
Lexoni edhe:
Fituesit e këtyre zgjedhjeve nuk janë partitë politike, por ish-kryetarët e mëparshëm
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Te dielën e kaluar u mbajtën votimet e balotazhit për 18 komuna. Në votimet komunale, një pjesë e votuesve votojnë në bazë të besimit që kanë te kandidati, dhe një pjesë votojnë fillimisht bazuar në besimin te partia politike e pastaj te kandidati brenda partisë. Ende dominojnë votuesit që votojnë bazuar në partinë politike.
Fituesit e këtyre zgjedhjeve nuk janë partitë politike, por ish-kryetarët e mëparshëm
Lexoni edhe:
-Mirëpo pjesa tjetër ka peshë të madhe dhe në shumicën e rasteve bën dallimin. Fatkeqësisht, ka ende shumë komuna ku dominon votimi bazuar në partinë politike.
Në lidhje me atë se kush i fitoi votimet, realisht nuk ka ndonjë parti fituese. Pavarësisht kësaj, tre prijësit e partive më të mëdha i shpallën partitë e tyre fituese. Pse bëhet kjo? Të gjitha partitë politike në Kosovë funksionojnë sipas modelit “prijësi para, kopa pas”. Ky model politik është model rus. Prijësit politikë i shpallin partitë e tyre fituese si ushqim për kopenë, për ta dhjamosur, ua lyejnë trurin me tlyn. Pastaj lehtë hipin mbi kopenë për të vazhduar rrugëtimin e vet politik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".