
Lexoni edhe:
Burjani: Rozeta Hajdari duhet të ketë prova që vërtetojnë pafajësinë e saj
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Në disa shtete të Evropës, votimi i qytetarëve është i detyrueshëm. Mosvotimi penalizohet dhe konsiderohet një veprim meritor. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, e pyetën Gjeneralin De Gaulle cilët janë armiqtë e Francës. Përgjigja ishte mirë e menduar. Në mesin e pesë kategorive të qytetarëve armiq, ai përfshiu edhe indiferentët. Megjithatë, Kushtetuta e Kosovës nuk përmban penalizimin e indiferentëve, pra të qytetarëve që nuk votojnë.
Burjani: Rozeta Hajdari duhet të ketë prova që vërtetojnë pafajësinë e saj
Lexoni edhe:
-Mosdalja në votime ka rënë, jo vetëm në rundin e dytë krahasuar me rundin e parë të balotazhit, por edhe në zgjedhjet qendrore parlamentare të shkurtit 2025. Mosbesimi i qytetarëve të Kosovës ndaj partive politike është vënë re në mënyrë të dukshme. Arsyet e kësaj rënieje kanë rrënjët e tyre që nga çlirimi i vendit nga NATO. Komandantët pa ushtarë të LPK-së, alias të PAN-it, dëshironin pushtetin pa hyrë fare në zgjedhjet demokratike, sepse nuk kishin besim tek vota e popullit.
Arsyet themelore ishin "bemat" kriminale të disa komandantëve, të cilët, të instrukturuar nga Sigurimsat e kriminelit Enver Hoxha, ekzekutuan ushtarët e FARK-ut, bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova, korrespondentët e luftës dhe veprimtarët e hershëm të LPK-së. Sipas tyre, "Pushteti merret me grykën e pushkës". Por, armiqtë, sipas tyre, ishin kundërshtarët politikë brenda shqiptarëve. Pas luftës, listës emërore për ekzekutim iu shtuan edhe dëshmitarët e mundshëm të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë.
Humbja e kuptimit të procesit zgjedhor dhe relativizimi i zgjedhjeve, rrjedhimisht, mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve, respektivisht bllokimi i votimit për organet kuvendore, duke përfshirë kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, ishin arsye shtesë të anashkalimit, deri në mosdalje në zgjedhje. LVV, duke u nisur nga parimi se "komandantët" e kriminalizuar të PAN-it nuk duhet të kthehen në pushtet, sepse i humbën zgjedhjet dhe nuk bënë reformën e domosdoshme në partitë e tyre, duke i pastruar ato nga kriminelët faktikë, qëndroi në këtë pozicion. Opozita u bashkua jashtëligjshëm pas humbjes së zgjedhjeve, për ta bllokuar Kuvendin dhe Qeverinë Kurti, pavarësisht dëmit që po i bëhet Kosovës. Ajo vazhdon të kërkojë jashtëligjshëm dorëzimin e pushtetit, të humbur në zgjedhjet demokratike, një akt i çoroditur dhe idiotesk në jetën plurale të vendit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".