O bashkim, o kapitullim nën Serbi dhe Rusi

O bashkim, o  kapitullim nën Serbi dhe Rusi
O bashkim, o  kapitullim nën Serbi dhe Rusi

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 17 November 2025 - 07:50

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

O bashkim, o  kapitullim nën Serbi dhe Rusi .Kjo është “bota serbe”, që pretendon rusifikimin e Shqipërisë Etnike

Pra, JO luftë për pushtet me “biletë në xhep” drejt Beogradit të Aleksandër Vuçiqit dhe Moskës së Vladimir Putinit, të cilët mezi  po  presin ngritjen e flamurit të përbashkët sllav-kremtimin e “botës serbe” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë pas përmbysjes së pushtetit popullor demokratik dhe paqësor të Vjosa Osmanit (president), të Albin Kurtit (kryeministër) dhe të Glauk Konjufcës (kryeparlamentar).

 

Për të mos ndodhur një fatalitet i tillë politik, kombëtar dhe shtetëror, opozita urgjentisht, duhet t’i bashkohet Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës, në mënyrë që ta shpëtojnë Kosovën e pavarur dhe sovrane nga aleanca e hekurt serbo-ruse, e cila, tanimë e ka sonduar terrenin politiko-propagandistik subversiv në Kosovë, duke “lobuar” për përmbysjen e qeverisë së Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit.  Këtë projekt politik dhe propagandistik serbo-rus për një luftë re në Kosovë, Moska dhe Beogradi e mbështesin gjithjë duke llogaritur në aksionet subversive të agjenturave dhe mercenarëve të tyre (me qindra e mijëra” të hedhur në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë Veriore, në Mal të Zi dhe në Bosnjë e Hercegovinë etj.), si dhe në “neutrralitein” dhe në “heshtjen” e qeverisë së Shqipërisë së Edi Ramës. Mirëpo, pavarësisht nga traktativat dhe nga bashkëpunimi  i ngushtë e miqësor me Tiranën zyrtare, kësaj radhe miku i tyre Edi Rama, politikën dhe diplomacinë e Tiranës, do ta fokusojë në Prishtinë (jo në Beograd e as në Moskë) për mbrojtjen e interesit të përbashkët kombëtar, shtetëror dhe ndërkombëtar të Shqipërisë Etnike, jo të Serbisë e as të Rusisë, që fshehurazi dhe haptazi po përgatitën për ta gllabëruar shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, tanimë (2008-2025) të njohur ndërkombëtarisht nga më se 120 shtete të Kombeve të Bashkuara.

 

 

AMANETI I SAMI  FRASHËRIT DHE I NËNËS SHQIPTARE, EDHE NGA VARRI PO NA THËRRET: “BASHKONI TROJET TONA ETNIKE SHQIPTARE” !

 

-Ndaj, thoni Jo luftës për pushtet; thoni JO përçarjes, copëtimit, egoizmit, bajraktarizmit, nepotizmit, karrrierizmit të sëmurë mëhallor, partiak, latifundist, provincial, kolltukofagist dhe llafollogjist primitivë të kohës së “hyrrjetit” dhe të “Vidovdanit”  të kolonialistëve serbomëdhenj, të cilët përmes gënjeshtrave dhe trilleve të lashta mitologjike, duke përdorur edhe car Llazarin dhe Gazimestanin e Slobodan Milosheviqit po luftojnë për ta djegur Kosovën shqiptare. Këtë e thotë, edhe Platforma e re serbo-ruse, e ashtuquajtur “BOTA SERBE” !

 

Ndaj, thirreni mendjes, bashkohuni sa më parë në një front unik gjithëshqiptar nëse  doni të shpëtoni nga  kolera shfarosëse “SRPSKI SVET”, që po iu troket në derë, e mjerisht nuk po e shihni atë, por   vetëm kryeministrin shqiptar, Albin  “cërnogorin” ?!

 

- Kush përdorë këso ofendime, jo vetëm ndaj kryeministrit më të shquar të Kosovës, Albin Kurti, por edhe ndaj cilitdo lider politik në Kosovë a në Shqipëri, ai duhet ndëshkuar me ligj dhe me Kushtetutë, sepse kryeministri Albin Kurti është shqiptar, edhe me etni, edhe me kombësi, edhe me shtetësi, edhe me histori, edhe me kulturë e traditë kombëtare, edhe me burrëri, edhe me besë, edhe me virtyte, edhe me trimëri, edhe me mençuri, edhe me sjellje, edhe me dinjitet, edhe me dituri, edhe me rracë…etj.  

 

-Turp u qoftë të gjithë atyre, që Albin Kurtin PATRIOTIN-SHQIPTARIN MËNDJENDRITUR , të mjerët mendjendryshkur të “Viktor Ygos” dhe “derbederët” e Fan S.Nolit e quajnë “cërnagor” !?

 

-VETËM PSE PO LUFTON PËR TA MBROJTUR KOSOVËN NGA SERBIA KOLONIALISTE DHE GJENOCIDALE!

 

-VETËM PSE PO LUFTON PëR MBROJTJEN E Të DREJTAVE DHE LIRIVE Të SHQIPTARëVE BRENDA SHQIPËRISË ETNIKE NË BALLKAN!

 

-VETËM PSE PO LUFTON PËR ZBATIMIN E SË DREJTËS SË VETËVENDOSJES SË SHQIPTARËVE NË BALLKAN, QË DO TË THOTË-SHKOLONIZIMIN E KOMBIT SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE!

 

 Të rrimë shtrembër, dhe të flasim drejt si Adem Jashari, si Hasan Prishtina, si Azem Bejta, si Isa Boletini, si Ismail Qemali, si Idriz Seferi, si LUigj Gurakuqi…etj., se ALBIN KURTI është i qartë, i çiltër si kristali (edhe si njeri, edhe si lider politik), nuk synon as përçarje e as zhbashkim, por do pajtim dhe bashkim të mbarë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, ashtu sikurse SAMI FRASHËRI DUKE BESUAR në “ PERËNDINË, në të DREJTËN, në KOMBIN, në GJUHËN, në SHQIPËRINË dhe në SHQIPTARINË.” ( S. Frashëri:, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo bëhet? Prishtinë, 2013, botim i katërt,, f.111).

 

Ndaj, t’i bashkohemi këtij vizioni strategjik progresiv afatgjatë  të SAMI FRASHËRIT dhe të ALBIN KURTIT për bashkimin, për zhvillimin dhe për lulëzimin e gjithë kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan.

 

Ndaj, Albin, Vjosa, Glauk, Edi Rama, Bajram Begaj, Elisa Spiropali etj…, ta çojmë përpara, AMANETIN E PAVDEKSHËM të RILINDËSIT TONË, SAMI FRASHËRI :

 

“ Ja ëllimi ynë! Ja puna jonë  e shënjtuar! Ja besa jonë! Gjithë ata që kanë këtë qëllim, janë vëllezërit tanë ! Në mes të shqiptarëvet të vërtetë s’ka nonjë ndarje! Nonjë  çarje! Nonjë ndryshim! Janë tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim, një besë.” (Sami Frashëri, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo bëhet?,Prishtinë, 2013 (botim i katërt), f.111.).

 

 Sa më sipër, për bashkim kombëtar dhe për bashkimin e Shqipërisë Etnike, s’duhet  as të ëndërrojmë për një tragjedi shumëshekullore për përçarjen “divide et imepra”, ashtu siç na kanë copëtuar që nga periudha historike  e Perandorisë Romake, e, edhe sot shekulli XXI, në froma të ndryshme të politikës  sunduese po zbatohet një “formilë” e tillë e ricopëtimit të  kombit shqiptar  dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan, vetëm për t’i mbajur nën sundimin e egër kolonial sllav, edhe pse  “kolonnializmi” është vepër penale ndërkombëtare, e dënueshme edhe sipas Kartës së Kombeve të Bashuara dhe parimeve e normave të së drejtës ndërkombëtare (1945-2025).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".