë institucionet e përcaktuara me ligj që bëjnë matjen e punës së Kryetarëve të Komunave

Xhevat Meha

  • 06 November 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Këto ditë, Kryeministri në detyrë paska deklaruar se nuk do të ndajë buxhet për komunat që nuk dinë të punojnë dhe për ata që vjedhin. Nëse vërtet vepron kështu, kjo do të ishte marrje brutale e kompetencave nga institucionet e tjera. Janë institucionet e përcaktuara me ligj që bëjnë matjen e punës së Kryetarëve të Komunave; janë të përcaktuara edhe kriteret.

 

-Nëse Kryeministri në detyrë do ta merrte pushtetin, do të duhej të miratonte ligj të ri për t’i bartur këto kompetenca te Kryeministri. Kjo do të binte ndesh me ndarjen dhe kontrollin e pushteteve.

Po ashtu, se kush është hajdut e ka vjedhur, e përcaktojnë institucionet e përcaktuara me ligj. Nëse Kryeministri në detyrë merr eventualisht pushtetin, do të duhej të miratonte ligj për të bartur këto kompetenca te Kryeministria. Edhe kjo do ta shkelte ndarjen e pushteteve.

Këto deklarata në kohë fushate i shoh siç thotë një fjalë popullore: “Me u kap për kashtlave.”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".