Në zgjedhjet lokale nuk ka humbës klasik pasi në nivel shteti është barazuar fitorja

Në zgjedhjet lokale nuk ka humbës klasik pasi në nivel shteti është barazuar fitorja

-Blerim Burjani

  • 11 November 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Sa i përket raundit të dytë të balotazhit në zgjedhjet lokale të Kosovës, nuk ka humbës klasik. LDK ka humbur Obiliqin, VV ka fituar 3 komuna tjera, gjithsej 7.

 

-Në nivel shteti pothuajse është barazuar fitorja. Vlen të thuhet se dështimi më i madh i VV është në Prishtinë; ka fituar disa komuna të vogla. Tash ka një ekuilibër të çerraresh në mes të partive të mëdha në Kosovë.

Dalja ka rënë, për shkak se partitë nuk kanë punuar shumë për interesin qytetar. Është një zhgënjim, po ka fragmentim qeverisës. Kjo mund të ndodhë edhe në të ardhmen, që as në nivelin qendror të ketë pushtet të fragmentuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".